Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Aleks Buda dhe studimet albanologjike”

Më datë 20.05.2016 në ambientet e Bibliotekës së Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Qendra e studimeve albanologjike dhe ballkanologjike (QSAB)  “Aleks Buda” zhvilloi konferencën shkencore ndërkombëtare në kuadër të 105 vjetorit të lindjes së akademikut, “Aleks Buda dhe studimet albanologjike”. Kjo konferencë u organizua nga prof. as. dr. Hysen Shabanaj. Në ceremoninë e hapjes së konferencës, Rektori i Universitetit Prof. Dr. Liman Varoshi pasi dha vlerësimin maksimal të figurës së profesor Aleks Budës, falënderoi QSAB-në,  për organizimin e kësaj konference.  Gjithashtu përshëndetën edhe Z. Agim Leka, Këshilltar i  Ministres së Arsimit dhe Sportit, Prof. Dr. Floresha Dado anëtare e  Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Znj. Tatjana Haxhimihali, vajza e profesor Aleks Budës.

U prezantuan 20 referate e studime shkencore në lidhje me veprimtarinë dhe punën e akademikut A. Buda. 

Referuan:

 

1.Dr. Agim Leka, Prof. as. dr Hysen Shabanaj, Pikëpamjet filozofike të Aleks Budës në histori dhe fushën e kulturës;

2.Prof. as. dr. Albert Riska, Problemi i etnogjenezës dhe i autoktonisë së shqiptarëve (34 vjet nga “Konferenca kombëtare për formimin e popullit shqiptar të gjuhës dhe kulturës së tij”);

3.Dr. proc. Alda Biçoku, Ndikimi i  Aleks Budës në hartimin e punimeve bibliografike mbi Skënderbeun;

4.Prof. dr. Bardhyl Demiraj, Ndryshimet e paradigmes në albanologji dhe pasqyrimi i tyre në mitet shtetformuese në hapësirën kompakte shqipfolëse;

5.Dr. proc. Dorian Koçi, Mendimi historik i Profesor Aleks Budës për historianin gjerman J. F. Falmerajer dhe disa çështje të debatueshme të Mesjetës shqiptare;

6.Dr. Edelajda Cenaj-Çepa, Aleks Buda rreth çështjes së formimit të eposit shqiptar;

7.Prof. as. dr Evalda Paci, Vepra e Marin Barletit në një perspektivë studimesh ndërdisiplinore

8.Dr. Konstantinos Giakoumis, Dr. Ilir Kalemaj, Aleks Buda, mitet komuniste rreth Kombit dhe struktura konceptuale e Muzeut Historik Kombëtar;

9.Prof. as. dr Kujtim Bevapi, Aleks Buda dhe Elbasani;

10.Prof. dr. Liman Varoshi,  Jokonformizmi i Budës përmes mendimit të tij shkencor;

11.Dr. Lucia Nadin,  Njëzet vite studime albanologjike nga Arkivi i Venecias;

12.Dr. proc. Marin Haxhimihali, Vështrim historik mbi familjen Buda. Traditë dhe vazhdimësi;

13.Prof. dr. Paskal Milo, Aleks Buda dhe diplomacia shqiptare;

14.Prof. dr. Pëllumb Xhufi, Aleks Buda dhe kthimi i shqiptarëve nga objekt në subjekt i historisë;

15.Prof. dr. Rexhep Ismajli, Prejardhja e gjuhës dhe e popullit shqiptar në reflekset e profesor Aleks Budës;

16.Prof. as. dr Rudina Mita, Akademiku  Aleks  Buda  për Lëvizjen Demokratike  të  viteve 1920-1924 në Shqipëri. 

17.Dr. Sokol Suparaku, Aleks Buda dhe kulturologjia shqiptare;

18.Prof.dr. Tomorr Plangarica, Prof. dr. Remzi Përnaska,  Uni si përvijim i personit (si dimension social i atij që ekziston për tjetrin dhe nga tjetri) përballë uni-t si individ (si qenie fizike në rrjedhë të kohës) 

(Mbi librin “ Aleks Buda, Kujtime”, të T. Haxhimihalit);

19.Prof. as. dr. Xhuljeta Kadilli, Kujtimet e profesor Aleks Budës si dokumente të mirëfillta për njohjen e historisë së qytetit të Elbasanit gjatë Rilindjes Kombëtare;

20.Dr. Xhyher Cani, Etnografia në fokusin e Budës.