Zëvendës Ambasadori i SHBA në Tiranë vizitë në Universitetin e Elbasanit

Henry V. Jardine,  zëvendës ambasador i  SHBA në Tiranë, ka qenë i pranishëm në një vititë në Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, në kuadër të takimeve që ai pati në qytet me vullnetarë të korpusit të paqes. Ai u prit fillimisht nga Rektori i Universitetit, Prof.Dr. Liman Varoshi, i cili pasi i uroi mirëseardhjen diplomatit amerikan, i paraqiti atij një pasqyrë të Universitetit të Elbasanit, një prej institucioneve të arsimit të lartë më të rëndësishëm në Shqipëri. Gjithashtu gjatë këtij takimi Rektori  Liman Varoshi, ka theksuar edhe bashkëpunimin e Universitetit, me vullnetarë të korpusit të paqes në Shqipëri, një pjesë e të cilëve kanë qenë pjesë e stafeve mësimdhënëse të këtij institucioni, gjatë periudhës së tyre të qëndrimit në vendin tonë. Zv.Ambasadori Henry V. Jardinë nga ana e tij ka falenderuar për mikëpritjen, si dhe për mbështetjen që Universiteti i Elbasanit i jep vullnetarëve të Korpusit të Paqes, që tashmë prej vitesh janë të pranishëm në këtë qytet.

 Më pas Zv. Ambasadori Jardine i shoqëruar nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof.Dr. Roland Gjini dhe shefja e departamentit të gjuhëve angleze dhe gjermane Dr. Laureta Vavla, ka zhvilluar një takim me pedagogë dhe studentë të degës së gjuhës angleze në Universitet. Duke iu drejtuar studentëve ai u ka bërë atyre një pasqyrë të shërbimeve që ofron ambasada e SHBA në Tiranë, duke theksuar mbi të gjitha programet e bashkëpunimit në fushën e arsimit që kjo ambasadë ofron, duke krijuar lidhje me institucione të rëndësishme arsimore në SHBA. 

 

Vizitë e atasheut kulturor të Ambasadës Gjermane zj. Christiane Wolters dhe Drejtueses së Qendrës së Gjermanishtes në Tiranë, znj. Petra Behlke-Campos, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Më datë 24 mars 2014, atasheu kulturor i Ambasadës Gjermane në Tiranë, zj. Christiane Wolters dhe drejtuesja e Qendrës së Gjermanishtes në Tiranë, zj. Petra Behlke-Campos, vizituan Universitetin e Elbasanit. Qëllimi i vizitës ishte njohja me degën e gjuhës gjermane, situatën dhe perspektivat e kësaj dege në Universitetin e Elbasanit. Vizita u shoqërua me takime të rëndësishme me përfaqësuesit e Universitetit të Elbasanit.

Pas një prezantimi të Universitetit nga rektori  Prof. Dr. Liman Varoshi, u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit me Ambasadën Gjermane dhe Qendrën e Gjuhës Gjermane në Tiranë, si dhe me institucione homologe në Gjermani. 

Lidhur me perspektivën e gjuhëve të huaja në Shqipëri, krahas çështjeve të tjera, u diskutua me përgjegjësen e Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane, Dr. Laureta Vavla, edhe rëndësia e hapjes së një cikli studimi Bachelor dydisiplinor Anglisht-Gjermanisht. Kjo, me qëllimin për t’u ofruar studentëve që kanë dëshirë të studiojnë e të njohin gjuhë e kultura të huaja, alternativa dhe mundësi më të gjera studimi.

 

Konferenca e VII Ndërkombëtare Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane

Vendi i organizmit: Universiteti A. Xhuvani, Elbasan
Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane

 

Orari i hapjes së konferencës:          09 maj 2014. ora 10.00

 

Të nderuar kolegë,

Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane të Universitetit të Elbasanit, me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Departamentit të gjuhës angleze, organizon konferencën shkencore ndërkombëtare me temë:

Plurilingualizmi në Arsimin e Lartë

Në këtë konferencë janë të ftuar përfaqësues nga universitete perëndimore dhe shqipfolëse.

Jeni të ftuar të merrni pjesë me një kumtesë (30 min) ose workshop (60 min) nga disiplinat: Gjuhësi, Letërsi, Shkencat e Edukimit, Histori e gjuhës etj.

Gjuha e konferencës është anglisht, gjermanisht dhe shqip.

Ju lutem të na dërgoni titullin e kumtesës tuaj si dhe një përmbledhje (max. 2200 karaktere) deri me 25.04.2014 në këto adresa:

 

Laureta Vavla:  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Ema Kristo: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Ju falenderojmë për pjesëmarrjen tuaj!

