Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin Edukim Fizik dhe Sporte, per vitin akademik 2016-2017

Fakulteti i Shkencave tëEdukimit i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”për nevojat e tij për staf akademik në Departamentin Edukim Fizik dhe Sportepër vitin akademik 2016 -2017, shpall konkurs për personelakademik me kohë të pjesshme 

Kriteret e përgjithshme për  konkurim janë:

1.Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkencat e Edukimit fizik/sporte. Diplomat jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në fushën e Edukimit fizik, me notë mesatare mbi 8.5 dhe të specialitetit 8.5.5.

3.Të ketë përfunduar studimet Master i Shkencave(ekuivalente me të)  në profilin Edukim fizik/sport  me notë mesatare mbi 8.5.

4.Të ketë përvojë në mësimdhënie dhe të jetë i angazhuar në këtë sektor.

5.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimorë të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

6.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në këtë fushë.

7.Preferohet të ketë bërë publikime në fushën përkatëse.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit),

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë  www.uniel.edu.al/informacione/njoftime