Regjistrohuni për tu informuar mbi aktivitetet më të fundit

NJOFTIM SHPALLJE KONKURSI DEPARTAMENTI I FIZIKES

Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Universitetin “A. Xhuvani” Elbasan, për nevojat e tij  në Departamentin Fizikë për vitin akademik 2015-2016, shpall konkurs për 1 (një) personel akademik me kohë të plotë   

Kriteret për konkurim janë:

 

  1. Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në shkenca fizike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS
  2. Të jetë diplomuar në fushën e shkencave Informatike me notë mesatare mbi 8.5.
  3. Të këtë përfunduar studimet Master (ekuivalente me të) në profilin Fizikë me notë mesatare mbi 8.5
  4. Te këtë përvojë mësimdhënie e angazhuar në kërkimin shkencor
  5. Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse (grada, titulli është përparësi)
  6. Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.
  7. Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

 

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë  11.11.2015  këto dokumente:

 

1.      Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)

2.      C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi

3.      Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)

4.      Provime pasuniversitare mikroteza etj

5.      Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)

6.      Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.      Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.      Dëshmi penaliteti/ vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore

9.      Raport mjeko-ligjor

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën www.uniel.edu.al/njoftim

 

 

Mesazhi i Rektorit të Universitetit Prof.Dr. Skënder Topi.

Prof.Dr. Skënder Topi

Mirësevini në faqen zyrtare të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit.  Universiteti i Elbasanit është i nderuar të jetë vazhdues i traditës së shkëlqyer që krijoi në Shqipëri, e para shkollë e formimit të mësuesve, Normales së njohur,  e hapur në vitin 1909. Gjatë gjithë historisë së tij deri në ditët e sotme, Universiteti ynë, është rritur dhe zhvilluar dhe bashkë me të janë rritur dhe kanë dhënë kontributin e tyre, me qindra dhe mijëra pedagogë e studentë, emra të njohur në fushën e shkencës, kërkimit, punës dhe kontributit shoqëror brenda dhe jashtë vendit. 

Aktualisht Universiteti ynë është një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në Shqipëri. Pranë 5 fakulteteve tona, ne ofrojmë një larmishmëri të gjerë të dhjetra programeve të studimit, të cilat plotësojnë nevojat e tregut të punës. Synimi ynë është rritja e mëtejshme e cilësisë së mësimdhënies, kërkimit shkencor, përshtatja e vazhdueshme e kurikulës me kërkesat e kohës.   Bashkëpunimi me Universitetet brenda dhe jashtë vendit, në funksion të shkëmbimit të eksperiencave, mobilitetit të studentëve dhe pedagogëve, është dhe do të jetë në fokus të punës sonë të përbashkët. 

Pranë Universiteti të Elbasanit, ju do të gjeni infrastrukturë moderne, kurikula të integruara dhe akredituara sipas kartës së Bolonjës, literaturë bashkohore përfshirë librarinë dixhitale, staf të kualifikuar brenda dhe jashtë vendit. 

Por ju do të gjeni dhe një qytet mikëpritës dhe me traditë, që njihet si qendër e kulturës dhe arsimit mbarëkombëtar.  

Përpjekjet tona do të jetë të vazhdueshme, me qëllim që Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit, të kthehet në një qendër të fuqishme të zhvillimit të arsimit të lartë, jo vetëm në hapësirën Shqiptare por edhe atë rajonale dhe me gjerë. 

 

Prof.Dr. Skënder Topi

Rektor i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan

 

Zv. Rektori i UE Prof.Asc.Dr. Peçi Naqellari

Profesor i asociuar doktor Peçi Naqellari mbaroi studimet universitare në vitin 1983, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës. Kualifikimi shkencor është kryer po në Universitetin e Tiranës për mbrojtjen e gradës “Doktor i shkencave” dhe për marrjen e titullit “Profesor i asociuar”. Prej vitit 1986 vijon punën si pedagog dhe specialist i florës dhe bimësisë në Departamentin e Biologjisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti “A. Xhuvani” Elbasan. Ka përvojën e tij të punës kërkimore, akademike, por edhe si drejtues dhe i zgjedhur prej disa vitesh si Përgjegjës i Departamentit, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Anëtar i Senatit Akademik, Anëtar i Këshillit të Fakultetit, pjesëmarrës në komisione dhe këshilla të strukturave akademike dhe shkencore. Njohës i gjuhës angleze dhe ruse. Veprimtaria kërkimore dhe shkencore pasqyrohet në disa drejtime e punime brenda dhe jashtë vendit si monografi, tekste universitare, titullar, hartues programesh lëndore, artikuj dhe studime shkencore, oponenca, referime dhe kumtesa, udhëheqës i temave shkencore, anëtar i jurive shkencore, pjesëmarrje në projekte shkencore për edukimin, florën dhe mjedisin.

