Programet e Studimit

FSHE ofron studime në këto programe studimi:

A.Ciklin e Parë “Bachelor”, me 180 kredite, forma me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme;

B.Ciklin e Dytë “Master Profesional” me 90 kredite, forma me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme, dhe “Master i Shkencës” me 120 kredite, forma me kohë të plotë.

Për vitin akademik 2014-2015, FSHE ofron programe studimi të ciklit të parë dhe ciklit të dytë, forma me kohë të plotë dhe me kohë të pjesshme, si më poshtë:

I.Departamenti i Metodologjisë së Mësimdhënies:

A. Cikli i parë i studimeve 

Forma me kohë të plotë: 

1. “Bachelor” në Mësuesi për Arsimin Parashkollor

2. “Bachelor” në  Mësuesi për Arsimin Fillor 

Forma me kohë të pjesshme:

1. “Bachelor” në Mësuesi Arsimi Parashkollor 

2. “Bachelor” në  Mësuesi Arsimi Fillor

B. Cikli i dytë i studimeve

Forma me kohë të plotë:

1.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në matematikë-fizikë, me profil minor në informatikë;

2.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në matematikë-informatikë, me profil minor në fizikë;

3.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në biologji-kimi, me profil minor në edukim mjedisor dhe shëndetësor;

4.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në gjuhë e huaj anglisht, me profil minor në gjuhë shqipe;

5.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në gjuhë e huaj frëngjisht, me profil minor në gjuhën shqipe;

6.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në gjuhë e huaj italisht, me profil minor në gjuhën shqipe;

7.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në gjuhë e huaj gjermanisht, me profil minor në gjuhën shqipe;

8.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në histori-gjeografi, me profil minor në edukatë qytetare;

9.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në edukatë qytetare, me profil minor në histori;

10.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në edukatë qytetare, me profil minor në gjeografi;

11.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në gjuhë shqipe-letërsi;

12.“Master Profesional” në Drejtim dhe Administrim Arsimi 

13.“Master i Shkencës” në Mësues për Arsimin Fillor

Forma me kohë të pjesshme:

1.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në matematikë-fizikë, me profil minor në informatikë;

2.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në matematikë-informatikë, me profil minor në fizikë;

3.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në biologji-kimi, me profil minor në edukim mjedisor dhe shëndetësor;

4.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në gjuhë shqipe-letërsi;

5.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në histori-gjeografi, me profil minor në edukatë qytetare;

6.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në edukatë qytetare, me profil minor në histori;

7.“Master Profesional” në Mësuesi për AMU në edukatë qytetare, me profil minor në gjeografi;

8.“Master Profesional” në Drejtim dhe Administrim Arsimi

9.“Master i Shkencës” në Mësues për Arsimin Fillor

 II.Departamenti i Edukimit Qytetar

 A.Cikli i parë i studimeve

Forma me kohë të plotë:

1.“Bachelor” në Edukatë Qytetare

2.“Bachelor” në Filozofi-Sociologji

Forma me kohë të pjesshme:

1.“Bachelor” në Edukatë Qytetare

2.“Bachelor” në Filozofi-Sociologji

III.Departamenti i psikologjisë

A.Cikli i parë i studimeve

Forma me kohë të plotë:

1.“Bachelor” në Psikologji

Forma me kohë të pjesshme: 

1.“Bachelor” në Psikologji

2.Cikli i dytë i studimeve

Forma me kohë të plotë:

1.“Master Profesional” në  Psikolog në Institucione

2.“Master i Shkencës” në Psikolog Edukimi 

Forma me kohë të pjesshme:

1.“Master Profesional” në Psikolog në Institucion

IV.Departamenti i Shkencave Sociale

1.Cikli i parë i studimeve

Forma me kohë të plotë:

1.“Bachelor” në Punë Sociale 

Forma me kohë të pjesshme: 

1.“Bachelor” në Punë Sociale

2.Cikli i dytë i studimeve

Forma me kohë të plotë:

