Leksion i hapur i Prof.As.Dr. Ylli Cerova


Më datë 27.04.2015 prof.as.dr Ylli Cerova zhvilloi një leksion të hapur, duke thelluar më tej hipotezën e hedhur në leksionin e  hapur I, mbi vendodhjen e Clodian-ës antike. Profesori analizoi arkeologjikisht fazat e ndërtimit të urës romake të Topciasit, të urave romake në Mirakë, si dhe sistemin rrugor të kësaj periudhe në trevën e Elbasanit. Gjatë ekspeditave përnjohëse në terren u evidentua traseja romake përgjatë përroit të Kushës, e cila të orienton në Qafën e Krrabës (Qafa e Krrabës, e cila  ndodhet mbi tunelin e rrugës së re Elbasan-Tiranë), për të vijuar më tej në fushën e Tiranës, Lisus, Scod-ër. Si rrjedhojë e këtij studimi prof. Cerova mbron hipotezën e vendodhjes së Clodian-ës antike pranë lumit Shkumbin, në Fushë-mbret.

Një tjetër problematike është ajo e rishqyrtimit të kohës së ndërtimeve të stacioneve antike të Via Egnatia-s (treva Elbasan).

Arkeologu Cerova hedh hipotezën se qyteti i Valmit i periudhës së vonë bizantine, duhet kërkuar në pjesën jugore të Elbasanit të sotëm, aty ku gjendet xhamia e Nazireshës.

Prof.Dr. Emine Sadiku leksion te hapur me teme “Kufijtë e gjuhës sime janë kufijtë e botës sime”

Kufijtë e gjuhës sime janë kufijtë e botës sime, kështu ishte titulluar referati (leksioni i hapur) që prof.dr Emine Sadiku mbajti më 10.04.2015. Titulli i materialit të referuar është thënia proverbiale e Ludvig Wittgenstein-it. Kjo thënie ka ngjallur e ndezur shumë diskutime, interpretime, kritika e vlerësime. Thënia është nxjerrë nga vepra  “Tractatus logico-philosophicus” e Wittgenstei-it, botuar në vitin 1921. Në referat u analizua tërë kjo vepër e Wittgenstein-it, konceptet dhe teoritë e tij. Konceptet themelore: bota, gjuha, mendimi u paraqitën të tilla siç janë interpretuar nga vlerësues të ndryshëm të kësaj vepre dhe nga vetë referuesja. Në referat u theksua se Wittgenstein-i dhe vepra e tij nuk mund të kuptohen jashtë sfondit filozofiko-historik ku ai filozofoi dhe shkroi. Për nga pikëpamjet shkencore ai i përkiste shkollës së filozofisë analitike, rryma më e fuqishme filozofike e shekullit të kaluar. Si filozof analist ai shpalli si objekt qëndror studimi gjuhën. Metoda e tij analizuese e përshkruese ishte krejt logjike. Në pikëpamje logjike ai arrin të provojë që kufijtë e gjuhës, mendimit dhe botës përputhen. Por mbetet ende për të provuar nëse bota është krejt ajo që jep Wittgenstein-i, e përbërë nga fakte, konstelacione objektesh dhe objekte. Vepra e Wittgenstein-it është një studim filozofik për një gjuhë formale, ideale. Por a  ekziston një gjuhë e tillë.Reflektimet rreth pyetjeve të tilla bënë që Wittgenstein-i të ndërrojë bindje për objektin e tij filozofik, gjuhën.   

 

Leksion i hapur

Arkeologët dhe studiuesit kanë përcaktuar pozicionin gjeografik të Clodian-ës në Peqinin e sotëm.  Por a janë të sakta e të mjaftueshme të dhënat e deritanishme në lidhje me këtë vendndodhje? Po origjina e Vicus Skampis-it ku është?

Nisur nga këto pyetje, prof.as.dr. Ylli Cerova në bashkëpunim me departamentin e Historisë e Gjeografisë, në formën e një leksioni të hapur më datë 11.12.2014, hedh hipotezat e tij mbi pozicionin gjeografik të Clodian-ës e origjinën e Vicus Skampis-it. Studim ky i bazuar në të dhënat e përfituara nga ekspeditat përnjohëse dhe gërmimet arkeologjike të bëra nga prof.as.dr. Cerova.

