Hapet thirrja per aplikim per bursa me Universitetin e Krakoves ne Poloni

Ju njoftojme se eshte hapur thirrja per aplikim per bursa studimi ne kuader te projektit International Credit Mobility (Erasmus+) te fituar nga Universiteti i Elbasanit me Universitetin Ekonomik te Krakoves ne Poloni. Ne kete projekt ne arritem te fitonin 4 bursa Bachelor (Undergraduate) dhe 4 bursa Master, per nje periudhe prej 5 muajsh ne periudhen Shkurt 2017 - Qershor 2017. Bursat ofrohen ne keto fusha studimi: Business and Administration dhe Finance and Banking. Studentet qe do te shpallen fitues do te perfitojne nga 750 Euro ne muaj dhe nje shume te vetme prej 275 Eurosh per shpenzime udhetimi. Afati i fundit per aplikim eshte 30 Nentor 2016!

Dokumentat duhet te dorezohen prane Drejtorise se Marredhenieve me Jashte ne Rektorat (kati i katert).

Dokumentat e nevojshme per aplikim:

  1. Formulari i aplikimit (kliko per ta shkarkuar)
  2. Fotokopje e pasaportes
  3. Vertetim qe jeni student i UE-se.
  4. CV
  5. Leter motivimi

Ju urojme suksese ne aplikim!