1.“Master Profesional” në Punonjës social me fëmijët dhe familjen

2.“Master Profesional” në Shërbimin e Provës

3.“Master i Shkencës” në  Shërbime Sociale

Forma  me kohë të pjesshme: 

1.“Master Profesional” në Punonjës Social për fëmijët dhe familjen

2.“Master Profesional” në Shërbimin e Provës

V.Departamenti i Edukimit Fizik dhe Sporteve 

A.Cikli i parë studimeve 

Forma me kohë të plotë:

1.“Bachelor” në Edukim fizik dhe sporte

 B.Cikli i dytë i studimeve 

1.“Master profesional” në Mësuesi për lëndët edukim fizik dhe sporte

 Përshkrim i shkurtër i programeve të studimit

 CIKLI I PARË I STUDIMEVE

“Bachelor” në  Mësuesi për Arsimin Parashkollor

Programi i studimit Bachelor në Mësuesi për Arsimin Parashkollor synon t`u japë studentëve njohuritë dhe kompetencat themelore për formimin e tyre si edukatorë të arsimit parashkollor. Ai ofron bazat teorike për shkencat shoqërore, natyrore dhe artet e aplikuara si dhe formimin e shprehive të veçanta praktike që përfshijnë zbatimin e njohurive dhe aftësive të fituara nga studentët. Gjithashtu, programi synon të japë njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshëm në drejtime të tjera studimi sipas nevojave dhe prirjeve profesionale të studentëve. Programi synon të përgatisë mësues për arsimin parashkollor me një formim të lartë teoriko-praktik, të aftë për t`iu përgjigjur me sukses proceseve reformuese në sistemin arsimor parshkollor dhe kërkesave në rritje të tregut të punës për punonjës arsimor me kualitet të lartë. 

“Bachelor” në Mësuesi për Arsimin  Fillor

Programi i studimit Bachelor në Mësuesi për Arsimi Fillor synon t`u japë studentëve njohuritë bazë dhe të zbatuara për formimin e tyre si mësues të arsimit fillor. Ai ofron njohuri teorike për shkencat shoqërore, natyrore dhe artet e aplikuara si dhe formimin e shprehive të veçanta praktike që përfshijnë zbatimin e njohurive dhe aftësive të fituara nga studentët. Gjithashtu programi synon të japë njohuri plotësuese për ato fusha që ndihmojnë dhe japin mundësi zhvillimi të mëtejshëm në drejtime të tjera studimi sipas nevojave dhe prirjeve të studentëve. Programi synon të përgatisë mësues me një formim të lartë teoriko-praktik dhe të besueshëm në tregun e punës për kualitetin e tyre profesional. 

“Bachelor” në Psikologji 

Programi synon të pajisë studentët e kësaj dege me njohuri rreth fushës së psikologjisë shkencës së sjelljes duke ofruar një kuptim të gjerë për mënyrën se si njerëzit perceptojnë botën, mendojnë rreth saj dhe veprojnë. Studentët, të cilët ndjekin këtë program, kanë mundësi që të kombinojnë studimin teorik të psikologjisë së njeriut me analizën dhe interpretimin e fakteve të bazuara në vëzhgim dhe praktikim. Gjithashtu, programi pajis studentët me njohuri nga fusha që ndërlidhen me psikologjinë, si edukimi, shëndeti mental, psikologji komuniteti, etj., duke  i aftësuar më tej ata për tregun e punës dhe duke i mundësuar që të ndjekin cikle më të larta studimi në psikologji dhe degë të tjera të përafërta si: psikolog klinik, psikolog në institucione, psikolog edukimi, psikolog social etj.

