Rreth nesh

Në vitin 1995, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, hapet dega administrim-biznes, në vitin 2001 hapet dega financë-kontabilitet. Këto degë çuan në hapjen e Fakultetit Ekonomik në vitin 2002, në të cilin u lëshuan diplomat me tituj:

1. Administrator biznesi, profili specialist marketingu

2. Administrator biznesi, profili menaxher biznesi

3. Financë- kontabilitet, profili financier

4. Financë-kontabilitet, profili kontabilist.


Kërkesa gjithnjë e në rritje për ndjekjen e studimeve të larta në fushën e ekonomisë solli hap pas hapi zhvillimin e këtij fakulteti, hapjen e programeve të reja të studimit me kohë të plotë dhe të pjesshme, për të plotësuar nevojat e tregut të punës, për të kualifikuar e më pas diplomuar studentë sipas profileve të studimeve në ekonomi. Në vitin akademik 2003-2004 në këtë fakultet hapen për herë të parë dy programe studimi me kohë të pjesshme: “Administrim-biznes” dhe “Financë-kontabilitet”. Në vitin 2004 hapet programi i studimit me kohë të plotë “Ekonomia dhe e drejta”, përmbajtja shkencore e të cilit vjen nga një gërshetim i shkencave ekonomike dhe ato juridike. Që prej vitit 2011 të diplomuarve në këtë fakultet apo në fakultete të tjera të ngjashme me të u është ofruar mundësia e ndjekjes së studimeve të ciklit të dytë në “Master profesional” dhe “Master i shkencave”. Vit pas viti FE është pasuruar me programe të reja studimi, të cilat ndihmojnë në formimin profesional e shkencor të studentëve. Vetëm në vitin akademik 2013-2014 janë hapur edhe dy programe të reja studimi të ciklit të parë me kohe të plotë në “Shkenca juridike në biznes” dhe “Shkenca juridike në sektorin publik”, një program bachelor me kohë të pjesshme në “Informatikë ekonomike”, si dhe një program në Master profesional në po të njëjtën fushë, “Informatikë ekonomike” .

Aktualisht Fakulteti Ekonomik, në tërësi ofron tetë programe studimi bachelor me kohë të plotë dhe katër programe të tilla me kohë të pjesshme. Sipas Ligjit të Arsimit të Lartë në RSH numri i krediteve për secilin program studimit të ciklit të parë është 180. Programet e studimit në “Master i shkencave” janë me 120 kredite dhe 90 kredite ato në “Master profesional”.

Studimet në “Master profesional” u vijnë në ndihmë të gjithë studentëve të cilët kanë përfunduar ciklin e parë të studimeve në arsimin e lartë. Periudha kohore për të marrë formimin e duhur në këtë program studimi është 1 vit akademik e gjysmë, duke përfshirë këtu edhe praktikën profesionale. Është e domosdoshme për çdo individ që punon në administratë publike apo biznes privat që të kualifikohet dhe specializohet në sektorin e tij të punësimit.

Master-i i shkencave, ndryshe nga ai profesional, zgjat dy vite akademike dhe ndjekja e tij është e domosdoshme për të gjithë studentët që synojnë një karrierë akademike dhe kërkojnë të ndjekin studimet e ciklit të tretë, të doktoratës. Deri në vitin 2007, periudha kohore për përfundimin e studimeve të ciklit të parë ka qenë katër vite akademike për të dyja format e studimit, me kohë të plotë dhe të pjesshme. Nga viti 2008 e më tutje, me zbatimin e Procesit të Bolonjës në sistemin tonë arsimor, cikli kohor i studimeve për kohën e plotë u reduktua në tri vite akademike.

Programet e studimit Bachelor qe ofron FE

1- Administrim - Biznes

2- Finance - Kontabilitet

3- Ekonomia dhe E drejta

4- Informatike Ekonomike

5- Ekonomi Turizem

6- Administrim-Biznes dhe Inxhinieri

7- Shkenca Juridike ne Sektorin Publik

8- Shkenca Juridike ne Biznes

si dhe programet e studimi Master Profesional dhe Shkencor:

1- Master Profesional ne Finance

2- Master Profesional ne Kontabilitet

3- Master Profesional ne Administrim - Biznes

4- Master Profesional ne Marketing

5- Master Profesional ne Informatike Ekonomike

6- Master Profesional ne Ekonomia dhe e Drejta ne Sektorin Publik

1- Master i Shkencave ne Drejtim Bankar

2- Master i Shkencave ne Kontabilitet dhe Auditim

3- Master i Shkencave ne Menaxhim

4- Master i Shkencave ne Marketing

5- Master i Shkencave ne Ekonomia dhe e Drejta ne Tregjet Nderkombetare

Fakulteti Ekonomik eshte nje nga fakultetet me te rinj te UE, por me cilesine e tij dhe kerkesat e studenteve per keto programe studimi, tashme eshte nje nga fakultetet me te kerkuara te UE.

