Leksion i hapur i Prof. Dr Emine Sadikut

 

 Abstractum pro concreto, mbi veçoritë dhe prurjet në tekst të emrave prejfoljorë abstraktë në prozën e Ismail Kadaresë, ishte titulli i leksionit të hapur që prof. dr. Emine Sadiku mbajti më 29.03.2016.  Objekt i këtij referati ishin emrat prejfoljorë abstraktë në veprën e Kadaresë, veçanërisht emrat prejfoljorë të veprimit. Ato u  analizuan në aspektin e ndërtimit të formimeve  të tyre, kuptimit të përgjithshëm leksikor dhe funksionit e përdorimit të  këtyre formimeve në tekstet letrare. Prurjet e veçanta dhe veçoritë e formimeve prapashtesore në shqyrtim, lidhen me dukurinë e transpozicionit. Me transpozicion kuptohet”formimi i një njësie nominale për një koncept të ri në kuadrin e një koncepti ekzistues”. Emrat prejfoljorë abstraktë  kanë densitet semantik, ngjeshje semantike dhe për shkak të përbërjes kuptimore me komponente dyfarëshe: sema që rrjedhin nga foljet pëgjegjëse dhe sema që lidhen me statusin e fituar të emrit. Dendësimi vjen gjithashtu nga kompensimi i elementëve modale dhe temporale që humbin gjatë formimit të emrit abstrakt deverbal.

Përdorimi i dendur i emrave prejfoljorë abstraktë në prozën e I. Kadaresë është tregues i komponentit abstragues në receptivin dhe paraqitjen artistike të botës nga autori. Mund të thuhet që nxitja mendore, shtysa e brendshme drejt abstraksionit dhe ekspresionit janë tiparet të stilit kadarean që zhvillohet në teknika rrëfimi

Java e gjuhësisë

Java e gjuhësisë
26.10.2015 – 31.10.2015

Departamenti i Gjuhësisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike e Ballkanologjike organizuan “Javën e gjuhësisë”.
E hënë 26.10. 2015, ora 12:00
Fjala hapëse e “Javës së gjuhësisë” nga Përgjegjësi i Departamentit të Gjuhësisë Prof. as. dr. Albert Riska.
Fjalë përshëndetëse nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Prof. Dr. Liman Varoshi.
Fjalë përshëndetëse nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Prof. Dr. Roland Gjini.
Promovim i librit “Gramatikë e gjuhës shqipe” të autorit Kostaq Cipo, botuar nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit. Përgatitja për botim e veprës u krye nga Dr. Lura Turhani dhe Msc. Resul Telhaj nën përkujdesjen e Prof. as. dr. Albert Riskës.
Në promovim shprehën mendimet e tyre për veprën Prof. as. dr. Albert Riska, drejtuesi i projektit, Dr. Lura Turhani, mbi çështje të morfologjisë, dhe Msc. Resul Telhaj mbi trajtimin e sintaksës së gjuhës shqipe prej prof. Kostaq Cipos.
Diskutuan mbi veprën edhe Prof. dr. Tomorr Plangarica, Prof. as. dr. Kujtim Bevapi dhe Prof. dr. Emine Sadiku.
Në promovim mbajti një fjalë falënderuese edhe zonja Mimoza Ceka (Cipo), e bija e prof. Kostaq Cipos.
 
E martë 27.10.2015, ora 11:00
Promovimi i librave të Prof. dr. Emine Sadiku “Albanish – Übungsbuch”, “Grammatisches Wörterbuch für Albanisch, eine grammatische-lexikographische Zusammenstellung”.
Në promovim shprehën mendimet dhe vlerësimet për veprat përkatëse Prof. dr. Tomorr Plangarica, Dr. Leonard Dauti dhe Dr. Lura Turhani.
Diskutuan mbi veprat dhe ndihmesën e prof. Sadikut në lëmin e gjuhësisë dhe të mësimdhënies së shqipes si gjuhë e huaj edhe Prof. dr. Abdulla Ballhysa, Prof. as. dr. Kujtim Bevapi dhe PhD kandidate Ruzhdi Stringa.
Në mbyllje autorja mbajti edhe një fjalë falënderuese.

