Rregullore






RREGULLORE E FUNKSIONIMIT TË QSAB-SË "Aleks Buda"


                                          PJESA E PARE   
                                        DISPOZITA TË PËRGJITHSHME      
Neni 1
Baza ligjore
“Rregullorja e Organizimit dhe Funksionimit Administrativ dhe Akademik” e  Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike “Aleks Buda” (më tej QSAB) të Fakultetit të Shkencave Humane të UE “A.Xhuvani”, më poshtë referuar si “Rregullorja”, mbështetet në Ligjin nr. 9741 datë 21.5.2007 “Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, në Statutin dhe Rregulloren e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan,  Rregulloren e Fakultetit të Shkencave Humane të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, në udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në vendimet përkatëse të Senatit të UE dhe në përvojën e deritanishme të studimeve universitare.


Neni 2
Qëllimi/misioni dhe Objekti i rregullores
1.    Rregullorja ka si qëllim të sigurojë kuadrin e brendshëm rregullator, të nevojshëm për mbarëvajtjen e veprimtarisë shkencore dhe mësimore, si dhe administrative të QSAB.
2.    Rregullorja vendos rregullat normative të organizimit dhe funksionimit të punës shkencore të QSAB. 
3.    Rregullorja e shtrin efektin e saj në të gjithë veprimtarinë akademike të QSAB duke rregulluar marrëdhëniet që krijohen midis anëtarëve akademikë  dhe administrativë të saj.
   

KREU I
Struktura dhe anëtarët e QSAB
 
Neni 3
Struktura dhe anëtarët e QSAB

      Pёrbёrja e QSAB-së:
1.    Pёrgjegjёsi i qendrës
2.    Personel akademik (anёtarёt e brendshëm )
3.    Personel ndihmës kërkimor-shkencor (specialisti me arsim të lartë)

                                                       

                                           
                                               
                                          PËRGJEGJËSI I QENDRËS
                                                               Neni 4
Pёrgjegjёsi i QSAB-së është autoriteti drejtues, i cili e përfaqëson qendrën dhe vepron në emër dhe për llogari të saj. Zgjedhja e pёrgjegjёsit të qendrës kërkimore bëhet me votim të fshehtë nga i gjithë personeli akademik i brendshëm i qendrës dhe emërohet nga Dekani.
Pёrgjegjёsi i QSAB duhet të ketë paktën gradën shkencore “Profesor i asociuar”
Pёrgjegjёsi i QSAB ka mandat 4 vjeçar.
1. Pёrgjegjёsi i QSAB-së ka këto detyra dhe të drejta:
a.    Ndjek zbatimin e planeve shkencore;
b.    Përgatit planin vjetor dhe raporte periodike të veprimtarisë së qendrës së tij;
c.    Paraqet,  ngre dhe merr pjesë në komisionet për pranimin e punonjësve akademikë  dhe administrativ në Qendër;
d.    Përgjigjet para Dekanit e Këshillit të fakultetit për mbarëvajtjen e procesit të kërkimit dhe zhvillimit në Qendër;
e.    Përgatit propozimet për probleme të ndryshme për vendimmarrje të Qendrës;
f.    Propozon bashkëpunime me institucione dhe universitete brenda dhe jashtë vendit;
g.    Përgatit listprezencën e personelit akademik në varësi të tij dhe pas miratimit nga Dekani e dorëzon atë në datë një të çdo muaji në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore;
h.    Ndjek dhe zbaton çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Dekani, në lidhje me veprimtarinë
            kërkimore-mësimore dhe administrative;
2. Mandati i  Pёrgjegjёsit mbaron kur:
a.    Përfundon afati i mandatit;
b.    Jep dorëheqjen;
c.    Bëhet i pamundur nga ana fizike apo mendore të ushtrojë funksionin;
d.     Në raste flagrante ose shkelje të rënda të ligjit dhe akteve nënligjore, pezullohet nga Dekani sipas nenit 64, pika 5, të Ligjit për Arsimin e Lartë;
e.    Në rastin e pezullimit të Përgjegjësit të Qendrës, Dekani komandon një anëtar të personelit akademik të brendshëm me kualifikimin e duhur i cili nuk do të konkurrojë në zgjedhje.
f.    Dekani thërret zgjedhjet e parakohshme për përgjegjësin e ri në përputhje me nenin 21 të ligjit nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe rregulloren  “Për organizimin e zgjedhjeve për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë për periudhën 2007-2011”.
g.    Përgjegjësi i Qendrës së kërkimit dhe zhvillimit në ushtrim të kompetencave të tij, shprehet me urdhra dhe udhëzime të miratuara nga Dekani;
h.    Marrëdhëniet e Përgjegjësit të Qendrës së kërkimit dhe zhvillimit me organet e tjera, mënyra dhe kushtet e ushtrimit të kompetencave të tij, parashikohen në rregulloren përkatëse të Universitetit.
Neni 5

  Të drejtat dhe detyrat e personelit akademik


1. Personeli akademik ka të drejtë:
a.    Të shfrytëzojë të gjitha mundësitë që ofron universiteti, fakulteti, qendra dhe departamenti ku zhvillon procesin mësimor dhe shkencor, duke respektuar të gjitha rregullat e vendosura;
b.    Të kërkojë të respektohen dhe të zbatohen të gjitha detyrimet që shtrohen gjatë procesit kërkimor-mësimor;
c.    Të kërkojë nga organet drejtuese të qendrës, departamentit ku zhvillon procesin         mësimor e shkencor, fakultetit dhe universitetit, respektimin prej tyre të të gjitha të drejtave që burojnë nga Kodi i Punës dhe Ligji për Arsimin e Lartë;