Shkarkoni Cv e plote.

DETYRAT E DREJTORISË SË STANDARDEVE DHE KURRIKULAVE

 

Drejtoria e Standardeve dhe e Kurrikulave përbëhet nga dy punonjës specialistë që kanë eksperiencë pune mësimore shkencore në shkollën e lartë. Drejtoria e Standardeve dhe e Kurrikulave, nën drejtimin e Zëvendësrektorit, ndjek të gjitha problemet e fushës akademike e shkencore në Universitetin e Elbasanit, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, urdhrat e udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit, me statutin e Universitetit të Elbasanit, vendimet e senatit dhe urdhrat, vendimet e udhëzimet e Rektorit. Ajo, në lidhje të ngushtë me fakultetet, ndjek detyrat si më poshtë:

1. Punon për hartimin e paraqitjen e planeve të reja mësimore ose të ndryshimeve në planet ekzistuese duke u kujdesur për ruajtjen e kritereve të përcaktuara dhe përgatitjen e dokumentacionit, sipas rregullave, për miratim. Për çdo rast propozimi për përmirësim të planeve mësimore apo për krijimin e planeve të reja (programe studimi, kurse e profile të reja, etj.), kryen studimin e nevojshëm të nivelit akademik dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë Ekonomike, të  anës financiare.

2. Zbatimin në praktikë të planeve e programeve mësimore të miratuara si dhe realizimin e ngarkesës mësimore nga ana e personelit akademik sipas normave.

3. Harton grafikun vjetor të procesit mësimor dhe ja paraqet drejtuesve të institucionit për shqyrtim e miratim.

4. Ndjek problemet e cilësisë në Universitetin e Elbasanit si dhe procedurat e përhershme të vlerësimit të saj, në nivel institucional dhe atë programor.

5. Ndjek problemet e përpunimit të sistemit të pikëve të kreditit për të gjitha diplomat që lëshon Universiteti i Elbasanit dhe përpunon dokumentacionin e nevojshëm të ekuivalentimit të diplomave në rang universiteti.

6. Ndjek e kontrollon ecurinë e procesit mësimor në përputhjen e tij me planet e programet, në disiplinën e zbatimit të tyre, rregullin e korrektesën e zhvillimit të proceseve të mësimit, praktikave, provimeve si dhe mbajtjes së dokumentacionit përkatës të këtyre proceseve, në lidhje të ngushtë me sekretaritë mësimore.

7. Ndjek e kontrollon ecurinë e procesit  të regjistrimit të studentëve të të gjitha llojeve të kuotave të miratuara.

8. Ndjek procedurat e ndërrimit të sistemit të studimeve dhe të transferimeve ndëruniversitare.

9. Ndjek problemet e mbulimit të mësimdhënies me tekste e leksione të shkruara dhe kujdeset për planifikimin e këtyre botimeve.

10. Nisur nga eksperienca e punës e të dhënat që disponon, bën studime lidhur me perspektivat e zhvillimeve akademike të universitetit, drejtimet e mundshme të punës shkencore e për problemet e cilësisë së tij.

Kontakt: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.   

DREJTORIA E BURIMEVE NJEREZORE- PROTOKOLL ARKIVES DHE STATISTIKAVE

Në strukturën organizative të miratuar nga Këshilli i Administrimit të Institucionit, Drejtoria e Burimeve njerëzore dhe Statistikave, ka varësi nga rektori i Universitetit. Ajo ka dy sektorë: Sektori i Administratës dhe Statistikës dhe sektori i Protokoll  Arshivës.

Qëllimi i punës:

Drejtoria e Burimeve njerëzore dhe statistikës nën drejtimin e Rektorit të Universitetit të Elbasanit, ndjek procedurat e marrjes në punë, të trajtimit të personelit mësimor, jo mësimor, për zbatimin në këto procedura të Ligjit të Arsimit të Lartë, të akteve ligjore dhe nënligjore. Të Statutit të Universitetit të Elbasanit, të urdhrave dhe udhëzimeve të MASH-it, vendimet e Senatit Akademik, Urdhrat e Rektorit. Universiteti i Elbasanit ka gjithsej në plan 290 punonjës dhe 342 punonjës me kontratë pune të përkohshme.