E mërkurë 28.10.2015, ora 11:00
Promovim i librit “Gjuhësi … … gjuhësore” të Prof. Dr. Remzi Përnaskës.
Në këtë promovim u mbajt një fjalë përshëndetëse nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Prof. Dr. Liman Varoshi.
Në promovim shprehën mendimet dhe vlerësimet për veprat përkatëse Prof. dr. Tomorr Plangarica, Prof. as. dr. Teuta Toska dhe Dr. Leonard Dauti.
Diskutuan mbi veprën Prof. as. dr. Mustafa Karapinjalli dhe Prof. as. dr. Kujtim Bevapi.
Fajlë mirënjohëse dhe përshëndetëse për autorin u shprehën edhe prej Prof. Dr. Hëna Pasho.
Veprimtaria u mbyll me fjalën falënderuese të Prof. dr. Remzi Përnaskës.
E enjte 29.10.2015, ora 11:00
Promovim i librit “Hyrje në metodologjinë e kërkimit shkencor (shkencat gjuhësore)” të Prof. Dr. Mehmet Çelikut.
Në këtë promovim u mbajt një fjalë përshëndetëse nga Rektori i Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, Prof. Dr. Liman Varoshi.
Në promovim shprehën mendimet dhe vlerësimet për veprat përkatëse Prof. Dr. Ymer Çiraku, Prof. as. dr. Kujtim Bevapi, Prof. as. dr. Elvira Lumi dhe Msc. Resul Telhaj.
Diskutuan mbi veprën Prof. Dr. Tomorr Plangarica, Phd kandidate Ruzhdi Stringa dhe piktori, bashkëmoshatar i autorit, Xhemal Lufta.
Në mbyllje autori, Prof. Dr. Mehmet Çeliku, mbajti një fjalë përshëndetëse.

E premte 30.10.2015 – e shtunë 31.10.2015
U zhvillua Konferenca Shkencore Mbarëkombëtare “Mehmet Çeliku – personalitet i gjuhësisë shqiptare”, për nder të 80-vjetorit.
Data 30. 10. 2015, ora 09:00
Ceremonia e hapjes, UE (godina qendrore), auditori nr. 107.

Fjalë përshëndetëse:
- Rektori i Universitetit “A. Xhuvani”, Prof. Dr. Liman Varoshi.
- Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Akademik Flora Dado.

Falënderim i rastit nga Prof. Dr. Mehmet Çeliku.
Referati mbi kontributin e prof. Mehmet Çelikut u mbajt nga Prof. as. dr. Albert Riska.

Në këtë konferencë u paraqitën 58 kumtesa të profesorëve, punonjësve shkencorë e pedagogëve të universiteteve të Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë, si dhe prej studiuesve të gjuhës shqipe nga trevat shqiptare të Malit të Zi. Punimet u ndoqën me interes përgjatë dy ditëve nga intelektualë të qytetit të Elbasanit, profesorë e studentë.
Dt. 31.10.2015  
Biblioteka UE, auditori nr. 003.
Ceremonia e mbylljes. Ora 13:00.

Leksion i hapur i Prof.As.Dr. Ylli Cerova


Më datë 27.04.2015 prof.as.dr Ylli Cerova zhvilloi një leksion të hapur, duke thelluar më tej hipotezën e hedhur në leksionin e  hapur I, mbi vendodhjen e Clodian-ës antike. Profesori analizoi arkeologjikisht fazat e ndërtimit të urës romake të Topciasit, të urave romake në Mirakë, si dhe sistemin rrugor të kësaj periudhe në trevën e Elbasanit. Gjatë ekspeditave përnjohëse në terren u evidentua traseja romake përgjatë përroit të Kushës, e cila të orienton në Qafën e Krrabës (Qafa e Krrabës, e cila  ndodhet mbi tunelin e rrugës së re Elbasan-Tiranë), për të vijuar më tej në fushën e Tiranës, Lisus, Scod-ër. Si rrjedhojë e këtij studimi prof. Cerova mbron hipotezën e vendodhjes së Clodian-ës antike pranë lumit Shkumbin, në Fushë-mbret.

Një tjetër problematike është ajo e rishqyrtimit të kohës së ndërtimeve të stacioneve antike të Via Egnatia-s (treva Elbasan).

Arkeologu Cerova hedh hipotezën se qyteti i Valmit i periudhës së vonë bizantine, duhet kërkuar në pjesën jugore të Elbasanit të sotëm, aty ku gjendet xhamia e Nazireshës.

Prof.Dr. Emine Sadiku leksion te hapur me teme “Kufijtë e gjuhës sime janë kufijtë e botës sime”

