Rreth Fakultetit të Shkencave të Edukimit

Krijimi i Fakultetit të Shkencave të Edukimit (në vijim FSHE) është i lidhur ngushtë me historikun e themelimit të Institutit të Lartë Pedagogjik (ILP) “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, i cili u hap në vitin 1971, me qëllim kryesor përgatitjen e mësuesve të profileve të ndryshme. Vetë ILP ka qënë vazhdim i traditës së krijuar nga Shkolla Normale e Elbasanit, themeluar më 1909. 
Në vazhdën e tërësisë së reformave cilësore në Universitetin e Elbasanit, më 05.12.2007 me VKM nr. 821 Prot., “Për krijimin e disa njësive kryesore, fakulteteve, të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan”, u formua Fakulteti i Shkencave të Edukimit nga shkrirja e ish-Fakultetit të Mësuesisë dhe ish-Fakultetit të Shkencave Sociale të këtij universiteti. 

Ndryshimet në formë e strukturë, u pasuan menjëherë me ndryshime në përmbajtje. Në këtë kontekst, FSHE forcoi dhe thelloi programet ekzistuese të studimit në fushën e edukimit, për të cilat tradicionalisht është konsideruar si fakulteti–lider në tërë vendin, si dhe zgjeroi më tej  dhe përmirësoi cilësinë e programeve studimore në drejtim të fushës së mësuesisë, filozofisë, sociologjisë, psikologjisë, edukimit qytetar dhe edukimit fiziko-sportiv. 

Objekti i studimit në FSHE, qëllimet e të mësuarit dhe objektivat për realizimin e njohurive, vlerave e aftësive sigurojnë realizimin e standardeve europiane për funksionimin e këtij fakulteti. 

Përmes studimeve në FSHE synohet të arrihet formimi i vlerave demokratike dhe zhvillimi i aftësive për rritjen e personalitetit kritik të studentëve dhe, në të njëjtën kohë, të edukohet përgjegjësia e të vepruarit të tyre.

Duke u mbështetur në moton “Të gjithë studentët janë të aftë të mësojnë”, rezultatet që duhen arritur karakterizojnë të nxënët e këtyre qëllimeve nga studentët:

1.Studentët kanë mundësi të përdorin komunikimin bazë dhe aftësitë për qëllime dhe situata që ata do të ndeshin gjatë jetës së tyre.

2.Studentët do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të realizuar konceptet dhe parimet kryesore nga shkencat shoqërore e humane, artet, studimet nga jeta e tyre e përditshme dhe studimet profesionale për gjithçka që do të ndeshin gjatë jetës së tyre.

3.Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre për t’u bërë individë me besim në vetvete.

4.Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre për t’u bërë pjesëtarë të përgjegjshëm të familjes, grupit të punës dhe komunitetit.

5.Studentët do të zhvillojnë aftësitë e tyre për të menduar e zgjidhur problemet e sfidat në shkollë dhe situata të ndryshme që ata do të ndeshin në jetë.

6.Studentët zhvillojnë aftësitë e tyre për të lidhur e integruar përvojën dhe njohuritë e reja nga të gjitha fushat me ato që kanë mësuar më parë dhe kanë ndërtuar eksperiencën e të mësuarit në të kaluarën, për të përfituar informacion të ri me anë të burimeve të ndryshme të informacionit.

Aktualisht, FSHE është një nga fakultetet më të mëdha të Universitetit të Elbasanit dhe numëron rreth 6000 studentë të regjistruar në total në tërë programet e studimit.

Organizimi i FSHE-së

Fakulteti i Shkencave të Edukimit, në Universitetin e Elbasanit është i organizuar si vijon:

Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit  

Prof. As. Dr. Valentina Haxhiymeri   This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Zv/Dekane e Fakultetit të Shkencave të Edukimit

Prof.Asc.Dr. Pranvera Gjoci This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Departamentet

Departamenti i Metodologjisë së Mësimdhënies

Përgjegjëse: Prof.As.Dr. Florinda Tarusha

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  

Departamenti i Edukimit Qytetar

Përgjegjës: Dr. Armando Shëngjergji

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Departamenti i Edukimit fizik dhe Sportit

Përgjegjës: Dr. Edmond Biçoku

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  

Departamenti i Shkencave Sociale

Përgjegjës: Prof. As.Dr. Elisabeta Osmani

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Departamenti i Psikologjisë

Përgjegjës: Prof. As. Dr. Piro Lazi

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  

Qendra e Kërkimit dhe Zhvillimit në Edukim

Përgjegjës: Ardjan Turku

This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Sekretaritë mësimore

 

Krye/Sekretare e Fakultetit

Majlinda Daiu   This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Sekretare

Behije Shyti   This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Juliana Cerekja This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.  

Laborante

Alketa Boriçi This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.