QSAB

Këshilli i Fakultetit të Shkencave Humane, më 03.03.2011 vendosi krijimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike (QSAB) pranë këtij fakulteti.

Disa nga misionet dhe qëllimet e saj:

Qëllimi i QSAB-së është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizuar përgjatë historisë, 
duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare të kërkimit në rajon dhe përfaqësuesve individualë të tyre.

QSAB-ja synon të veprojë në këto fusha: antropologji, arkeologji, histori, etnologji, folklor, gjuhë, letërsi, arti, qytetërim, besim dhe fusha të tjera.

Në fokusin e hulumtimeve të saj QSAB-ja do të studiojë veçmas ndikimet e kulturave të lashtësisë antike, të gjalla e të vdekura, duke përfshirë dhe ndikime të kulturave joballkanike (egjiptiane, hebraike, fenikase, etruske, mesdhetare).

Read more...

Fakulteti i Shkencave Humane, projektet e kërkimit

I.Konferenca shkencore “Mahir Domi – personalitet i gjuhësisë shqiptare”

KOHA

Konferenca është njëditore, më datë 7 dhjetor 2010, dhe në të janë parashikuar leximi i 30 kumtimeve.

Organizatorët

Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, departamenti i gjuhës

Universiteti “A.Xhuvani”, Fakulteti i Shkencave Humane.

Qëllimet:

1. Të evidentojë vlerat shkencore dhe më tej edhe njerëzore të prof.Domit.

2. Të spikaten kontributet e tij në fushat e gjuhësisë, ku ai ka vënë themelet me punën e vet.

3. Të përqaset mendimi shkencor tradicional dhe ai i ri në shkencën gjuhësore shqiptare dhe të spikasë kontributin e prof.M.Domit si pararendës i ndryshimeve.

4. Të familjarizojë studentët (të të dyja cikleve) e gjuhësisë me termat, fushat dhe projektet e hulumtimit në fushë të gjuhësisë, arritjet e shkencës gjuhësore shqiptare dhe sfidat e saj për të sotmen.

Read more...

“Takohemi për një libër shqip”, aktiviteti i studentëve të Gjuhë-Letërsisë

Studentët e degës së Gjuhë-Letërsisë, pranë departamentit të Gjuhësisë në Universitetin e Elbasanit, kanë organizuar një aktivitet të titulluar “Takohemi për një libër shqip”. Risi e këtij aktiviteti ishte fakti, se ai u ideua dhe u realizua nga vetë studentët, si një inisiativë e vetë atyre, për të ndarë me njëri -tjetrin, pjesë të librave shqip, të autorëve më të shquar të vendit.  Këto pjesë u interpretuan në auditor, nga vetë studentët, nga pedagogë të tyre, por edhe nga aktorë profesionistë të ftuar me këtë rast. 

 

Zhvillohet tryeza e parë e diskutimeve mbi shëndetin e gruas në Universitetin e Elbasanit

Departamenti i Gjuhëve Angleze dhe Gjermane në Universitetin e Elbasanit, ka organizuar tryezën e parë të diskutimit mbi shëndetin e gruas. Organizimi i kësaj tryeze ka qenë një inisiativë e studiueses së programit Fullbrajt pedagoges Iclal Vanëesenbeeck, e cila për një semestër është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Angleze dhe Gjermane në Universitetin e Elbasanit, dhe mbështejes së shefes së këtij departamenti Prof.Asc.Dr. Laureta Vavla. E pranishme në të ka qenë edhe Meghan McGill,  Zv.Shefe e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë. Tryeza e diskutimit është moderuar nga Dr. Eriada Çela, pedagoge e Departamentit, titullare e lëndës në studimeve gjinore pranë degës së anglishtes në Universitetin e Elbasanit. Në panel ishin të pranishëm doktorë, gjinekologë, infermierë, psikologë, përfaqësues nga organizatat jo qeveritare dhe mësues. Këto tryeza të diskutimit synojnë inkurajimin e diskutimeve mbi çështjet me bazë gjinore në ambientet akademike.

