Studentet e Universitetit te Elbasanit ne Rumani, vazhdojne studimet ne kuader te programeve Erasmus+

Studentet e Universitetit te Elbasanit, prane Fakultetit te Shkencave te Edukimit , Nevila Ceka-Psikologji, Rovena Cerka-Filozofi dhe Sociologji, Valeria Cerriku-Master Shkencor ne Pedagogji, ne kuader te programeve Erasmus+ , po ndjekin nje pjese te studimeve ne Universitetin Andrea Saguna, Kostanca Rumani. Rektori dhe Zv. Rektori i Universitetit, jane shprehur, se jane mjaft te kenaqur me studentet e universitetit tone, si ne pergatitjen  e tyre akademike,  ashtu edhe ne nderveprimin me studentet e tjere lokale dhe nderkombetare. Sipas tyre jo vetem studentet shqiptare kane perfituar nga kjo eksperience, por edhe studentet rumune jane me te motivuar kur shikojne deshiren dhe perpjekjen e tyre, per te kapercyer edhe sfida ne disa leksione te ofrura vetem ne gjuhen rumune.