Aleks Buda dhe studimet albanologjike

Thirrje  për pjesëmarrje
Universiteti “A. Xhuvani”, në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike në Tiranë dhe me pjesëmarrjen e studiuesve nga universitetet dhe institutet kërkimore shkencore të të gjithë botës shqiptare si dhe të albanologëve të huaj në Europë dhe më gjerë, në kuadër të 105 vjetorit të lindjes së akademikut Aleks Buda
Organizon
Konferencën Shkencore Ndërkombëtare

“Aleks Buda dhe studimet albanologjike”
Konferenca do të mbahet më 20 maj 2016 në ambientet e Universitetit “ A. Xhuvani”  Elbasan.
Konferenca do të ketë një seancë plenare dhe dy panele.

Tematika
-    Lashtësia shqiptarëve dhe burimi gjenetik i popullit shqiptar. Kush janë shqiptarët? Etnogjeneza e shqiptarëve sipas disa shkollave të albanologjisë dhe sipas mendimit të Aleks Budës.
-    Arbëria në shekujt e humanizmit europian. Teza dhe kundërteza lidhur me periudhën e  mesjetës. Statutet e qyteteve shqiptare, familjet e mëdha, formacionet parashtetërore.
-    Monumentet e mëdha të trashëgimit shpirtëror të popullit shqiptar dhe mendimi i Aleks Budës: eposi dhe kanunet.
-    Karakterizimi i epokës së Skënderbeut dhe i protagonistit të saj Gjergj Kastriotit në mendimin e Aleks Budës. Pikëpamje dhe kundërpikëpamje mbi qëndresën arbërore antiosmane. Aleancat dhe strategjitë e Gjergj Kastriotit.
-    Historiografia europiane në gjysmën e parë të shek. XX (shkolla, drejtime e pikëpamje) dhe formimi i Aleks Budës në këtë kontekst kohor si historian.
-    Historiografia europiane e gjysmës së parë të shek. XX dhe studimi i problematikave që kanë të bëjnë me etnogjenezën shqiptare.
-    Paradigma e albanologjisë në gjysmën e dytë të shek. XX dhe roli i Aleks Budës.
-    Aleks Buda si njohës i problemeve të minoriteteve në hapësirën ballkanike.
-    Aleks Buda dhe kulturologjia shqiptare.
-    Jeta dhe idetë e panjohura jokonformiste të Aleks Budës sipas shënimeve të botuara pas vdekjes.
-    Aleks Buda dhe Akademia e Shkencave e Shqipërisë.
-    Aleks Buda dhe Instituti i Historisë.
-    Aleks Buda intelektual, polemist, koleg, drejtues kërkimesh, mik e njeri.


Ftohen të gjithë kërkuesit shkencorë që njohin në tërësinë e saj veprimtarinë e shumë anshme të Aleks Budës dhe që kanë interes për pjesëmarrje të propozojnë titullin e kumtesës dhe një shkurtimore prej 250 fjalësh deri në 10 mars 2016 në adresë të Silva Belegut This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose të Hysen Shabanaj This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
Një bord shkencor i përbërë nga specialistë të mirënjohur të veprimtarisë së Budës, të brendshëm dhe të jashtëm, do të shqyrtojë me përgjegjësi të gjitha propozimet tuaja dhe pasi të jeni njoftuar për pjesëmarrje do të hartojë programin përfundimtar të veprimtarive.
Shpenzimet për akomodim i referuesve nga Veriu dhe Jugu i Shqipërisë si dhe nga diaspora (ushqim dhe fjetje) janë të organizatorit për dy net.
Për studiuesit që vinë nga Evropa do të përballohen edhe shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimi shtrihet në tri net.
Thirrja për pjesëmarrje do të botohet edhe në  website-in e universitetit “ Aleksandër Xhuvani”
                                                                                                                         

                                                                                                            Rektori                                   

                                                                                                   Liman  Varoshi






Call for Proposal
“Aleksander Xhuvani” University, in cooperation with Albanian Studies Centre in Tirana and with the participation of scholars from all the universities and research centers of the Albanian influence  and as  well of foreign scholars of Albanian studies in Europe and broader on the occasion of the 105th anniversary of the Academic Aleks Buda
Organizes:
The International Scientific Conference
“Aleks Buda and the Albanian Studies”
The conference will be held on May 20, 2016 at “Aleksander Xhuvani” University.
The conference will be composed of a plenary and two panels.
Topics:
-    Antiquity of Albanians and genetic source of the Albanians. Who are the Albanians? Ethno genesis of Albanians according some schools of Albanology and according to the thought of Aleks Buda.
-    Arberia in the centuries of European Humanism. Statements and anti statements related to medieval period. Statutes of Albanian families, big families, pre-state formations.
-    Big monuments of the spiritual heritage of the Albanians and the thought of Aleks Buda: Epos and Kanun.
-    The characterization of the Skanderbeg period and its protagonist Gjergj Kastrioti in the thought of Aleks Buda. Pro and against viewpoints on the Arberor anti ottoman fight. Alliances and strategies of Gjergj Kastrioti.
-    European historiography in the first half of the XX century (schools, streams, viewpoints) and the education of Aleks Buda in this time context as a historian.
-    European historiography in the first half of the XX century and the study of the problematics related to Albanian ethno genesis. 
-    Paradigm of Albanology in the second half of the XX century and the role of Aleks Buda.
-    Aleks Buda as an expert of the minority issues in the Balkans area.
-    Aleks Buda and Albanian culturology.
-    Unknown and non conformist life and ideas of Aleks Buda according to the notes published after his death.
-    Aleks Buda and the Science Academy of Albania.
-    Aleks Buda and the Institute of History.
-    Aleks Buda as an intellectual, polemist, colleague, research leader friend and human.
All the researchers who are acquainted with the activity of Aleks Buda and interested are invited to send a proposal topic with an abstract of 250 words until March 10th, 2016 on the address of Silva Belegu: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. or of Hysen Shabanaj This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.
A scientific board composed of specialists on the well known field of activity of Aleks Buda, national and international will review all your proposals and after informing you on the participation will compile the final program of the activities.
Accommodation expenses (food and hotel) for two nights of the speakers from north or south of Albania as well from the Diaspora will be covered by the organizers.
For the researchers coming from Europe travel expenses and accommodation for three nights will be covered.
The call will be published as well on the website of the university “Aleksander Xhuvani”.
                                                                                           

                                                                                                                                        R E C T O R
                                                                                                                                        Liman Varoshi