Ndërkohë Meghan McGill,  Zv.Shefe e Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun në Ambasadën Amerikane në Tiranë, është pritur në një takim edhe nga Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi, ku është diskutuar mbi thellimin e bashkëpinimit mes Ambasadës dhe Universitetit. Rektori gjatë këtij takimi ka theksuar gadishmërinë e Universitetit për të punuar me projekte të përbashkëta në fusha të ndryshme në interes të dy palëve. Prof.Dr. Skender Topi ka thënë se forcimi i bashkëpunimeve me ambasadën amerikane në Tiranë dhe me Universitetet Amerikane, mbetet prioritet i punës së tij në drejtim të Universitetit të Elbasanit. 

 

Leksione të hapura për studentët e Fakultetit të Shkencave Humane

Profesori Marsel Kurtiadhis ka mbajtur nje leksion të hapur me studentë të programit të studimit gjuhë-letërsi me temë “Letërsia rome nga prehistoria deri në ditët e sotme”. Gjatë këtij leksioni të hapur, i cili u organizua në formën e bashkëbisedimit profesori i njohur në fushën e studimeve rome, ka prezantuar përpara studentëve materiale mjaft interesante, të panjohura më parë, duke dhënë një panoramë të plotë dhe të qartë, të krijimtarisë rome në fushën e letërsisë. Aktiviteti u organizua nga Departamenti i Letërsi-Gazetarisë, në kuadër të orëve të hapura në auditor me studentët.

Po kështu në kuadër të aktiviteteve të zhvilluara nga Fakulteti i Shkencave Humane, është organizuar ceremonia e promovimit të fjalorit suedisht-shqip, të autorit Sadulla Zendeli-Daja. Edhe në këtë aktivitet ku të pranishëm ishin Dekani i FSHH Prof.Asc.Dr.Albert Riska dhe shefja e Departamentit te Letërsi-Gazetarisë Prof.asc.Dr Elvira Lumi si dhe studentë dhe pedagogë të këtij Fakulteti, ka patur një prezantim dhe diskutim të hapur në lidhje me prodhimtarinë intelektuale të autorit.

 

Zhvillohet konferenca shkencore “Letërsia dhe media - një perspektivë krahasuese”

Në datat 19-20 nëntor, në ambientet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u mbajt konferenca shkencore ndërkombëtare “Letërsia dhe media - një perspektivë krahasuese”. Kjo konferencë u organizua nga Departamenti Letërsi-Gazetari në Universitetin e Elbasanit, në bashkepunim dhe me mbështetjen e Departamentit të Shkencave Sociale e Politike të Universitetit të Firenzes, në Itali, dhe Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe Gazetarisë të Kolegjit AAB të Prishtinës, në Kosovë.

Qëllimi i kësaj konference ishte ofrimi i argumenteve te reja kerkimore dhe nxitja e debateve në fushën e studimeve mbi letërsine dhe median. Bëhet fjalë për një qerthull studimor mjaft të gjerë, që ka njohur zhvillim në studimet ndërkombëtare, por që në kontekstin shkencor shqiptar mbetet ende një terren për t’u eksploruar duke perdorur metodologji të reja të imponuara nga shtysa e vazhdueshme e inovacionit.

 

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të saj, krahas studiuesve të medieve, komunikimit dhe letërsisë nga të gjitha universitetet shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë, referuan edhe studiueset nga Italia, Silvia Pezzoli, Sheyla Moroni dhe Letizia Materassi. Tematikat studimore dhe çështjet që u diskutuan në këtë konferencë, trajtuan veçoritë e ndërthurjes së ligjërimit gazetaresk me ligjërimin letrar, një tendencë kjo që zhduk vijën ndarëse mes letërsisë dhe gazetarisë, mes fiksionit dhe jo fiksionit, mes informacionit dhe narracionit, për të shkuar drejt problemeve që vërehen në kalimin e tekstit letrar dhe përshtatjen e tij për skenën dhe ekranin, pa harruar edhe ato që lidhen me zhvillimet që ka sjellë për industrinë e librit progresi i vrullshëm i teknologjisë dhe platformave online.