Historiku i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike.

Fakulteti i Shkencava Mjekësore Teknike (dikur Shkollë e Lartë e Infermierisë) është hapur në vitin akademik 2001-2002, me nje dege Infermieri e Përgjithshme. Cikli i studimit ishte 3.5 vite akademike. Stafi akademik dhe ai mbështetës zhvillonte aktivitetin ne një departament. Numri i stafit Akademik të brendshëm dhe të jashtëm ishte i kufizuar. Stafi mbështetës përbëhej nga një sekretare mësimore dhe një laborant. Pranimet e studenteve të rinj në fakultet bëheshin në bazë të një konkursi pranimi ku kandidati për student pyetej për njohuritë e marra në lëndët e kimisë dhe biologjisë. Duke parë nevojat e tregut u hapën me kalimin e viteve programe të reja studimi si: Infermieri Mami dhe Fizioterapi. Në vitin Akademik 2007-2008 Shkolla e Lartë e Infermierisë bëhet pjesë e Fakultetit të Shkencave të Natyrës si Departamenti i Infermierisë. Në vitin Akademik 2011-2012 dhe në muajin maj 2012 Departamenti i Infermieristikës u kthye në Fakultetin e Infermierisë me tre departamente të cilët janë:

1) Departamenti i Lëndëve Paraklinike dhe Klinike.

2) Departamenti i Infermieristikës.

3) Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit Mjedisor e Diagnostikues

Gjatë vitit Akademik 2013-2014 Fakulteti Infermierisë ndryshoi emërtimin në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike, si rezultat i hapjeve të programeve të reja të studimit.

Programet e studimit 

Studimet në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike nisën me një program studimi në vitin Akademik 2001-2002. 

Sot studimet zhvillohen në dy cikle studimi sipas Kartës së Bolonjës. 

Në ciklin e parë "Bachelor" kohëzgjatja e studimit 3 vite akademike, në këto programe studimi:

Infermieri e Përgjithshme

Infermieri Mami 

Fizioterapi 

Imazheri 

Teknik Laboratori 

Logopedi

Në ciklin e dytë master studimet filluan në vitin Akademik 2011-2012 me një program studimi në MP-Menaxhim Infermierorë. Sot zhvillohen mësime në katër programe studimi.

MP-Menaxhim Infermierorë.

MP-Infermieri Kirurgjikale.

Msc.Infermieri. 

Msc. Mami.