Njoftim për hapje konkursi për pedagogë me kohë të pjesshme në Departamentin e Shkencave Sociale për semestrin e dytë 2017

Fakulteti i Shkencave të Edukimit i Universitetit të  Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij në Departamentin  Shkenca Sociale për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.

Kriteret për konkurrim janë:

1.Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në Shkenca sociale/Sociologji. Diplomat jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në degën Punonjës Social/Sociologji  me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të ketë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Punonjës Social/Sociologji me notë mesatare mbi 8.5.

4.  Të ketë përvojë në mësimdhënie/fushën e kërkimit e të jetë i angazhuar në këtë sektor.

5.  Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e  

     vërtetuar me dëshmi.

6. Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në këto fusha.

      7. Preferohet të ketë bërë publikime në fushën përkatëse

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 08.03.2017  këto dokumente:

1.  Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.  C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.  Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4. Provime, mikroteza etj.

5. Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6. Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7. Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8. Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9. Raport mjeko-ligjor.

10. Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

11.Vlerësime nga punëdhënës të mëparshëm

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te edukimit/njoftime