Rreth nesh

Ky fakultet është njësia me traditën më të gjatë në këtë institucion. Që më hapjen e Institutit të Lartë Pedagogjik, më 1971, katedra e gjuhë-letërsisë ishte pjesë e njësisë së arsimit të lartë. Ky fakultet përmban programe studimi me ndikim shoqëror dhe është një faktor në tregun e punës dhe në kulturën jo vetëm të qytetit, por dhe më gjerë.
Në vitin 1971 në ILP “A.Xhuvani” filluan studimet në dy degë: gjuhë-letërsi dhe matematikë-fizikë. 
Në vitin e parë të degës gjuhë-letërsi kishte vetëm një grup prej jo më shumë se 25 studentësh.
Pedagogët e parë ishin: Mustafa Karapinjalli, Hysen Qosja, Fatmir Selita dhe Mihal Naska. Një vit më vonë u krijua edhe katedra e gjuhë-letërsisë.Përgjegjësi i parë e katedrës ka qenë Mehmet Çeliku.
Në vitin  1990 u krijua departamenti i histori-gjeografisë, dhe filluan studimet në degën histori-gjeografi
Ndër pedagogët e parë kanë qenë: Bardhyl Graceni, Roland Gjini, Hysen Shabanai, Stilianos Papajani, Kristo Poçi, Fatmira Hoxha, Riza Hasa. 
Përgjegjësi i parë i departamentit ka qenë Bardhyl Graceni
Në vitin 1992 u ngrit departamenti i gjuhëve të huaja, fillimisht me degën e gjuhës gjermane, me 18 studentë. 
Në vitin 1994 u hap dega e gjuhës angleze me 20 studentë. 
Dega e frëngjishtes u hap më 1998 dhe 30 studentë dhe më pas dega e gjuhës italiane në vitin 2001, me 30 studentë.
Përgjegjësi i parë i departamentit të gjuhëve të huaja ka qenë Sali Tabaku.
Fakulteti sot
Aktualisht Fakulteti i Shkencave Humane ka në përbërjen e tij departamentet e gjuhësisë, të letërsi dhe gazetarisë, histori –gjeografisë, gjuhëve angleze dhe gjermane, gjuhëve frënge dhe italiane dhe Qendrën e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike "Aleks Buda".
Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane është prof.as. dr. Albert Riska.
Zëvendësdekane e fakultetit është prof.as.dr. Ema Kristo.

 

Rregullore e FSHH