“Bachelor” në Punonjës Social 

Programi synon përgatitjen cilësore të studentëve në fushën e sociologjisë, duke ofruar informacion të gjerë për ndërtimin dhe funksionimin e marrëdhënieve në grup, me fokus kryesor në mënyrën sesi grupe të ndryshme sociale perceptojnë, vlerësojnë dhe ndërveprojnë me njëri-tjetrin, duke përfshirë faktorët që kontribuojnë në përshkallëzimin e konfliktit në grup dhe përmirësimit të marrëdhënies mes tyre; në ekzaminimin sesi bota sociale formon identitetin individual dhe sesi individët orientojnë kërkesat dhe sigurojnë mundësi prej ndërvarësive dhe marrëdhënieve të ngushta me të tjerët; në investigimin e origjinës, natyrës dhe pasojave të diferencave seksuale dhe kros-kulturale në sjelljen sociale; në eksplorimin e preferencave dhe zgjedhjeve, veçanërisht kur ato janë të ndikuara nga variable kontekstuale-sociale, motivacioni dhe afeksioni.  

Pajisja e studentëve me njohuri shtesë integruese synon për t`i bërë ata sa më të përgatitur në ndjekjen e cikleve të mëtejshme të studimit dhe sa më atraktivë në tregun e punës. 

 “Bachelor” në Filozofi dhe Sociologji

Programi i Bachelor në Filozofi dhe Sociologji synon t’u japë studentëve  një formim bazë në këto dy fusha, në mënyrë të tillë që t`u mundësojë atyre vijimin me sukses të studimeve në ciklin e dytë në profile të tjera (Mësuesi për lëndët e Filozofisë e të Sociologjisë, por edhe në lëndë të afërta me to, si: Estetikë apo Histori Arti, Qytetari, Këshillim për Karrierën, Njohuri mbi Ekonominë etj.), gjithashtu, të mundësojë aplikimin me sukses dhe përballimin pa sforcime të programeve të studimit Master shkencor në secilin prej drejtimeve më vete. Ky program krijon kushte edhe për një kalim të mundshëm në programe të tjera të përafërta të studimit, si në ato të nivelit të parë (bachelor) ashtu edhe në ciklin e dytë (master), duke transferuar një sasi të konsiderueshme kreditesh sidomos në programe të tilla studimi, si: shkenca sociale, punonjës social, edukim qytetar, shkenca politike etj.  

Kurset lëndore që zhvillohen në këtë program studimi përfshijnë në vetvete ligjërata, seminare, bashkëbisedime, përgatitje të temave (ese, tema studimore, punime seminarike) etj. dhe mbështeten nga një fond i literaturës dhe informacione kompjuterike të parashtruara në një masë të caktuar në secilin program lëndor. 

Programi i Bachelor në Filozofi dhe Sociologji ofron një mundësi të veçantë për përvetësimin e artit të të arsyetuarit, të menduarit teoretik e dialektik, të metodologjisë apo të strategjive të njohjes, aftësimin për studime cilësore dhe sasiore në çdo fushë të kërkimit. Kështu, ky program mund të jetë edhe një mbështetje e përmbushje e interesave të veçanta të studiuesve të shkencave, si dhe njerëzve të artit, fesë, politikës etj. 

“Bachelor” në Edukatë Qytetare 

Programi Bachelor në Edukatë Qytetare është një program që synon t’u japë studentëve një formim bazë në fushën e qytetarisë demokratike, në përbërësit kryesorë të saj dhe njohjen e thellë të fushave të tilla të jetës sociale si politika, e drejta, ekonomia, morali, feja, arsimi dhe edukimi etj. Në këtë mënyrë, programi pritet t’u mundësojë studentëve vijimin me sukses të studimeve në ciklin e dytë në profilin e mësuesisë (si për lëndët e Qytetarisë, Edukatës shoqërore, por edhe në lëndë të afërta me to si, Histori,  Gjeografi, Këshillim për karrierën, Njohuri mbi ekonominë etj.), gjithashtu, do të mundësojë aplikimin me sukses dhe përballimin e programeve të studimit Master shkencor në secilin prej komponentëve të mësipërm.

Programi krijon kushte edhe për një kalim të mundshëm në programe të tjera të përafërta të studimit, si në ato të nivelit të parë (bachelor) ashtu edhe  në ciklin e dytë (master), duke transferuar një sasi të konsiderueshme kreditesh sidomos në programe të tilla studimi si: shkenca sociale, punonjës social, shkenca politike etj.  

