Njoftim për hapje konkursi për pedagogë me kohë të pjesshme në Departamentin e Edukimit Qytetar për semestrin e dytë 2017

Fakulteti i Shkencave të Edukimit i Universitetit të  Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij në Departamentin  Edukim Qytetar për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.

Kriteret për konkurrim janë:

1.Të ketë përfunduar studimet doktorale brenda ose jashtë vendit në shkenca poltike/juridike/filozofi. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në degët filozofi/juridik/shkenca politike  me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin filozofi/juridik/shkenca politike, me notë mesatare mbi 8.5.

4.Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. 

5.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

6.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

7.Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 08.03.2017  këto dokumente:

1.  Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.  C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.  Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4. Provime, mikroteza etj.

5. Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6. Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7. Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8. Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9. Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

11.Vlerësime nga punëdhënës të mëparshëm

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te edukimit/njoftime

Njoftim për datat dhe komisionet e provimeve të sezonit të dimrit, për vitin akademik 2016-2017

Studentët e Fakultetit të Shkencave të Edukimit do të gjejnë në linqet e mëposhte, datat dhe komisionet e provimit për sezonin e dimrit, të vitit akademik 2016-2017.

Master Shkencor Punonjes Social

Master Shkencor Psikolog Edukimi

Master Profesional Shërbim Prove

Master Profesional Psikolog në Institucione

Master Profesional në Mësuesi (të gjitha programet e studimit)

Master Profesional Edukim Fizik dhe Sporte

Bachelor Edukim Fizik dhe Sporte

Bachelor Punonjës Social

Bachelor Psikologji

Bachelor Filozofi

Bachelor Edukim Qytetar

Bachelor Arsimi Parashkollor

Bachelor Arsimi Fillor

Formulare per aplikim per pedagoge me kohe te pjeseshme

Formular aplikimi

Deklarate

Vetdeklarim i gjendjes gjyqesore

Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin Edukim Fizik dhe Sporte, per vitin akademik 2016-2017

Fakulteti i Shkencave tëEdukimit i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”për nevojat e tij për staf akademik në Departamentin Edukim Fizik dhe Sportepër vitin akademik 2016 -2017, shpall konkurs për personelakademik me kohë të pjesshme 

Kriteret e përgjithshme për  konkurim janë:

1.Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkencat e Edukimit fizik/sporte. Diplomat jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në fushën e Edukimit fizik, me notë mesatare mbi 8.5 dhe të specialitetit 8.5.5.

3.Të ketë përfunduar studimet Master i Shkencave(ekuivalente me të)  në profilin Edukim fizik/sport  me notë mesatare mbi 8.5.

4.Të ketë përvojë në mësimdhënie dhe të jetë i angazhuar në këtë sektor.

5.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimorë të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

6.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në këtë fushë.

7.Preferohet të ketë bërë publikime në fushën përkatëse.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit),

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë  www.uniel.edu.al/informacione/njoftime