Detyrat kryesore

Drejtoria e Burimeve Njerëzore, në lidhje të ngushtë me Dekanët e fakulteteve, ka këto detyra kryesore:

-Realizon plotësimin e vendeve të punës dhe realizimin e fondit të pagave  në të gjithë Universitetin e Elbasanit,  procedurat e konkurseve për marrjen në punë të personelit akademik dhe joakademik në Universitetin e Elbasanit, në përputhje me Ligjin e Arsimit të Lartë dhe me Statutin, sipas kritereve të miratuara nga Rektori dhe detyrave të vendit të punës, për çdo rast,harton dhe përcjell pas firmosjes, dokumentacionin zyrtar përkatës.

-Ndjek ndryshimin e numrit të punonjësve mësimore dhe jo mësimore, ndryshimet e pagave përkatëse dhe realizimin e tyre.

-Ndjek dhe realizon përmirësimin e strukturave organizative administrative dhe mësimore, duke bërë propozimet përkatëse.

-Ndjek procedurat ligjore të realizimit të specializimeve, kualifikimeve, studimeve pasuniversitare, të vitit sabatik të punonjësve mësimor shkencor jashtë shtetit dhe mban dokumentacionin përkatës.

-Ndjek daljet në pension të personelit të UE, mbështetur në Ligjin e Arsimit të Lartë dhe të Sigurimeve Shoqërore në RSH dhe bën veprimet përkatëse.

-Ndjek zbatimin e Kodit të Punës në RSH si dhe aktet e tjera ligjore, nënligjore të Qeverisë për kohën e punës dhe të pushimit.

-Mban dokumentacion e plotë e të rregullt mbi të dhënat biografike, të kualifikimit të mëtejshëm të personelit të Universitetit të Elbasanit dhe në bazë të këtyre të dhënave kryhen studime dhe bën propozime për sigurimin e burimeve njerëzore në institucion.

-Harton planin e lejeve të zakonshme të personelit të Rektoratit të Universitetit të Elbasanit dhe ndjek zbatimin e tij. Përgatit udhëzimet për punonjësit e fakulteteve lidhur me periudhat e dhënies së lejeve të tyre.

-Protokollon dhe mban të gjitha Vendimet e Rektorit të Universitetit të Elbasanit.

-Ndjek çdo ditë mbarëvajtjen në punë të punonjësve në Rektorat, kontrollon disiplinën në punë, mungesat, raportet mjekësore dhe dorëzon listë prezencën për pagesën mujore, merr masa për zëvendësimin e personelit punëtor dhe të shërbimit të kësaj administrate në rastet e mungesave.

-Nxjerr të dhënat e personelit që u duhen drejtuesve të institucionit apo drejtorive të tjera si dhe i raporton MASH-it të dhënat që kërkohen për personelin në mënyrë periodike ose jashtë radhe, kur kërkohen nga institucioni epror në fjalë.

-Zbaton çdo urdhër të posaçëm të Rektorit për situata të veçanta, urgjente apo ngjarje të rëndësishme në institucion.

-Interesohet për kushtet e punës të punonjësve si dhe për realizimin e trajtimeve suplementare financiare për vende pune të cilave këto trajtime u takojnë, sipas ligjeve dhe rregullave të shtetit.

Detyra të tjera: Përveç detyrave kryesore, ndjek dhe realizon edhe detyra të tjera rastësore, gjithmonë në zbatim të ligjeve të shtetit apo urdhrave të Rektorit.

Sektori i Protokoll/Arshivës

Përshkrimin e punës ne Sektorin tone po e përmbledhim ne disa pika kryesore:

1.  Menaxhon veprimtarinë e punës ne degët dhe sektorët e Rektoratit, te dokumenteve zyrtare e jo zyrtare ne përputhje me aktet ligjore e nënligjore ne fuqi, sipas Ligjit te Arkivave Nr. 9154, dt. 6.11.2003.

2.  Kujdeset dhe përgjigjet për ruajtjen dhe përdorimin e vulës zyrtare te institucionit sipas akteve ligjore e nënligjore për Arkivat, te Rregullores se Rektoratit dhe Urdhrave te Rektorit.

3.  Ne Sektor organizohet puna për shfrytëzimin e dokumenteve nga Rektorati, fakultetet si dhe nga persona fizike e juridike sipas kërkesave te tyre , me autorizim nga Rektori. Një pjese e fondit arkivor ndodhet ne një zyre  ne godinën e Rektoratit, ku punohet për sistemin dhe informatizimin e arkivit nder vite, dhe kjo pune po realizohet me shpejtësi dhe korrektësi dhe me përgjegjësi.