Kufijtë e gjuhës sime janë kufijtë e botës sime, kështu ishte titulluar referati (leksioni i hapur) që prof.dr Emine Sadiku mbajti më 10.04.2015. Titulli i materialit të referuar është thënia proverbiale e Ludvig Wittgenstein-it. Kjo thënie ka ngjallur e ndezur shumë diskutime, interpretime, kritika e vlerësime. Thënia është nxjerrë nga vepra  “Tractatus logico-philosophicus” e Wittgenstei-it, botuar në vitin 1921. Në referat u analizua tërë kjo vepër e Wittgenstein-it, konceptet dhe teoritë e tij. Konceptet themelore: bota, gjuha, mendimi u paraqitën të tilla siç janë interpretuar nga vlerësues të ndryshëm të kësaj vepre dhe nga vetë referuesja. Në referat u theksua se Wittgenstein-i dhe vepra e tij nuk mund të kuptohen jashtë sfondit filozofiko-historik ku ai filozofoi dhe shkroi. Për nga pikëpamjet shkencore ai i përkiste shkollës së filozofisë analitike, rryma më e fuqishme filozofike e shekullit të kaluar. Si filozof analist ai shpalli si objekt qëndror studimi gjuhën. Metoda e tij analizuese e përshkruese ishte krejt logjike. Në pikëpamje logjike ai arrin të provojë që kufijtë e gjuhës, mendimit dhe botës përputhen. Por mbetet ende për të provuar nëse bota është krejt ajo që jep Wittgenstein-i, e përbërë nga fakte, konstelacione objektesh dhe objekte. Vepra e Wittgenstein-it është një studim filozofik për një gjuhë formale, ideale. Por a  ekziston një gjuhë e tillë.Reflektimet rreth pyetjeve të tilla bënë që Wittgenstein-i të ndërrojë bindje për objektin e tij filozofik, gjuhën.   

 

Leksion i hapur i Prof.Asc.Dr. Kujtim Bevapi

Besimet fetare dhe toleranca në qytetin e Elbasanit e në  trevat e tij është tema e leksionit të hapur mbajtur nga prof.as.dr Kujtim Bevapi më 25.05.2015 në ambientet e Bibliotekës së UE.

Përhapja e krishtërimit   në Iliri  ka  nisur  që  në   shek. I dhe  ka  përfunduar    në  shek. VI  i  cili  ka  kaluar  në  disa  faza si: përhapja ilegale (shek.  I-III) dhe  më  pas përhapja  e  përqafimi i krishtërimit  si  fe legale e  më vonë   zyrtare   si  dhe  predikimi në  gjuhën  amtare. Shekulli VII-XI karakterizohet nga  prirjet për  ndarjen e  kishës ndërsa  pas  shek. XI ishte  faza  e  luftës ndërmjet   dy  kishave  romake dhe  asaj  binzantine  për të  ruajtur  zonat e  influencës.Në Elbasan    janë të  njohura   bazilika e Tepes, e  Bezistanit  që  përkasin  shek. IV-V, VI, e Klosit  shek. XIII-XIV, kisha katolike e “Shën Pjetrit” në Mamël (1300 -1592), në Mollagjesh (1400-1600). Ndër faltoret e  krishtera ortodokse të përmendura janë: Kisha e Shën Kollit në Shelcan (para  1554), Kisha   e  Shën e Premtes  në  Valësh (1554), Kisha  e Shën  Mërisë  në   Elbasan (shek. XVII) etj. Mbas  pushtimit  osman,  me rritjen  e  procesit  të  islamizmit,  Elbasani   në  fund të shek.  XVI si  qytet kishte  rreth 75 %   të  popullsisë të  islamizuar.  Ndër faltoret  më  të  hershme muslimane  përmendet  Xhamia  e  Sulltan Fatihut (1466), Xhamia Mbret (1492), Xhamia e Nazireshës (1599),  Xhamia  e  Ballies (1608)  etj. Historia e  Elbasanit dhe  trevave  të  tij në  periudhën moderne e  bashëkohore paraqet një  numër  të  madh  kontributesh në  të  mirë  të  tezës së  një  tolerance fetare  thelbësore të  realizuar  nga  shoqëria  e  tij   në  veçanti,  ashtu  si  dhe  ajo  shqiptare  në  përgjithësi.Qytetaria e Elbasanit  ka  ditur të  japë  shembullin e  një  ndërgjegjeje kombëtare  që  i  ka  rezistuar  konflikteve  të  tyre  fetare. 

Në aktivitetet arsimore e kulturore kombëtare si “Kongresi i Manastirit (1908), “Kongresi i Elbasanit”, (1909), hapjen e Shkollës Normale, në tubimet e protestat e organizuara për alfabetin latin të gjuhës shqipe, ngritjen e flamurit dhe në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare 1912 në Elbasan, të gjithë së bashku, myslimanë e të krishterë u bashkuan për t’i dalë Zot kombit e atdheut.

 

Leksion i hapur

Arkeologët dhe studiuesit kanë përcaktuar pozicionin gjeografik të Clodian-ës në Peqinin e sotëm.  Por a janë të sakta e të mjaftueshme të dhënat e deritanishme në lidhje me këtë vendndodhje? Po origjina e Vicus Skampis-it ku është?

Nisur nga këto pyetje, prof.as.dr. Ylli Cerova në bashkëpunim me departamentin e Historisë e Gjeografisë, në formën e një leksioni të hapur më datë 11.12.2014, hedh hipotezat e tij mbi pozicionin gjeografik të Clodian-ës e origjinën e Vicus Skampis-it. Studim ky i bazuar në të dhënat e përfituara nga ekspeditat përnjohëse dhe gërmimet arkeologjike të bëra nga prof.as.dr. Cerova.