Departamenti i Biologjisë

Departamenti i Biologjisë funksionon në kuadrin e Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Elbasanit. Ai ka qenë pjese e Departamentit të Biologji-Kimisë që është hapur rreth 40 vjet më parë. Në fillimet e tij ka qenë një filial me korrespondencë.

Read more...

Departamenti i Kimisë

Departamenti i Kimisë është një nga Departamentet më të rinj si njësi përbërëse e Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Veprimtaria e tij është e lidhur fillimisht  me Departamentin Biologji-Kimi ku si rrjedhojë e zhvillimeve si në përgatitjen e programeve të reja të studimit ashtu dhe angazhimin me problematika të ndryshme  të veprimtarive mësimore dhe shkencore doli si domosdoshmëri ndarja dhe krijimi i Departamentit me problematikë tërësisht të përcaktuar.

Read more...

Programet e Studimit

1. Studimet universitare organizohen në këto sisteme;

  • studime me kohë të plotë;
  • studime me kohë të pjesshme;

2. Programet e studimeve në FSHN në sistemin me kohë të plotë organizohen në tre cikle të njëpasnjëshme:

  • cikli i parë;
  • cikli i dytë;
  • cikli i tretë;

Fakulteti ofron programe studimi të ciklit të parë ku lëshohen diplomat universitare si më poshtë:

  1. Bachelor në Matematikë-Fizikë, profili Matematikë;
  2. Bachelor në Matematikë-Fizikë, profili Fizikë;
  3. Bachelor në Biologji-Kimi;
  4. Bachelor në Teknologjitë e Informacionit;
  5. Bachelor në Fizikë Kompjuterike.
  6. Bachelor në Matematikë-Informatikë;

Fakulteti ofron programe studimi të ciklit të dytë ku lëshohen diplomat universitare si më poshtë:

  1. Master i Shkencave në Matematikë e Zbatuar;
  2. Master i Shkencave në Mbrojtje Mjedisi;
  3. Master Profesional në Teknologjitë e Informacionit.
  4. Master Profesional në Analist Prodhimi

    Read more...

Departamenti i Informatikës

Departamenti i Informatikës eshte departamenti me i ri i krijuar ne Maj 2014 si njesi baze mesimore-kerkimore prane Fakultetit te Shkencave te Natyres. Fillimet e tij i ka pasur ne lidhje me departamentin e Matematikes prane te cilit funksiononte seksioni i Informatikes. Krijimi i ketij departamenti erdhi si nje domosdoshmeri per shkak te zgjerimit dhe konsolidimit te lendeve te informatikes ne te gjitha fakultetet e tjera te UE si edhe te zhvillimeve te shpejta ne kete fushe. Departamenti synon ti pergjigjet dinamikes se ndryshimeve ne mjaft aspekte te Informatikes duke pasur objektiva te qarta ne funksion te menaxhimit dhe bashkepunimit si ne procesin mesimor dhe ate te kerkimit shkencor. 

Read more...

Laboratoret e FSHN

Fakulteti i Shkencave te Natyres disponon 13 zyra pedagogësh, 5 salla leksionesh, 4 klasa seminaresh, 3 laboratorë informatike, 7 laboratorë fizike, 7  laboratorë kimie, 7 laboratorë biologjie, nje sallë sekretarie.

Destinacioni i laboratorëve paraqitet si më poshtë:

    • Laboratori i Botanikës;
    • Laboratori i Fiziologjisë bimore dhe Mikrobiologjisë;
    • Laboratori i Zoologjisë;
    • Laboratori i Histologjisë Embriologjisë dhe Fiziologjisë shtazore ;
    • Laboratori i Gjenetikës dhe Metodikës së Biologjisë ;
    • Laboratori i Anatomi-Higjenës;
    • Laboratori i Ekologjisë;        
    • Laboratori i Kimisë së përgjithshme  dhe metodikës së kimisë;
    • Laboratori i Kimisë organike biologjike dhe ushqimore;
    • Laboratori i Kimisë analitike mjedisit;
    • Laboratori i Kimisë fizike dhe metodave fizikokimike të analizës;
    • Laboratori i Kimise  Inorganike;
    • Laboratori i Teknologjisë dhe analizës së materialeve;
    • Laboratori i proceseve dhe aparateve në teknologji;
    • Laboratori i Gaze-Termodinamike;
    • Laboratori i Elektromagnetizmit;
    • Laboratori i Optikës dhe strukturës së materies;
    • Laboratori i Fizikës kompjuterike;
    • Laboratori i Elektronikës;
    • Laboratori i Elektroteknikës;
    • Laboratori i Metodikës se Fizikës;
    • Laboratori shkencor që ndodhet në rajonin e Metalurgjikut;
    • Laboratori nr 1 i Teknologjive te Informacionit i pajisur me 34 PC të lidhur me internet;
    • Laboratori nr 2 i Teknologjive te Informacionit i pajisur me 34 PC të lidhur me internet;
    • Laboratori nr 3 i Teknologjive te Informacionit i pajisur me 32 PC të lidhur me internet;