Formulari i Kerkeses per Teme Diplome

Njoftohen te gjithe studentet e programit te studimit Master Profesional ne Teknologjite e  Informacionit se duhet te plotesojne formularin e kerkeses per teme diplome duke percaktuar disiplinat perkatese dhe pedagogun udheheqes. Formulari duhet dorezuar i plotesuar prane departamentit te Informatikes brenda dates 18.12.2015. Lista e plote e pedagogeve qe mund te udheheqin ne temat e diplomave mund te shkarkohet ketu ndersa formulari i kerkeses per teme mund te shkarkohet ketu.

Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin e Biologjise, per vitin akademik 2016-2017

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të  Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij në Departamentin Biologji për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme. 

Kriteret për konkurrim janë:

1.Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca biologjike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet te jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në Biologji  me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Biologji/Botanike/Zoologji/Biologji molekulare/Gjenetikë etj., me notë mesatare mbi 8.5.

4.Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. 

5.Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).

6.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

7.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

8.Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë  www.uniel.edu.al/informacione/njoftime