4.   Shkresat e ardhura nga fakultetet, universitetet e rretheve, institucionet e ndryshme ne vend , sidomos nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, nga Ambasada Italiane (Konfirmimet e diplomave te studenteve qe kane mbaruar UE), te cilat janë te përditshme, lexohen problemet e ngritura ne to, lidhen me praktikat qe disponon Sektori i Protokollit, pastaj protokollohet, evidentohen ne librin e korrespondencës se Rektorit, pasi siglohen nga rektori shpërndahen tek zv/rektoret, si dhe neper drejtoritë apo sektorët e Rektoratit.

5.   Pasi përpunohen shkresat neper zyrat e Rektoratit, sillet ne protokoll për t'u dorëzuar tek Rektori, Zv. Rektoret si dhe tek Kancelari për firme. Pasi firmosen fillon protokollimi i tyre bëhen gati zarfet për fakultetet, institucionet e ndryshme ne vend, qe nuk janë te pakta.

6.    Mban lidhje me drejtuesit e drejtorive dhe sektorëve te Rektoratit, informon ata për dokumentet qe janë ne proces, si dhe për afatin e përfundimit te procedurave dhe dorëzimit te tyre ne Sektorin e Protokoll-Arkivit.

7.    Ndjek dhe kërkon zbatimin nga te gjithë nëpunësit dhe specialistet e Rektoratit, fakulteteve për standardet e shkresave zyrtare.

8.    Informon ne çdo kohe drejtuesit Rektorin , Zv/Rektoret dhe Kancelarin, lidhur me problemet qe dalin ne procesin e punës ne Sektorit e Protokoll-Arkivit, me praktikat ditore dhe mujore te korrespondencës te Rektoratit me te trete.

9.    Në Sektor behet përpunimi i brendshëm tekniko-shkencor i dokumenteve te vendosura ne dosje, hartohet inventari përkatës për secilën dosje duke i ndare ato ne te përhershme dhe te përkohshme. Kjo detyre duhet te përfundoje brenda 6-mujorit te pare te vitit pasardhës.

10.  Një pune jo e vogël behet ne nxjerrjen e shkresave nga arkivi me kërkesën e Rektorit, zv/rektoreve , kancelarit dhe te punonjësve te Rektoratit, si dhe nga fakultetet e UE, sepse ne Sektorit e Protokoll-Arkivit ne Rektoratit ndodhet çdo shkrese , e protokolluar, e sistemuar me rregull dhe përgjegjësi

Detyrat e Sektorit të Statistikës

• Të studiojë dhe te aplikoje informatizimin e aktivitetit te Universitetit të Elbasanit në zbatim të Ligjit për Arsimin e Lartë.

• Të realizojë informatizimin si rrjet informatik unik në rektorat dhe në çdo fakultet për shkëmbimin e ndërsjellët të informacionit.

• Të sigurojë informatizimin e të dhënave studimore për përmirësimin e cilësisë në fakultete.

• Të sigurojë nëpërmjet rrjetit informatik lidhjen e drejtorive dhe sektorëve ndërmjet tyre duke bëre të mundur kështu shkëmbimin direkt të informacionit të përpunuar.

• Të hartoje programin e treguesve dhe evidencave që fakultetet i dërgojnë në rektorat.

• Të hartojë programin e zhvillimit të kompjuterizimit të rektoratit dhe fakulteteve, mbi bazën e të cilit hartohet programi i investimeve.

• Të kujdeset për mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterëve.

• Të zbatojë programin aktual të statistikës sipas kërkesave të MASH dhe sipas modeleve të miratuara nga Instat.

• Bën grumbullimin dhe përpunimin e treguesve dhe evidenton ato.

• Analizon treguesit e përpunuar, nxjerr përfundime dhe i vë ato në dispozicion të drejtorive si dhe sektorëve të ndryshëm

• Të ndihmojë dhe kontrollojë fakultetet për organizmin dhe zbatimin e programeve dhe shërbimit informativ dhe statistikor.

• Nxjerr të dhënat statistikore të programuara dhe i dërgon ato në afatet e caktuara në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave, Institutin e Statistikës, etj.

• Bashkëpunon me Drejtoritë e tjera në Rektorat,  Ministrinë e Arsimit dhe Shkencave, Aprial Institutin e Statistikës dhe institucione të tjera për treguesit, mbi numrin e studentëve fitues, numrin e studentëve sipas viteve, stafin akademik, kuotat e regjistrimit dhe gjithçka që i nevojitet Rektoratit.

• Të harmonizojë shërbimin statistikor, treguesit e ndryshëm sipas nevojave të Drejtorive dhe sektorëve të tjerë në Rektorat.

• Të përgatisë informacione për  Rektorin.

• Të kontrollojë zbatimin e programit informatik dhe statistikor.

• Të trajnojë punonjësit e informatikës dhe statistikës të strukturave vartëse të Rektoratit.

 Kontakt: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.