Bursa studimi per ne Austri

Hapet thirrja për aplikim për bursa me Universitetin e Viktor Frankl Hochschule ne Klangenfurt, Austri.

Ju njoftojmë se është hapur thirrja për aplikim për bursa studimi ne kuadër te projektit Erasmus International Credit Mobility te fituar nga Universiteti i Elbasanit me Universitetin e Viktor Frankl Hochschule ne Klangenfurt, Austri. Ne ketë projekt ne arritëm te fitonin 2 bursa Bachelor, për një periudhe prej 4 muajsh nga data 1 Mars 2017 deri me 30 Qershor 2017. Te drejtën për te aplikuar e kane vetëm studentet e Fakultetit te Shkencave te Edukimit. Studentet qe do te shpallen fitues do te përfitojnë nga pagesën mujore pre 850 Euro ne muaj gjate qëndrimit dhe studimit ne Austri si dhe shpenzimet e udhëtimit prej 275 Eurosh.

Afati i fundit për aplikim është 7 Shkurt 2017!

Dokumentet duhet te dorëzohen pranë Drejtorisë se Marrëdhënieve me Jashtë ne Rektorat (kati i katërt).

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Formulari i aplikimit (kliko për ta shkarkuar)
  2. Fotokopje e pasaportës
  3. Vërtetim qe jeni student i UE-se.
  4. CV
  5. Letër motivimi
  6. Fotokopje te gjuhës Angleze ose Gjermane.

 

Ju urojme suksese ne aplikim!