Programet e studimit shkencat mjekesore

Programet që ofrohen nga fakulteti në të dyja nivelet janë:

  • Programet e ciklit të parë "Bachelor" me kohë të plotë në këto drejtime.
  • Programe në Infermieri e Përgjithshme 
  • Programe në Infermieri Mami 
  • Programe në Fizioterapi
  • Programe në Teknik Laboratori
  • Programe në Imazheri
  • Programe në Logopedi
  • Programe të ciklit të parë "Bachelor" me kohë të pjesshme.
  • Programe në Infermieri e Përgjithshme.
  • Programe të ciklit të dytë "Master Profesional"
  • Programe në menaxhim Infermieror.
  • Programe në Infermieri Kirurgjikale.
  • Programe të ciklit të dytë "Master I Shkencave"
  • Programe Master Shkencorë në Infermieri
  • Programe Master Shkencorë në Mami

1. Programet Bachelor.
Qëllimi i këtyre programeve është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë për tí ofruar me ndershmëri dhe profesionalizëm dijet dhe aftësitë e veta në shërbim të shëndetit mendor dhe fizik të popullatës.
Planet e studimit orientuese do ta drejtojnë studentin për marrjen e njohurive:
a. Infermieri e Përgjithshme
b. Infermieri Mami
c. Fizioterapi
d. Imazheri
e. Teknik Laboratori
f. Logopedi

Që mund të shfrytëzohen nga po ai në ambjentet spitalore, rurale apo urbane, në qendra terciare apo dhe në trajtime intensive të pacientëve që u ofrohet shërbimi shëndetësor publik apo dhe jo public.

2. Programet e studimit në ciklin e dytë:
Programi i studimit në "Master i Shkencave - në Infermieri" ka qëllim të pajisë studentët me:
Kompetencë të lartë në njohuritë e etikës dhe deontologjisë profesionale, legjislacionit mjekësor dhe ruajtjen e sekretit profesional;
Njohuri të mira të shërbimit shëndetësor, të higjenës spitalore, trajtimit ambulator dhe hospitalor të pacientëve, përgatitjen operatore dhe ndjekjen post-operatore të tyre, njohjen me aparaturat mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre; ndihmën e parë në urgjencat mjekësore në mjedisin hospitalor dhe jashtë tij.
Aftësi në mënyrën e komunikimit midis kolegëve, eprorëve, vartësve, pacienteve dhe familjarëve. për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike.
Mundësitë për punësim

Studenti me formim të tillë mund të punojë si infermier në institucione shtetërore shëndetësore në qendrat urbane dhe /ose rurale.
Studenti me formim të tillë mund të punojë në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase si operator dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të punojë në administratën publike etj;
Studenti me formim të tillë mund të punojë, gjithashtu, infermier në qendrat e rehabilitimit psikomotor në grup mosha të ndryshme, në klinka private brenda dhe jashtë shtetit;
Studenti me formim të tillë mund të punojë në mësimdhënie si pedagog apo dhe infermier referent.
Programi i studimit në "Master i Shkencave - në Mami" ka qëllim të pajisë studentët me:
Qëllimi i këtij programi është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë për tí ofruar me ndershmëri dhe profesionalizëm dijet dhe aftësitë e veta në shërbim të shëndetit mendor dhe fizik të popullatës.
Planet e studimit orientuese do ta drejtojnë studentin për marrjen e kompetencave infermieristike që mund të shfrytëzohen nga po ai në ambjentet spitalore, rurale apo urbane, në qendra terciare apo dhe në trajtime intensive të pacientëve që u ofrohet shërbimi shëndetësor publik apo dhe jo publik.
Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin

  • kompetencë të lartë në njohuritë e etikës dhe deontologjisë profesionale, legjislacionit mjekësor dhe ruajtjen e sekretit profesional;
  • njohuri të mira të shërbimit shëndetësor, të higjenës spitalore, trajtimit ambulator dhe hospitalor të pacientëve, përgatitjen operatore dhe ndjekjen post-operatore të tyre, njohjen me aparaturat mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre; ndihmën e parë në urgjencat mjekësore në mjedisin hospitalor dhe jashtë tij.
  • aftësi në mënyrën e komunikimit midis kolegëve, eprorëve, vartësve, pacienteve dhe familjarëve. për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike
    Mundësitë për punësim.

 

 

  • Studenti me formim të tillë mund të punojë si infermier Mami në institucione shtetërore shëndetësore në qendrat urbane dhe /ose rurale
  • Studenti me formim të tillë mund të punojë në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase si operator dhe kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare, mund të punojë në administratën publike etj;
  • Studenti me formim të tillë mund të punojë, gjithashtu, infermier mami në klinka private brenda dhe jashtë shtetit;
  • Studenti me formim të tillë mund të punojë në mësimdhënie si pedagog apo dhe infermier Mami referent.

 

Programin e studimit në Master Profesional në Menaxhim Infermierorë
Kompetencë të lartë në njohuritë e etikës dhe deontologjisë profesionale, legjislacionit mjekësor dhe ruajtjen e sekretit profesional;
Njohuri të mira të shërbimit dhe Menaxhimin shëndetësor profesionist, të higjenës spitalore, trajtimit ambulator dhe hospitalor të pacientëve, përgatitjen operatore dhe ndjekjen post-operatore të tyre, njohjen me aparaturat mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre; ndihmën e parë në urgjencat mjekësore në mjedisin hospitalor dhe jashtë tij.
Aftësi në mënyrën e komunikimit midis kolegëve, eprorëve, vartësve, pacienteve dhe familjarëve. për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike.

Programi i studimit Master Profesional "në Infermieri kirurgjikale" ka qëllim të pajisë studentët me:
Qëllimi i këtij programi është formimi i një figure profesionale fleksibël, e aftë për tí ofruar me ndershmëri dhe profesionalizëm dijet dhe aftësitë e veta në shërbim të Kirurgjise.
Planet e studimit orientuese do ta drejtojnë studentin për marrjen e njohurive kirurgjikale që mund të shfrytëzohen nga po ai në ambjentet spitalore, rurale apo urbane, në qendra terciare apo dhe në trajtime intensive të pacientëve që u ofrohet shërbimi shëndetësor publik apo dhe jo publik.
Njohuritë dhe kompetencat që karakterizojnë profilin

 

  • kompetencë të lartë në njohuritë e etikës dhe deontologjisë profesionale, legjislacionit mjekësor dhe ruajtjen e sekretit profesional;
  • njohuri të mira të shërbimit shëndetësor,njohjen me aparaturat mjekësore dhe mirëmbajtjen e tyre; dhe trajtimin e pacientëve që kërkojnë nderhyrje kirurgjikale.
  • aftësi në mënyrën e komunikimit midis kolegëve, eprorëve, vartësve, pacienteve dhe familjarëve. për përdorimin e mjeteve informatike dhe telematike në fushat me kompetenca specifike.
    Mundësitë për punësim

 

  • Studenti me formim të tillë mund të punojë si Infermier ne kirurgji në institucione shtetërore shëndetësore në qendrat urbane dhe /ose rurale
  • Studenti me formim të tillë mund të punojë në organizma dhe organizata ndërkombëtare, shoqata të huaja dhe vendase si operator, mund të punojë në administratën publike etj;