Historiku i QSAB "Aleks Buda"

Me hapjen e ciklit III të studimeve doktorale “Doktoratë në albanologji” me dy profile: histori e gjuhësi, në Fakultetin e Shkencave Humane u nxit krijimi i një qendre kërkimore si njësi e përbashkët e kërkimit shkencor, e cila do t’i bashkëngjitej, duke i ardhur edhe në ndihmë shkollës doktorale. Më 03.03.2011 Këshilli i Fakultetit të Shkencave Humane vendosi krijimin e Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike (QSAB) "Aleks Buda" pranë këtij fakulteti. Më 15.11.2013 Këshilli Administrativ mori vendimin për hapjen e qendrës. Drejtori i parë i QSAB-së "Aleks Buda" u emërua prof. as. dr. Ylli Cerova. 

Qëllimi i QSAB-së "Aleks Buda" është të nxisë kërkimet rreth dukurive me karakter shqiptar dhe me karakter të ballkanizua, duke krijuar mundësi debati shkencor midis shkollave kombëtare e  ndërkombëtare, studentëve dhe kërkuesve shkencorë. 

 

Përgjegjësi

Drejtori i QSAB-së është autoriteti drejtues i saj, i cili e përfaqëson qendrën dhe vepron në emër të saj. Disa nga detyrat e tij janë: siguron lidhjet me dekanin e FSHH-së, thërret dhe drejton mbledhjet e bordit drejtues, drejton e kontrollon veprimtarinë e të gjitha strukturave të QSAB-së. Ai është një nga punonjësit shkencorë të kësaj qendre.

Prof. as. dr. Ylli Cerova (cv)

 

Anёtarё tё tjerё

Prof.dr. Emine Sadiku  ( Shkarko cv )
Prof.as.dr. Hysen Shabanaj ( Shkarko cv )
Prof.as.dr. Kujtim Bevapi ( Shkarko cv )
Prof.dr. Liman Varoshi ( Shkarko cv )
Prof.dr. Roland Gjini ( Shkarko cv )

Me shume artikuj...

  1. Rregullore