Zhvillohet në Fakultetin e Edukimit Konferenca e dytë Ndërkombëtare.

Fakulteti i Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka zhvilluar Konferencën e dytë Ndërkombëtare me tëmë “ Edukim për Qytetari Demikratike në Shekullin e Ri”. Pjesmarrës në këtë konferencë kanë qenë mbi 100 kërkues shkencorë, të cilët me artikujt e tyre në fusha të ndryshme, kanë dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm për konferencën por edhe për temën e gjerë të edukimit demokratik. Ajo që është vënë re ndërkohë, ka qenë edhe pjesmarrja e madhe ndërkombëtare, ku përveç studiuesve të vendeve të rajonit ka pasur edhe prezantime nga studiues italianë apo gjermanë. 

Në ceremoninë e hapjes së kësaj Konference Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit Prof.Dr. Vilson Kuri, ka falenderuar të pranishmit për pjesmarrjen e tyre, duke theksuar faktin se konferenca të tilla janë terreni më i mirë i shkëmbimit të ideve dhe pikëpamjeve mes vetë studiuesve.

Ndërkohë Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Liman Varoshi e ka vënë theksin tek kërkimi shkencor si një vlerë e domosdoshme ku duhet të investojë fuqishëm arsimit i lartë shqiptar. Varoshi ka deklaruar se në këtë kontekst rritja e punës kërkimore-shkencore në Universitetit e Elbasanit është vendosur në qendër të politikave të tij, për ta bërë këtë Universitet ndër të prestigjozët jo vetëm në Shqipëri, por  në mbarë rajonin. 

Konferencën e ka përshëndetur edhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, Prefekti Arben Kamami, Nënkryetari i Komisionit të arsimit dhe medias në Parlament Alfred Peza, të cilët kanë theksuar rëndësinë e evenimenteve të tilla dhe kanë përshëndetur inisiativat e ndërrmarra në këtë drejtin nga Universiteti i Elbasanit.

Ndërkohë Konferencën e ka përshëndetur edhe përfaqsuesja e marrëdhënieve me publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Valerie O’Brien, e cila e ka vënë theksin tek ndihma që SHBA, kanë dhënë në fushën e edukimit demokratik në mbarë Shqipërinë gjatë gjithë këtyre viteve.

Konferenca ka vazhduar më pas me prezantimin artikujve shkencorë të pjesmarrëve të saj. 

 

Invitation to EDCNC 2014 Conference _ Elbasan University, Albania

Dear Colleague,

The Faculty of Education Sciences, University of Elbasan "Aleksander Xhuvani" and its partners kindly invite you to take part in the multi-disciplinary International Conference on “Education for Democratic Citizenship in the New Century” that will be held on 5-6 December 2014, in Elbasan, Albania.

Publication: All accepted papers will be published in the Conference Proceedings, or the Scientific Journal of Elbasan University, or the Scientific Journal with impact factor of Athena Verlag. View on: www.athena-verlag.de

Read more...

Njoftime

Ketu mund te ndiqni ne vazhdimesi njoftime te ndryshme.

Aktivitete te Departamentit te Edukimit Fizik dhe Sporteve

Veprimtari shkencore ne kuadrin e bashkëpunimit të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar me Departamentin te Edukimit Fizik dhe Sporteve me pjesmarrjen e Presidentit të KOKSH z. Viron Bezhani, Sekretari I përgjithshëm z. Stavri Bello dhe Presidentes dhe Sekretarit të pergjithshëm të Shoqatave të Komiteteve Olimpike Europiane Dita Akademike organizuar nga Departamenti I Edukimit Fizik dhe Sporteve pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit prill 2014. Referues Prof. As. Dr. Agron Cuka “Karakteristikat Bashkëkohore të mësuesit të Edukimit Fizik”

 

Aktivitete shkencore të organizuara nga FSHE dhe Departamenti i Shkencave Sociale

Departamenti i Metodologjive të Mësimdhënies organizoi në nëntor të vitit 2012 një konferencë ndërkombëtare me temë” Zhvillimi i Arsimit dhe i Edukimit në shek.XXI”. Pedagogë të Fakultetit të Shkencave të Edukimit( edhe të Departamentit të Shkencave Sociale) si dhe mjaft bashkëpunëtorë të jashtëm morën pjesë në këtë konferencë duke prezantuar artikujt e tyre shkencor. 

 Në 23 dhjetor të 2013 u organizuar nga   Departamenti i Shkencave Sociale dhe Departamenti i Psikologjise  Konferenca  ndërkombëtare me temë “  Sfidat aktuale dhe  e ardhmja për Punën Sociale dhe Shërbimin Psikologjik si profesione në tregun e punës  në Shqipëri” .Synimi kësaj konference ishte të krijonte  një forum ku profesionistë, studiues, politikbërës të shkëmbejnë rezultate të eksperiencës së tyre gjatë përpjekjeve për zhvillimin e punës sociale dhe të psikologut në aspekte të profesionit dhe fushave të punësimit, edukimit dhe sfidave profesionale të punonjësve psikolog e socialë, normave rregulluese të profesionit dhe situatës specifike në Shqipëri. Pedagogë të shkencave sociale dhe të psikologjisë u bënë pjesë e kësaj konference si në organizim dhe në tematika të trajtuara nga ata. 

 Në kuadrin e veprimtarive të përvitshme “Ditët Akademike”, Departamenti i Shkencave Sociale organizoi në 24 prill 2014 me Prof. Dr. Edmond Dragotin ,  leksionin e hapur me temë: “Ligji i statusit te Punonjesit Social. Dispozitat e pergjithshme, Objektivat dhe qellimi i ligjit, fusha e ushtrimit te profesioneve” me studentë të degës Punonjës Social sistemit bachelor dh Master. Interesimi i tyre ishte mjaft i madh sepse behej fjale per një ligj të ri I cili lidhej direct me të ardhmen e profesionit të tyre. Kjo u vu re edhe nga pyetjet e ndryshme të bëra prej tyre në këtë drejtim.