DETYRAT E DREJTORISË SË STANDARDEVE DHE KURRIKULAVE

 

Drejtoria e Standardeve dhe e Kurrikulave përbëhet nga dy punonjës specialistë që kanë eksperiencë pune mësimore shkencore në shkollën e lartë. Drejtoria e Standardeve dhe e Kurrikulave, nën drejtimin e Zëvendësrektorit, ndjek të gjitha problemet e fushës akademike e shkencore në Universitetin e Elbasanit, në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, urdhrat e udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe të Sportit, me statutin e Universitetit të Elbasanit, vendimet e senatit dhe urdhrat, vendimet e udhëzimet e Rektorit. Ajo, në lidhje të ngushtë me fakultetet, ndjek detyrat si më poshtë:

1. Punon për hartimin e paraqitjen e planeve të reja mësimore ose të ndryshimeve në planet ekzistuese duke u kujdesur për ruajtjen e kritereve të përcaktuara dhe përgatitjen e dokumentacionit, sipas rregullave, për miratim. Për çdo rast propozimi për përmirësim të planeve mësimore apo për krijimin e planeve të reja (programe studimi, kurse e profile të reja, etj.), kryen studimin e nevojshëm të nivelit akademik dhe, në bashkëpunim me Drejtorinë Ekonomike, të  anës financiare.

2. Zbatimin në praktikë të planeve e programeve mësimore të miratuara si dhe realizimin e ngarkesës mësimore nga ana e personelit akademik sipas normave.

3. Harton grafikun vjetor të procesit mësimor dhe ja paraqet drejtuesve të institucionit për shqyrtim e miratim.

4. Ndjek problemet e cilësisë në Universitetin e Elbasanit si dhe procedurat e përhershme të vlerësimit të saj, në nivel institucional dhe atë programor.

5. Ndjek problemet e përpunimit të sistemit të pikëve të kreditit për të gjitha diplomat që lëshon Universiteti i Elbasanit dhe përpunon dokumentacionin e nevojshëm të ekuivalentimit të diplomave në rang universiteti.

6. Ndjek e kontrollon ecurinë e procesit mësimor në përputhjen e tij me planet e programet, në disiplinën e zbatimit të tyre, rregullin e korrektesën e zhvillimit të proceseve të mësimit, praktikave, provimeve si dhe mbajtjes së dokumentacionit përkatës të këtyre proceseve, në lidhje të ngushtë me sekretaritë mësimore.

7. Ndjek e kontrollon ecurinë e procesit  të regjistrimit të studentëve të të gjitha llojeve të kuotave të miratuara.

8. Ndjek procedurat e ndërrimit të sistemit të studimeve dhe të transferimeve ndëruniversitare.

9. Ndjek problemet e mbulimit të mësimdhënies me tekste e leksione të shkruara dhe kujdeset për planifikimin e këtyre botimeve.

10. Nisur nga eksperienca e punës e të dhënat që disponon, bën studime lidhur me perspektivat e zhvillimeve akademike të universitetit, drejtimet e mundshme të punës shkencore e për problemet e cilësisë së tij.

Kontakt: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.