Projekte të Qendrës së Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike

Qendra e Studimeve Albanologjike dhe Ballkanologjike në bashkëpunim me departamentin e Gjuhësisë së Fakultetit të Shkencave Humane,  do të kryejë dy projekte studimore arkeologjike e gjuhësore, “Kërkime arkeologjike e gjuhësore në trevën e Bishqemit, Lugina e Shkumbinit dhe Kërkime gjuhësore e arkeologjike në zonën e Funarit, rrethit i Elbasanit”.

Projektet kanë afat 2 vjeҫar (2017-2018)

Projektet janë miratuar nga KKA (Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë) pranë Ministrisë së Kulturës.

Qëllimet kryesore të projekteve janë:

a)Zbulimi i vendbanimeve të reja dhe zgjerimi i studimeve në sitet e njohura më parë, përcaktimi i shtrirjes hapësinore dhe kronologjike, formës dhe karakteristikave strukturale e ekonomike të tyre gjatë Periudhës së Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës;

b)Përcaktimi i disa prej aspekteve kryesore jetësore të komuniteteve, kryesisht atyre të lidhura me aktivitetet sociale-ekonomike;

c)Grumbullimi i materialit toponomastik.

Arritja e këtyre qëllimeve lidhet me një seri objektivash specifike, që renditen si më poshtë:

1)Identifikimi i siteve arkeologjike, strukturave arkitektonike, dhe gjurmëve të tjera të aktivitetit human, që i përkasin harkut kohor midis Periudhave të Antikitetit të Vonë dhe Mesjetës. 

2)Studimi, vlerësimi dhe analizimi i të dhënave arkeologjike e toponomastike në funksion të zbulimit të vendbanimeve dhe përcaktimit të karakteristikave të tyre në lidhje me aktivitetet ekonomike dhe territorin, gjatë periudhave në studim.

3)Shtrirjen e kërkimit arkeologjik edhe në Periudha të tjera studimi: Antikitet dhe Mesjetë e Vonë; për identifikimin dhe regjistrimin e të dhënave me qëllim plotësimin e hartës arkeologjike të luginës. 

4)Trajnimin e studentëve me metodat e mbledhjes dhe dokumentimit të informacionit arkeologjik e toponomastik në terren dhe laborator si edhe njohjen dhe aftësimin e tyre me praktikat e përdorimit të shkencave kompjuterike në fushën e arkeologjisë.

5)Shpërndarja e njohurive mbi arkeologjinë, trashëgiminë kulturore dhe historike  të Luginës së Shkumbinit nëpërmjet kryerjes së aktiviteteve edukative, me studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Ekipi i Projektit

Projekti ka në përbërje një komitet shkencor i cili është përgjegjës dhe mbikëqyr analizat teknike dhe shkencore të projektit.

Grupi shkencor:

Prof. As. Dr. Ylli Cerova (Universiteti “Aleksandër Xhuvani”/QSAB, Elbasan): arkeolog i Periudhës së Antikitetit të Vonë dhe asaj Bizantine. 

Prof. As. Dr.  Albert Riska (Universiteti “Aleksandër Xhuvani”/Dekan i FSHH-së, Elbasan): specialist i gjuhësisë historike.

Stafi në aktivitetet e punës në terren dhe përgjegjësitë:

Prof. Ylli Cerova: bashkëdrejtues i projektit; përgjegjës në të gjitha aktivitet e terrenit, studimin dhe interpretimin e materialit.

Prof. As. Dr.  Albert Riska; bashkëdrejtues i projektit;

Msc. Silva Belegu punonjëse e QSAB-së, koordinatore e projektit;

Msc. Sajmir Gjoci, departament i Gjuhësisë;

Fransi Skora (student, Universiteti i Elbasanit), master në histori;

Ervis Kasa (student, Universiteti i Elbasanit), master në histori-gjeografi;

Elvis Sllami (student, Universiteti i Elbasanit), bachelor në histori-gjeografi;

Miklovan Deliu (student, Universiteti i Elbasanit), bachelor në histori-gjeografi;

Franci Gjino (student, Universiteti i Elbasanit), bachelor në histori-gjeografi;

Ina Duhanxhiu (studente, Universiteti i Elbasanit), bachelor në gjuhësi;

Lulzim Kaloshi (student, Universiteti i Elbasanit), bachelor në gjuhësi;

Ardit Kalemi (student, Universiteti i Elbasanit), bachelor në gjuhësi;

Irdi Bardhi (student, Universiteti i Elbasanit), bachelor në gjuhësi.

Financime 

Projekti studimor në Luginën e Shkumbinit do të realizohet me anë të financimeve të përfituara nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.