 

Konferencë Ndërkombëtare “Letërsia dhe kultura arbereshe: Jeronim De Rada në 200 - vjetorin e lindjes” 4- 5 Qershor 2014

 

Thirrje për konferencë
Në kuadër  të aktiviteteve me rastin e 200-vjetorit të lindjes së poetit të madh arbëresh, Jeronim De Rada, zëri i parë romantik në letërsinë shqiptare dhe aktivist i lëvizjes kombëtare shqiptare, Departamenti i Letërsi – Gazetarisë, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, organizon Konferencës Shkencore Ndërkombëtare: “Letërsia dhe kultura arbereshe: Jeronim De Rada në 200-vjetorin e lindjes”   
Çështjet e paraqitura për hulumtim synojnë zgjerimin e studimeve mbi letërsisë e kulturën arbëreshe, si dhe ravijëzimin më të plotë, të figurës së poetit jo pak të studiuar deri më tani, por që ende pret të trajtohet në një këndvështrim të ri metodologjik e filologjik.
Konferenca është parashikuar të zhvillohet më 4-5 Qershor 2014. Njoftohen të gjithë institucionet e interesuara për pjesëmarrje në veprimtari të paraqesin kërkesën pranë sekretarisë së Departamentit të Letërsisë dhe Gazetarisë, përmes postës elektronike në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. .
Faqja web e konferencës do të fillojë të jetë aktive gjatë muajit prill.
Ju lutemi që brenda datës 25 Prill të njoftoni përmes një përmbledhjeje të shkurtër propozimin tuaj mbi temën me të cilën do të përfshiheni në punimet e konferencës. Permbledhja do të dërgohet në adresën e mësipërme të postës elektronike.

Grupi i punës do të njoftojë deri në datën 10 maj të gjithë ata, të cilëve do t’u pranohet pjesëmarrja me kumtime.

 

Projekt-programi i konferencës

Është menduar që konferenca të zhvillohet me dy seanca. Vërejmë se të dhënat mbi datën dhe vendzhvillimin për pjesëmarresit e pranuar do të njoftohen në vijim, së bashku me Programin përfundimtar të veprimtarisë. Për çdo seancë, më poshtë, renditen një grup tezash të mundshme drejtuese:

Seanca e parë do të jetë seancë plenare me tematikë: “De Rada, një figurë që pret të rinjihet”

 

Seanca e dytë do të ndërtohet mbi bazën e paneleve që do të organizohen sipas tematikave
1. Çështje të studimit letrar të De Radës

  • Romantizmi Deradian dhe kritika romantike në historiografinë e dertanishme letrare: perspektiva kritike
  • Tekstet e De Radës dhe lexuesi shqiptar: urgjenca e rivendosjes së një ekuilibri.
  • Poetika e deklaruar në studime estetike etj.
  • Tekstet e De Radës dhe rindërtimi filologjik: optika e prof F. Altimarit për studimet deradiane
  • De Rada dhe tipologjitë e romantizmit shqiptar dhe atij evropian: përqasje dhe krahasime

2. Gjuha dhe kombi në veprimtarinë e De Radës

  • Veçoritë gjuhësore të ligjërimit poetik të De Radës
  • Publicistika e De Radës dhe çështja shqiptare
  • De Rada dhe personalitetet shqiptare dhe evropiane të kohës: Letërkëmbimi

3. Letërsia dhe kultura arbëreshe:

  • De Rada si themelues i shkollës arbëreshe
  • Kultura arbëreshe në vizionin e ndjekësve të De Radës
  • Serembe si vazhdues i veprës së De Radës
  • Serembe që pret të rinjihet

 

Komiteti shkencor:
Prof. Dr. Francesco Altimari
Prof. Dr Matteo Mandalà
Prof. Dr. Shaban Sinani
Prof. Ass. Dr. Elvira Lumi
Prof. Ass Dr. Albert Riska
Prof. Ass. Dr. Blerina Suta
Dr. Teuta Toska
Ma. Mirela Shella (Sekretaria)

 

Akomodimi i pjesëmarresve të Konferences mbi Letërsinë arbëreshe

dhe 200-vjetorin e lindjes së De Radës, do të bëhet në adresen e

meposhtme:

 

Univers Hotel

 

Prane Ures se Bakallit

250 m nga Parku Rinia

Lagja: Emin Matraxhi

Pergjate Unazes rruga shoqerohet cdo 200 m me tabela sinjalistike


Shiko harten e zmadhuar

QSAB "Aleks Buda"

Me hapjen e ciklit III të studimeve doktorale “Doktoratë në albanologji” me dy profile: histori e gjuhësi, në Fakultetin e Shkencave Humane u nxit krijimi i një qendre kërkimore si njësi e përbashkët e kërkimit shkencor, e cila do t’i bashkëngjitej, duke i ardhur edhe në ndihmë shkollës doktorale. Më 03.03.2011 Këshilli i Fakultetit të Shkencave Humane vendosi krijimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike (QSAB) "Aleks Buda", pranë këtij fakulteti. Më 15.11.2013, në Vendimin Nr 5, Këshilli Administrativ miratoi hapjen e qendrës. 

Qëllimi i QSAB-së "Aleks Buda" është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizuar, duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare e  ndërkombëtare, studentëve dhe kërkuesve shkencorë. 

 

Shpallje konkursi për staf akademik me kohë të plotë në Departamentin e Gjuhëve Angleze dhe Gjermane

Departamenti Gjuhë Angleze dhe Gjermane në Fakultetin  e Shkencave Humane në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij në për vitin akademik 2016-2017 shpall konkurs për personel akademik me kohë të plotë: 

Kriteret për konkurim janë:

1.Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në Gjuhe Angleze. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.

2.Të ketë përfunduar studimet doktorale në Didaktikë të mësimdhënies së gjuhës angleze. 

3.Të këtë studimet e botime në fushën përkatëse.

4.Te këtë përvojë mësimdhënie dhe të jetë aktualisht i angazhuar në këtë sektor.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 01.03.2017  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave humane/njoftime