Ditët akademike në Departamentin e Shkencave Sociale

Më datë 7 maj 2015, në sallën 209 të Fakultetit të Skencave të Edukimit, Departamenti i Shkencave Sociale, nën drejtimin e përgjegjësit të këtij departamenti, prof. dr. Adrian Papajani, pedagogen Denisa Ballhysa dhe studentët e Masterit Shkencor në Shërbime Sociale, organizuan një seminar të hapur në të cilin prezantuan ministudimin e kryer nga vetë studentët e vitit të dytë, të cilët realizuan plotësimin e 700 pyetësorëve të ndarë në 3 tematika:

1.Kush janë studentët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit
2.Kënaqësia e ndjekjes se leksioneve në nivelin e dytë të studimeve (master) 
3.Të qënit studente femra ne Fakultetin e Shkencave të Edukimit-vështirësitë dhe anët pozitive
Studentët pezantuan gjetjet nga përpunimi i pyetësorëve duke sjellë përfundime dhe rekomandime të ndryshme nën optikën e informimit, përmirësimit dhe ndryshimit. 
Pjesëmarrës në leksionin e hapur ishin lektorë dhe studentë të ndryshëm të Fakultetit të Shkencave të Edukimit.

Ditë të hapura/Open day

Në kuadër të aktiviteteve tona promovuese u realizua prezantimi i Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, veçanërisht Fakultetit të Shkencave të Edukimit, në disa shkolla te mesme të vendit tonë. Përmes këtyre takimeve, maturantët u njohën me format e organizimit të studimeve, metodat e mësimit, modelin e studimeve, planet dhe programet studimore dhe kushtet për regjistrim në fakultete dhe programet studimore që ofron Fakulteti i Shkencave të Edukimit. Takimet u zhvilluan në shkollat e mesme të përgjithshme të qytetit të Elbasanit: “Ahmet Dakli”, “Mahir Domi”, “Kostandin Kristoforidhi”, “Dhaskal Todri” si dhe në shkollat e mesme në Berat, Kuçovë, Kavajë, në Durrës, Lushnjë, në Skrapar, Berat, Fier dhe Pogradec.

Veprimtari të organizuara nga Departamenti i Metodologjive të Mësimdhënies në kuadër të Ditëve të hapura dhe Ditëve akademike.

I. Ditët akademike
Në kuadër të Ditëve akademike, Departamenti i Metodologjive të Mësimdhenies  realizoi  disa aktivitete në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Edukimit:

1.Më datë 30.04.2015 referim shkencor nga Dr. Alma Muharremi  me temë “Impakti i digjitalizimit të sistemit arsimor parauniversitar në mësimdhënie e të nxënë. Detyrat e fakulteteve të mësuesisë.“

Tema e referatit ishte me shumë interes, sepse aktualisht MAS sapo ka prezantuar projektin për digjitalizimin e shkollave shqiptare nëpërmjet integrimit të teknologjisë në arsimin e mesëm. Qëllimi i këtij referati shkencor ishte të argumentonte se digjitalizimi i shkollave shqiptare nëpërmjet integrimit të teknologjisë në arsimin e mesëm duhet të ndikojë në metodologjinë e mësimdhënies duke e bërë atë ndërvepruese; si dhe të tregojë se transformimi në metodologjinë e mësimdhënies duhet të ndikojë në pedagogjinë e mësimdhënies. Ligjërata u mbështet në këto katër shtylla, që ishin pyetjet kërkimore:

Lexo më shumë

Zhvillohet në Fakultetin e Edukimit Konferenca e dytë Ndërkombëtare.

Fakulteti i Shkencave të Edukimit, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ka zhvilluar Konferencën e dytë Ndërkombëtare me tëmë “ Edukim për Qytetari Demikratike në Shekullin e Ri”. Pjesmarrës në këtë konferencë kanë qenë mbi 100 kërkues shkencorë, të cilët me artikujt e tyre në fusha të ndryshme, kanë dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm për konferencën por edhe për temën e gjerë të edukimit demokratik. Ajo që është vënë re ndërkohë, ka qenë edhe pjesmarrja e madhe ndërkombëtare, ku përveç studiuesve të vendeve të rajonit ka pasur edhe prezantime nga studiues italianë apo gjermanë. 

Në ceremoninë e hapjes së kësaj Konference Dekani i Fakultetit të Shkencave të Edukimit Prof.Dr. Vilson Kuri, ka falenderuar të pranishmit për pjesmarrjen e tyre, duke theksuar faktin se konferenca të tilla janë terreni më i mirë i shkëmbimit të ideve dhe pikëpamjeve mes vetë studiuesve.

Ndërkohë Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Liman Varoshi e ka vënë theksin tek kërkimi shkencor si një vlerë e domosdoshme ku duhet të investojë fuqishëm arsimit i lartë shqiptar. Varoshi ka deklaruar se në këtë kontekst rritja e punës kërkimore-shkencore në Universitetit e Elbasanit është vendosur në qendër të politikave të tij, për ta bërë këtë Universitet ndër të prestigjozët jo vetëm në Shqipëri, por  në mbarë rajonin. 

Konferencën e ka përshëndetur edhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit Nora Malaj, kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini, Prefekti Arben Kamami, Nënkryetari i Komisionit të arsimit dhe medias në Parlament Alfred Peza, të cilët kanë theksuar rëndësinë e evenimenteve të tilla dhe kanë përshëndetur inisiativat e ndërrmarra në këtë drejtin nga Universiteti i Elbasanit.

Ndërkohë Konferencën e ka përshëndetur edhe përfaqsuesja e marrëdhënieve me publikun në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Valerie O’Brien, e cila e ka vënë theksin tek ndihma që SHBA, kanë dhënë në fushën e edukimit demokratik në mbarë Shqipërinë gjatë gjithë këtyre viteve.

Konferenca ka vazhduar më pas me prezantimin artikujve shkencorë të pjesmarrëve të saj. 

 

Invitation to EDCNC 2014 Conference _ Elbasan University, Albania

Dear Colleague,

The Faculty of Education Sciences, University of Elbasan "Aleksander Xhuvani" and its partners kindly invite you to take part in the multi-disciplinary International Conference on “Education for Democratic Citizenship in the New Century” that will be held on 5-6 December 2014, in Elbasan, Albania.

Publication: All accepted papers will be published in the Conference Proceedings, or the Scientific Journal of Elbasan University, or the Scientific Journal with impact factor of Athena Verlag. View on: www.athena-verlag.de

Read more...