Veprimtari Doktoratura

Njoftim
Provimi për provën përfundimtare të doktoraturës, profili gjuhësi, do të
zhvillohet në datën 21. 07.2015, në orën 09:00
Të gjithë të interesuarit mund të gjejnë programin e provimit pranë zyrës së Përgjegjësit të Departamentit të Gjuhësisë,
Prof. as. dr. Albert Riska

Veprimtari
Më 06.07.2015 në ambientet e Bibliotekës të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, salla 003, Departamenti i Gjuhësisë organizoi konferencën shkencore me temë “Prurje të reja në kërkime gjuhësore”. Pjesëmarrës në këtë konference ishin doktorantët e Shkollës doktorale të Fakultetit të Shkencave Humane, profili Gjuhësi.  Kjo konference u organizua nga prof. as.dr Albert Riska, prof.as.dr Abdullah Ballhysa, dr. Leonard Dauti, dr. Teuta Toska. 
Referuan:
Anisa Çuni, Rreth zbatimit të normës drejtshkrimore në mediet masive.
Ardita Dylgjeri, Kohezioni dhe koherenca në ligjërimin politik parazgjedhor në Shqipëri.
Armand Omeri, Terminologjia gjuhësore në punimet shkencore për kompozitat (fjalët e përbëra).
Blerina Kraja, Rreth së kryerës së thjeshtë të mënyrës dëftore në përmbledhjen “Visaret e Kombit” II.
Dedë Qokaj, Shqyrtime onomastike nga treva e Nikaj-Mërturit.
Edesa Paheshti, Mënyra habitore në shqipe dhe shprehja e habisë në gjermanisht.
Elona Gjata, Ë-ja fundore e patheksuar te disa autorë të vjetër të letërsisë shqipe (Buzuku, Budi, Bardhi, Bogdani).
Entela Shingjergji, Disa risi leksikore dhe semantike në ligjërimin e të rinjve.
Eva Papamihali, Terminologjia e urbanistikës në gjuhen shqipe.
Gidiola Hysa, Bashkimet sinagmatike në frazën popullore në gjuhën shqipe.
Hysnie Haxhillari (Hyska), Mbi determinantët e sintagmave determinative në gjuhën shqipe
Laureta Misiri, Impakti i neologjizmave në pasurimin e gjuhës shqipe i krijimtarisë së Agron Tufës.
Ledia Kazazi, Teoritë e gjuhësisë konjitive si alternativë për interpretimin e tekstit.
Lediona Lumi, Neologjizmat në gjuhën e politikës.
Luljeta Prençi, Jolanda Bibaj, Efekti i sintagmave poetike mbiemërore tek “Pasqyrat e Narcizit”.
Majlinda Ismaili Mahmudi,  Huazimet më të zakonshme në gjuhën shqipe: emrat, mbiemrat apo foljet.
Marinela Pjetri, Disa veçori gjuhësore të përgjithshme në veprën e At Zef Pllumit.
Merita Ballici, Kuptimi i papërcaktuar në publicistikën tonë.
Nertila Zani, Teksti argumentues dhe veçanti të tij në ligjërimin politik në periudhë zgjedhjesh.
Resul Telhaj, Një vëzhgim mbi përdorimin e përemrave pyetës kush dhe cili në gjuhën shqipe.
Rilind Mahmudi, Paskajorja dhe emri foljor si kryefjalë dhe lidhja e tyre me kallëzuesin në gjuhën shqipe dhe angleze, si dhe roli semantik.
Shefqet Shyti, Vështrim krahasues i modeleve leksikalizuese të foljeve lëvizore të anglishtes dhe shqipes sipas teorisë së Leonard Talmy.
Valbona Sinanaj, Interferenca gjuhësore dhe ndryshimi fonetik në nivelin nyjëtimor.