Infrastruktura
Fakulteti Ekonomik ndodhet ne afersi te 'Parkut Rinia' te qytetit te Elbasanit. Tashme i rikonstrukturuar totalisht si dhe i zgjeruar me nje godine te re dhe moderne. Ne mjediset e tij ka tre laboratore kompjuterike, internet Wi-Fi, salle konferencash, biblokteke si dhe hapesira te konsiderueshme ne mjedise qe u sigurojne studenteve te gjitha kushtet e duhura per nje mbarevajtje te mesimit ne kushte moderne dhe te nje ambienti shlodhes.

Stafi akademik
Niveli akademik dhe shkencor i stafit eshte nje tjeter pike kyce e suksesit te fakultetit tone, i cili eshte nga me te pergatiturit ne fushat perkatese. Vecori e fakultetit tone eshte se promovojme punesimin e pedagogeve qe kane mbaruar shkollen jashte vendit dhe aktualisht nje pjese e stafit tone jane te shkolluar jashte.

Pse te studiojme ne FE
Ne i pajisim studentet me njohuri cilesore dhe bashkekohore qe te mundesojne vazhdimin e studimeve te thelluara ne nivele me te larta studimore.Nje nder kerkesat me te medha te tregut eshte per specaliste te ndryshem te fushave ekonomike: menaxhere, marketere, financiere dhe ekonomiste te pajisur me njohuri te thelluara ne fushat e te drejtave tregtare apo dhe te Informatikes. Me ndryshimet e vazhdueshme te tregut global dhe rritjen e vazhdueshme te ekonomise se tregut, kerkesa per specialiste ekonomie do jete gjithnje e ne rritje.

Studimet ne FE : Nje prespektive e re per nje karriere te suksesshme.

Struktura e FE

Dekan i Fakultetit Prof. Asoc. Dr. Imelda Sejdini

Zv/Dekan: Dr. Albana Kacollja


1- Departamenti i 'Administrim - Biznes'

 

Pergjegjes i departamentit Prof. Asoc. Dr. Ali Turhani

1.    Prof. Asoc. Dr. Imelda Sejdini

2.    Prof. Asoc. Dr. Nada Krypa

3.    Dr. Albana Kacollja

4.    Dr. Miresi Cela

5.  Dr. Teuta Balliu

6.  Prof. Asoc. Dr. Gjergji Shqau

 

2- Departamenti i 'Finance - Kontabilitet'

 

Pergjegjes i departamentit Prof. Asoc. Dr. Altin Idrizi 

1.    Dr. Anila Cekrezi (Voci)

2.    Dr. Shqiponja Acka

3.    Dr. Marsel Sulanjaku

4.    Dr. Ali Shingjergji

5.    Dr. Eliona Gremi

6.    Dr. Ardita Todri

7.  Prof. As. Dr. Marsida Ashiku

8.    Dr. Marsida Kenuti

9.  Dr. Valbona Ballkoçi   

 

3- Departamenti i 'Ekonomiksi'

 

Pergjegjes i departamentit Prof. Asoc. Dr. Alketa Vangjeli

1.    Msc. Kladiola Gjini

2.    Msc. Suela Hajdari

3.    Msc. Jonida Bicoku

4.    Dr. Manjola Tavanxhiu

5.    Dr.  Xhensila Sinani

6.    Msc. Doris Madhi

7.    Msc. Megi Marku

8.  Dr. Ina Sejdini

 

4- Departamenti i ‘Se Drejtes'

 

Pergjegjes i departamentit Prof. Asoc. Dr. Rezarta Tahiraj

1.    Prof. Asoc. Dr. Arber Gjeta

2.    Dr. Blendi Himci

3.    Dr. Robert Gajda

4.    Dr. Artan Spahiu

5.    Dr. Aida Llozana

6.    Msc. Arsim Berisha

7.    Msc. Ornela Taci

8.    Msc. Silvana Dode

9.    Dr. Anduena Gjevori

 

5- Departamenti 'Marketing Inxhinieri'

 

Pergjegjes i departamentit Prof. Asoc. Dr. Shpetim Cerri

1.    Prof. Asoc. Dr. Agim Anxhaku

2.    Dr. Ardian Durmishi

3.    Prof. Asoc. Dr. Elvira Fetahu

4.    Dr. Elsa Gega

5.    Msc. Alda Gaspari

6.    Dr. Mimoza Kotollaku

 

6- Stafi administrativ

 

Kryesekretare: Arjana Papamihali
Sekretare: Flutura Bebeti, Elsona Shevroja
Laborant: Orgen Bardhi, Jonid Hatellari
Bibliotekare