 

Aleks Buda dhe studimet albanologjike

Thirrje  për pjesëmarrje
Universiteti “A. Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe me pjesëmarrjen e studiuesve nga universitetet dhe institutet kërkimore shkencore të të gjithë botës shqiptare si dhe të albanologëve të huaj në Europë dhe më gjerë, në kuadër të 105 vjetorit të lindjes së akademikut Aleks Buda
Organizon
Konferencën Shkencore Ndërkombëtare

“Aleks Buda dhe studimet albanologjike”
Konferenca do të mbahet më 20 maj 2016 në ambientet e Universitetit “ A. Xhuvani”  Elbasan.
Konferenca do të ketë një seancë plenare dhe dy panele.

Tematika
-    Lashtësia shqiptarëve dhe burimi gjenetik i popullit shqiptar. Kush janë shqiptarët? Etnogjeneza e shqiptarëve sipas disa shkollave të albanologjisë dhe sipas mendimit të Aleks Budës.
-    Arbëria në shekujt e humanizmit europian. Teza dhe kundërteza lidhur me periudhën e  mesjetës. Statutet e qyteteve shqiptare, familjet e mëdha, formacionet parashtetërore.
-    Monumentet e mëdha të trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar dhe mendimi i Aleks Budës: eposi dhe kanunet.
-    Karakterizimi i epokës së Skënderbeut dhe i protagonistit të saj Gjergj Kastriotit në mendimin e Aleks Budës. Pikëpamje dhe kundërpikëpamje mbi qëndresën arbërore antiosmane. Aleancat dhe strategjitë e Gjergj Kastriotit.
-    Historiografia europiane në gjysmën e parë të shek. XX (shkolla, drejtime e pikëpamje) dhe formimi i Aleks Budës në këtë kontekst kohor si historian.
-    Historiografia europiane e gjysmës së parë të shek. XX dhe studimi i problematikave që kanë të bëjnë me etnogjenezën shqiptare.
-    Paradigma e albanologjisë në gjysmën e dytë të shek. XX dhe roli i Aleks Budës.
-    Aleks Buda si njohës i problemeve të minoriteteve në hapësirën ballkanike.
-    Aleks Buda dhe kulturologjia shqiptare.
-    Jeta dhe idetë e panjohura jokonformiste të Aleks Budës sipas shënimeve të botuara pas vdekjes.
-    Aleks Buda dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
-    Aleks Buda dhe Instituti i Historisë.
-    Aleks Buda intelektual, polemist, koleg, drejtues kërkimesh, mik e njeri.


Ftohen të gjithë kërkuesit shkencorë që njohin në tërësinë e saj veprimtarinë e shumë anshme të Aleks Budës dhe që kanë interes për pjesëmarrje të propozojnë titullin e kumtesës dhe një shkurtimore prej 250 fjalësh deri në 10 mars 2016 në adresë të Silva Belegut This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose të Hysen Shabanaj This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Një bord shkencor i përbërë nga specialistë të mirënjohur të veprimtarisë së Budës, të brendshëm dhe të jashtëm, do të shqyrtojë me përgjegjësi të gjitha propozimet tuaja dhe pasi të jeni njoftuar për pjesëmarrje do të hartojë programin përfundimtar të veprimtarive.
Shpenzimet për akomodim i referuesve nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë si dhe nga diaspora (ushqim dhe fjetje) janë të organizatorit për dy net.
Për studiuesit që vinë nga Evropa do të përballohen edhe shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimi shtrihet në tri net.
Thirrja për pjesëmarrje do të botohet edhe në  website-in e universitetit “ Aleksandër Xhuvani”
                                                                                                                         