2. Personeli akademik ka për detyrë:

a.    Çdo anëtar ka për detyrë të kryejë punë shkencore e mësimore gjatë një viti akademik, sipas përcaktimeve në aktet nënligjore;
b.    Secili anëtar brenda afateve të përcaktuara me akt administrativ të posaçëm të titullarit, paraqet në  QSAB projekt-propozimet e tij për vitin pasardhës;
c.    Secili anëtar duhet të përfshijë studentët me mesataren më të lartë të Bachelor-it viti II e III dhe Masterit Shkencor në projekt-propozimet e tyre;
d.    Të hartojë në kohën e duhur, programin mësimor të lëndës në përputhje me planin kalendar, një kopje e të cilit dorëzohet në departamentin përkatës ku jep mësim;
e.    Të hartojë në kohën e duhur tezat e provimit, të cilat çdo vit duhet të jenë të riformuluara, të pëditësuara, gjithëpërfshirëse dhe ti nënshkruajë ato tek përgjegjësi i departamentit ku jep mësim; 
f.    Të ndjekë sistematikisht zhvillimin dhe arritjet e shkencës përkatëse në plan kombëtar e botëror dhe ta reflektojë atë në procesin kërkimor e mësimor;
g.    Të zbatojë udhëzimet që dalin si domosdoshmëri gjatë realizimit të programit shkencor-mësimor;
h.    Të respektojë gjatë gjithë veprimtarisë së tij parimet e etikës qytetare, Kodin e Etikës të UE duke shfaqur një figurë të pajtueshme me veprimtarinë që zhvillohet në universitet;
i.    Të respektojë me përgjegjësi orarin dhe disiplinën në punë;
j.    Të ruajë sekretin profesional, të mos publikojë në çfarëdo formë dhe të mos i japë askujt të dhëna lidhur me detyrën që kryen, të cilat konsiderohen informacion personal konfidencial, pa qenë i autorizuar nga autoriteti drejtues, konformë dispozitave ligjore ne fuqi;
k.    Ndjek dhe zbaton çdo detyrë tjetër të ngarkuar nga Përgjegjësi i Qendrës, Departamentit dhe Dekani, ne lidhje me veprimtarinë kërkimore-mësimore dhe administrative;
                                                                
                                                                  Neni 6

   Përveç sa përcaktohen në Kodin e Punës dhe në kontratat kolektive ose  individuale të punës, personeli ndihmës administrativ ka edhe këto detyrime:
                                                                   
                                                       

                                                              SPECIALISTI

Specialisti ushtron këto detyra:
a.    Specialisti organizon mbledhjet, strukturon dhe koordinon projektet, ndjek marrëveshjet dhe bashkëpunimet me institucione dhe universitete brenda dhe jashtë vendit;           
b.    I paraqet pёrgjegjёsit projektet e mundshme lidhur me punën shkencore;
c.     Kontrollon  proçesin e zbatimit të veprimtarisë kërkimore të projekteve të miratuar dhe i raporton përgjegjësit mbi to;
d.     Harton database-n e titujve të disertacioneve të doktorantëve dhe kujdeset për publikimin online të këtyre të dhënave dhe të disertacioneve të përfunduara.
e.    Koordinon veprimtarinë bashkëpunuese të QSAB-së dhe departamenteve për mbarëvajtjen e shkollës doktorate.
f.    Organizon promovimet e studimeve shkencore;
g.    Ndjek dhe zbaton çdo detyre tjetër të ngarkuar nga Përgjegjësi, në lidhje me veprimtarinë kërkimore dhe administrative;


Neni 7
Konflikti i interesave
Punonjësit e QSAB-së dhe të emëruarit e jashtëm duhet të njohin rastet ligjore të konfliktit të interesit dhe t’i deklarojnë paraprakisht në organin që i emëron ose i zgjedh.
Gjatë ushtrimit të funksionit ose të detyrës, punonjësi duhet t’i parandalojë konfliktet e interesit. Kur kjo është e pamundur, ai bën deklaratë me shkrim para organit ose autoritetit përkatës drejtues ose jep dorëheqje.


KREU IV
                                                     Fushat  dhe kërkimi shkencor

Neni 8
                                                Fushat e kërkimit të QSAB

Fushat e kërkimit të QSAB:
a.    fusha arkeologji-histori;
b.    fusha ballkanologjisë;
c.    fusha gjuhё-letёrsi;
                                                                  Neni 9
                                                       Projekt-propozimet
9.1    Projekt-propozimet për vitin pasardhës miratohen nga bordi  i QSAB-së brenda afatit;
9.2    Udhëheqësi i një projekt-propozimi duhet të ketë kualifikimin përkatës dhe specializimi i tij të jetë në përputhje me temën e kërkimit;
9.3    Kërkimi shkencor i pesë viteve të fundit të udhëheqësit të projekt-propozimit duhet të përkojnë me temën e kërkimit në fjalë;



                                                                   Neni 10
Financimi i kërkimit shkencor
Veprimtaria financiare dhe administrative e QSAB-së realizohet në varësi të rektoratit të UE “A. Xhuvani”.
QSAB përfiton, në bazë të konkurrimit, nga programi i financimit shtetëror të projekteve për kërkim shkencor.
Kriteret për përfitimin e financimeve për çdo vit, miratohen nga Senati Akademik i UE-së.


     DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT

Neni 11

Hyrja në fuqi
Ky Statut hyn në fuqi pas miratimit nga Këshilli i Fakultetit


KËSHILLI i FAKULTETIT TË FSHH-së

KRYETARI



Prof. dr. Roland GJINI