Leksion i hapur i albanologes Lucia Nadin

Më 19.05.2016 në ambientet e  Bibliotekës së Universitetit “A. Xhuvanit”, albanologia veneciane Lucia Nadin mbajti një leksion të hapur me temë “Shqipëria dhe Venecia, një histori lidhjesh ndër shekuj”. Nga vetë titulli i temës studiuesja trajtoi lidhjet e pandërprera midis dy brigjeve nga shek. XIV e deri më shek. XIX.

Gjetja e testit të “Statuteve të Shkodrës” në Venecia, datuar në gjysmën e parë të shek. XIV, dha njohuri mbi historinë shqiptare të Mesjetës së Vonë. Në Venecie u zbuluar gjithashtu dokumentacioni për emigrimin e popullit shqiptar në tokat e Serenissim-ës nga shek. XV deri më shek. XVI, me skenare të reja që përshkruajnë një realitet të ndryshëm nga emigracioni arbëresh në jug të Italisë. Figura e Skëndërbeut u bë pjesë e miteve veneciane, në skenografi (statuja mbi “Bucintoro”), e  në teatër. U rigjet tragjedia e shek. XVIII shkruar për të nga Trifone Smecchia, e cila mendohej të kishte humbur.

 

 Gjithashtu prania e shumtë e fetarëve shqiptarë ndër klerët katolikë të Republikës Veneciane lidhet me botën e arteve figurative të Rilindjes Italiane, për shembull me pikturat e të madhit Paolo Veronese. Altarët e skulptorit Paolo Campsa, i cili vinte nga një familje shkodrane emigruar në Venecia, janë vlerësuar nga kritika amerikane si relikte artistike të çmueshme. Zbulimet e reja mbi “Mesharin” e Gjon Buzukut,  Marin Barletin dhe botuesin e veprave të tij Bernardino Vitale, kanë hapur rrugë të reja kërkimi në fushë e albanologjisë.