                                                                                                            Rektori                                   

                                                                                                   Liman  Varoshi






Call for Proposal
“Aleksander Xhuvani” University, in cooperation with Albanian Studies Centre in Tirana and with the participation of scholars from all the universities and research centers of the Albanian influence  and as  well of foreign scholars of Albanian studies in Europe and broader on the occasion of the 105th anniversary of the Academic Aleks Buda
Organizes:
The International Scientific Conference
“Aleks Buda and the Albanian Studies”
The conference will be held on May 20, 2016 at “Aleksander Xhuvani” University.
The conference will be composed of a plenary and two panels.
Topics:
-    Antiquity of Albanians and genetic source of the Albanians. Who are the Albanians? Ethno genesis of Albanians according some schools of Albanology and according to the thought of Aleks Buda.
-    Arberia in the centuries of European Humanism. Statements and anti statements related to medieval period. Statutes of Albanian families, big families, pre-state formations.
-    Big monuments of the spiritual heritage of the Albanians and the thought of Aleks Buda: Epos and Kanun.
-    The characterization of the Skanderbeg period and its protagonist Gjergj Kastrioti in the thought of Aleks Buda. Pro and against viewpoints on the Arberor anti ottoman fight. Alliances and strategies of Gjergj Kastrioti.
-    European historiography in the first half of the XX century (schools, streams, viewpoints) and the education of Aleks Buda in this time context as a historian.
-    European historiography in the first half of the XX century and the study of the problematics related to Albanian ethno genesis. 
-    Paradigm of Albanology in the second half of the XX century and the role of Aleks Buda.
-    Aleks Buda as an expert of the minority issues in the Balkans area.
-    Aleks Buda and Albanian culturology.
-    Unknown and non conformist life and ideas of Aleks Buda according to the notes published after his death.
-    Aleks Buda and the Science Academy of Albania.
-    Aleks Buda and the Institute of History.
-    Aleks Buda as an intellectual, polemist, colleague, research leader friend and human.
All the researchers who are acquainted with the activity of Aleks Buda and interested are invited to send a proposal topic with an abstract of 250 words until March 10th, 2016 on the address of Silva Belegu: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. or of Hysen Shabanaj This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
A scientific board composed of specialists on the well known field of activity of Aleks Buda, national and international will review all your proposals and after informing you on the participation will compile the final program of the activities.
Accommodation expenses (food and hotel) for two nights of the speakers from north or south of Albania as well from the Diaspora will be covered by the organizers.
For the researchers coming from Europe travel expenses and accommodation for three nights will be covered.
The call will be published as well on the website of the university “Aleksander Xhuvani”.
                                                                                           

                                                                                                                                        R E C T O R
                                                                                                                                        Liman Varoshi

Promovimi i librit

Më datë 12.11.2014 në ambientet e bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Xhuvani” u bë promovimi i “Enciklopedisë Antologjike e Mendimit Shqiptar 1807-1957”, të studiuesit Ndriçim Kulla. Ky promovim u realizua nga anëtari i QSAB-së, rektori Prof. dr Liman Varoshi. Në këtë promovim morën pjesë studentë e profesorë të këtij universiteti dhe intelektuale elbasanas. Prof. dr. Liman Varoshi vlerësoi maksimalisht këtë vepër dhe praninë e saj në fondin albanologjik. “Studimi shkencor ngelet një përparësi në institucionin tonë”. - përfundoi rektori. Duke marrë fjalën me këtë rast Prof. as. dr. Kujtim Bevapi, anëtar i QSAB- së, theksoi vlerat antologjike, historike, filozofie, politike, gjuhësore dhe kulturore të kësaj enciklopedi-antologjie, të dhëna përmes autorëve më të spikatur të mendimeve shqiptare. “E gjithë vepra përbëhet nga 75 autorë me 1778 faqe. Një vepër madhore që sjell kontribut në jetën akademike dhe kulturore të vendit,”- u shpreh Prof. as. dr. Bevapi. Prof. as. dr. Ylli Cerova, përgjegjës i QSAB-së, u përqendrua në bashkëpunimin e kësaj qendre me studentët me të mirë të këtij universiteti, si pjesëtarë të projekteve shkencore. Ai vuri theksin në praninë e librit digjital në bibliotekën e UNIEL-it. Studiuesi Ndriçim Kulla bëri një paraqitje të përmbledhur të veprës së tij, e cila përfshin një hark kohor prej 150 vjetësh. Në fund të veprimtarisë, z. Kulla dhuroi një kopje të veprës (tre vëllimet) QSAB-së.

