Historiku i QSAB "Aleks Buda"

Me hapjen e ciklit III të studimeve doktorale “Doktoratë në albanologji” me dy profile: histori e gjuhësi, në Fakultetin e Shkencave Humane u nxit krijimi i një qendre kërkimore si njësi e përbashkët e kërkimit shkencor, e cila do t’i bashkëngjitej, duke i ardhur edhe në ndihmë shkollës doktorale. Më 03.03.2011 Këshilli i Fakultetit të Shkencave Humane vendosi krijimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike (QSAB) "Aleks Buda" pranë këtij fakulteti. Më 15.11.2013 Këshilli Administrativ mori vendimin për hapjen e qendrës. Drejtori i parë i QSAB-së "Aleks Buda" u emërua prof. as. dr. Ylli Cerova. 

Qëllimi i QSAB-së "Aleks Buda" është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizua, duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare e  ndërkombëtare, studentëve dhe kërkuesve shkencorë.