Njoftim për hapje konkursi për pedagogë me kohë të pjesshme në Departamentin e Edukimit Qytetar për semestrin e dytë 2017

Fakulteti i Shkencave të Edukimit i Universitetit të  Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij në Departamentin  Edukim Qytetar për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.

Kriteret për konkurrim janë:

1.Të ketë përfunduar studimet doktorale brenda ose jashtë vendit në shkenca poltike/juridike/filozofi. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në degët filozofi/juridik/shkenca politike  me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin filozofi/juridik/shkenca politike, me notë mesatare mbi 8.5.

4.Te këtë përvojë dhe i angazhuar aktualisht në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. 

5.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

6.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

7.Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 08.03.2017  këto dokumente:

1.  Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.  C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.  Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4. Provime, mikroteza etj.

5. Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6. Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7. Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8. Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9. Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

11.Vlerësime nga punëdhënës të mëparshëm

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te edukimit/njoftime