Foto

Veprimtari Doktoratura

Njoftim
Provimi për provën përfundimtare të doktoraturës, profili gjuhësi, do të
zhvillohet në datën 21. 07.2015, në orën 09:00
Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë programin e provimit pranë zyrës së Përgjegjësit të Departamentit të Gjuhësisë,
Prof. as. dr. Albert Riska

Veprimtari
Më 06.07.2015 në ambientet e Bibliotekës të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, salla 003, Departamenti i Gjuhësisë organizoi konferencën shkencore me temë “Prurje të reja në kërkime gjuhësore”. Pjesëmarrës në këtë konference ishin doktorantët e Shkollës doktorale të Fakultetit të Shkencave Humane, profili Gjuhësi.  Kjo konference u organizua nga prof. as.dr Albert Riska, prof.as.dr Abdullah Ballhysa, dr. Leonard Dauti, dr. Teuta Toska. 
Referuan:
Anisa Çuni, Rreth zbatimit të normës drejtshkrimore në mediet masive.
Ardita Dylgjeri, Kohezioni dhe koherenca në ligjërimin politik parazgjedhor në Shqipëri.
Armand Omeri, Terminologjia gjuhësore në punimet shkencore për kompozitat (fjalët e përbëra).
Blerina Kraja, Rreth së kryerës së thjeshtë të mënyrës dëftore në përmbledhjen “Visaret e Kombit” II.
Dedë Qokaj, Shqyrtime onomastike nga treva e Nikaj-Mërturit.
Edesa Paheshti, Mënyra habitore në shqipe dhe shprehja e habisë në gjermanisht.
Elona Gjata, Ë-ja fundore e patheksuar te disa autorë të vjetër të letërsisë shqipe (Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani).
Entela Shingjergji, Disa risi leksikore dhe semantike në ligjërimin e të rinjve.
Eva Papamihali, Terminologjia e urbanistikës në gjuhen shqipe.
Gidiola Hysa, Bashkimet sinagmatike në frazën popullore në gjuhën shqipe.
Hysnie Haxhillari (Hyska), Mbi determinantët e sintagmave determinative në gjuhën shqipe
Laureta Misiri, Impakti i neologjizmave në pasurimin e gjuhës shqipe i krijimtarisë së Agron Tufës.
Ledia Kazazi, Teoritë e gjuhësisë konjitive si alternativë për interpretimin e tekstit.
Lediona Lumi, Neologjizmat në gjuhën e politikës.
Luljeta Prençi, Jolanda Bibaj, Efekti i sintagmave poetike mbiemërore tek “Pasqyrat e Narcizit”.
Majlinda Ismaili Mahmudi,  Huazimet më të zakonshme në gjuhën shqipe: emrat, mbiemrat apo foljet.
Marinela Pjetri, Disa veçori gjuhësore të përgjithshme në veprën e At Zef Pllumit.
Merita Ballici, Kuptimi i papërcaktuar në publicistikën tonë.
Nertila Zani, Teksti argumentues dhe veçanti të tij në ligjërimin politik në periudhë zgjedhjesh.
Resul Telhaj, Një vëzhgim mbi përdorimin e përemrave pyetës kush dhe cili në gjuhën shqipe.
Rilind Mahmudi, Paskajorja dhe emri foljor si kryefjalë dhe lidhja e tyre me kallëzuesin në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe roli semantik.
Shefqet Shyti, Vështrim krahasues i modeleve leksikalizuese të foljeve lëvizore të anglishtes dhe shqipes sipas teorisë së Leonard Talmy.
Valbona Sinanaj, Interferenca gjuhësore dhe ndryshimi fonetik në nivelin nyjëtimor.

Me shume artikuj...

  1. Historiku i QSAB "Aleks Buda"