Universiteti i Elbasanit bëhet anëtar i shoqatës Uniadrion

Ne daten 7 Prill 2017 ne Patra Greqi Universiteti i Elbasanit “Aleksandër Xhuvani” u pranua si anetar i Shoqates Uniadrion e cila eshte nje Shoqate e perbere nga disa Universitete Italiane, Kroate, Sllovene, Boshnjake, Malazeze, dhe Greke.Objektivi i Uniadrion eshte rritja e bashkepunimit ndermjet ketyre universiteteve dhe qendrave kerkimore me qellim rritjen e bashkepunimit nderinstitucional dhe favorizimin e  zhvillimit te kultures, shkences, trajnimit  ne vendet qe lagen nga deti Adriatik dhe Jon. Anetaresimi ne Shoqaten Uniadrion ndihmon ne rritjen e aksesit ne mobilizim fondesh, dhenien e asistences teknike, planifikimin e projekteve, promovimin e levizjes se studenteve, kerkuesve dhe stafit ne rajonin e Adriatikut dhe Jonit.