Hapet thirrja per aplikim ne kuader te projektit Euroweb+

Ju bejme me dije se duke nisur nga data 1 Nentor 2016 eshte hapur thirrja per aplikime ne kuader te projektit Euroweb+, ne te cilin universiteti yne eshte partner. Per kete thirrje jane ne dispozicion 21 pozicione per Bachelor dhe 21 pozicione per Master per nje periudhe prej 6-10 muajsh, duke filluar nga semestri i pare i vitit te ardhshem akademik 2017-2018. Mund te krijohet mundesia edhe per ndonje pozicion doktorature ose post-doktorature. Ju urojme suksese ne aplikim!
http://www.mrtc.mdh.se/eurowebplus/

Hapet thirrja per aplikim 2016 per mobilitet studentesh dhe pedagogesh me Universitetin e Iasit ne Rumani

 Dear colleagues,

We are pleased to announce that the 2016 Call for application for a scholarship within the Erasmus+ project for students and staff is now open: https://erasmusplus.uaic.ro/ (between 28th of September and 5th of November 2016.)

Te nderuar kolege,

Kemi kenaqesine t'ju njoftojme se Thirrja per aplikime 2016 per mobilitete studentesh dhe pedagogesh ne kuader te projekteve Erasmus+ eshte e hapur: https://erasmusplus.uaic.ro/ (nga 28 Shtatori 2016 - 5 Nentor 2016). 

Ne linkun e projektit do te gjeni te gjithe informacionin e nevojshem mbi bursat dhe menyren e aplikimit. Ju ftojme te aplikoni sa me shume dhe ju urojme suksese ne aplikim!

REBUS - Projekti i ri ne te cilin UE eshte partner

Universiteti i Elbasanit është një nga dy partnerët shqiptarë në projektin më të ri të shpallur fitues nga Brukseli “REBUS – Ready for Business – Integrating and validating practical entrepreneurship skills in engineering and ICT studies” (573664-EPP-1-2016-1-BA-EPPKA2-CBHE-JP). Ky projekt është aplikuar në kuadër të programit të projekteve “KA2 – Cooperation for inovation and the exchange of good practices – Capacity Building in the field of Higher Education” të financuara nga BE-ja dhe është shpallur një nga 147 projektet fituese prej 653 projekteve gjithsej të pranuara.

 

Po ashtu projekti tjetër “HIGHER EDUCATION–ENTERPRISE PLATFORM FOR FOSTERING, MODERNISATION AND SUSTAINABLE GROWTH IN NATURAL STONE INDUSTRY IN WESTERN BALKANS – BALKANSTONE” me numër reference 574200-EPP-1-2016-1-AL-EPPKA2-CBHE-JP është një nga 18 projektet qe janë përzgjedhur për të qenë në listën rezervë dhe deri në fund të vitit do të njoftohemi nëse do të financohet nga BE-ja apo jo. Në rast se nuk shpallet fitues, duke marrë parasysh vërejtjet dhe propozimet e bëra nga vlerësuesit e jashtëm, do te aplikojmë përsëri kur të hapet thirrja tjetër dhe shpresojmë qe me ndryshimet e bëra të arrijmë ta fitojmë. 

Thirrje per aplikim per mobilitete studentesh dhe pedagogesh me Spanjen

Me kenaqesi ju njoftojme se Universiteti i Elbasanit ka fituar nje projekt per mobilitetin e 13 pedagogeve dhe te 20 studenteve me Instituto de Educacion Secundaria Ribeira do Louro dhe me Rajonin e Galicias ne Spanje. Per pedagoget keto mobilitete 3-javore do te realizohen gjate muajit Shator 2016 ndersa per studentet mobilitetet 9-mujore  do te fillojne rreth dates 15 Shtator 2016.

Ju bejme thirrje te aplikoni duke dorezuar ne Zyren e Marredhenieve me Jashte prane Rektoratit dokumentat e meposhtem:

Per pedagoget:

  1. Vertetim punesimi 
  2. CV (format europass)
  3. Leter Motivimi
  4. Fotokopje te pasaportes

Per studentet:

  1. Vertetim qe jeni student
  2. CV
  3. Leter Motivimi
  4. Fotokopje te pasaportes

Afati i fundit per dorezimin e dokumentave 31 GUSHT 2016!

SUKSESE ne aplikim!

Projekt

Informacione mbi zhvillimin dhe implementimin e Projektit Tempus “Enhancing Albanian system of quality assurance in higher education: Application of the process and outcome based methodology- ENCHASE-Tempus-JPCR-544302-2013-DE”.

  • Në datat 16-19 dhjetor 2013 u zhvillua në Universitetin e Koblencit në Gjermani takimi i parë në lidhje me Projektin Tempus “Enhancing Albanian system of quality assurance in higher education: Application of the process and outcome based methodology- ENCHASE-Tempus-JPCR-544302-2013-DE”.

Qëllimet e kërij takimi ishin ndër të tjera:

- Njohja e të gjithë universiteteve pjesëmarrëse në projekt.
- Përcaktimi i hapave të mëtejshëm të bashkëpunimit.
- Pajisja me informacionet përkatëse në lidhje me zbatimin e projektit
- Paraqitja e kërkesave nga ana e universitetit koordinator për mbarëvajtjen e projektit

- Krijimi i bordit menaxhues të projektit me përfaqësues nga të gjitha universitetet pjesëmarrëse
 Në këtë takim morën pjesë Prof. Dr. Vilma Tafani dhe Dr. Ema Kristo.

  • Në datat 2-5 mars 2014 në Universitetin Amerikan të Tiranës u organizua mbledhja e koordinimit në lidhje me Projektin Tempus “Enhancing Albanian system of quality assurance in higher education: Application of the process and outcome based methodology- ENCHASE-Tempus-JPCR-544302-2013-DE”. Pjesëmarrës: Prof. Dr. Vilma Tafani, Dr. Laureta Vavla, Dr. Ema Kristo
  • Në datat 24-27 qershor 2014 u organizua në kuadrin e Projektit Tempus workshop-i në lidhje me sigurimin e cilësisë. Në të morën pjesë Prof. Dr. Vilma Tafani, Dr. Imelda Sejdini dhe Bujar Muharremi. Qëllimi i këtij workshpi ishte trajnimi i pjesëmarrësve në lidhje m sigurimin e cilësisë në institucionet e Arsimit të Lartë.
    Në datat 6-19 korrik 2014 në Universitetin e Koblencit u organizua Shkolla Verore në lidhje me Sigurimin e Cilësisë. Qëllimi ishte trajnimi i stafit përgjegjës për sigurimin e cilësisë. Në këtë trajnim mori pjesë Dr. Artan Spahiu.