Ky program studimi ka konsoliduar hap pas hapi përvojën e tij që prej vitit 1998 që shënon çeljen për herë të parë të degës së Edukimit Qytetar në nivel universitar, të cilësuar unik jo vetëm për vendin tonë por edhe për fqinjët tanë në Ballkan. 

Studentët që ndjekin studimet në këtë program zhvillojnë aftësi intelektuale për të trajtuar dukuritë sociale dhe ngjarjet historike, faktet e jetës së përditshme, në familje, në komunitet, në shkollë dhe jashtë saj, mbi bazën e një aparati konceptual teorik (historik, filozofik, sociologjik, politik, juridik etj.) që i ndihmon ata:

• për t’u ngritur mbi të menduarit e rëndomtë, thjeshtëzimet, konkluzionet intuitive dhe empirike.

• për të menduar në mënyrë kritike, krijuese, dhe me përmasat e mendjes së hapur idetë politike, morale, fetare etj.

• për të promovuar vlera dhe qëndrime në përputhje me këto vlera, duke përdorur një larmi të formave shkollore dhe të praktikës jashtëshkollore (aktivitete sociale, nisma, pjesëmarrje sociale etj.).

“Bachelor” në Edukim Fizik dhe Sporte

Programi i studimit “Bachelor” në Edukim Fizik dhe Sporte është inkurajuar nga nevoja për të siguruar specialistë që mund t`i ofrojnë komunitetit shërbime sportive në nivel profesional me ndikim të rëndësishëm në shëndetin dhe stilin e jetës së popullatës në tërësi dhe të rinjve e fëmijëve në veçanti. 

Programi synon të përgatisë trajnerë/mësues të kualifikuar të Edukimit Fizik për të gjitha nivelet e sistemit tonë arsimor, dhe profesionistë të aftë për të drejtuar dhe menaxhuar lëvizjen sportive në të ardhmen.

Përmes këtij programi, studentët pajisen me njohuri të kulturës fizike dhe aftësi për të ushtruar sportet bazë. Gjithashtu, programi ofron mundësi që studentët të aftësohen për t`u angazhuar në promovimin dhe zhvillimin e sportit në komuntet. Në të njejtën kohë, studentët përfitojnë edhe një formim disiplinor të përgjithshëm që i lejon të vazhdojnë Ciklin e Dytë të Studimeve në fusha të lidhura me sportin dhe shërbimet sociale dhe rehabilitimit të shëndetit individual. 

 

CIKLI I DYTE I STUDIMEVE

“Master Profesional” në Mësuesi 

Programi i studimit “Master Profesional” në Mësuesi i jep mundësi kandidatit që të përfitojë kompetencat e nevojshme për të ushtruar me sukses profesionin e mësuesit në lëndë të ndryshme të specialitetit, në një kontekst social-kulturor në ndryshim. Në këtë kuadër, Programi Master Profesional parashikon të mbështesë kandidatin pjesëmarrës me qëllim që:

 

• të zotërojë njohuri të plota të përmbajtjes dhe kurrikulumit lëndor për të siguruar një mësimdhënie të efektshme në fushat përkatëse të specialitetit që ka zgjedhur;

• të aftësohet për të menduar dhe arsyetuar përmes dilemave që shtron shoqëria e dijes, për të investiguar në mënyrë shkencore problemet e edukimit, për të analizuar të nxënit e nxënësve, për të reflektuar dhe vlerësuar në mënyrë kritike dhe për të zhvilluar një kurrikulum të përshtatshëm për një grup divers nxënësish; 

• të ndërtojë qëndrime, vlera dhe një vizion koherent për mësimdhënien dhe të nxënit; 

• të aftësohet për të komunikuar aktivisht dhe përdorur teknologjinë e informacionit në funksion të mësimdhënies, të nxënit dhe rritjes profesionale; 

• të aftësohet për t`u angazhuar në marrëdhënie bashkëpunimi dhe për të demonstruar interes të vazhdueshëm për rritje profesionale.

Programi Master Profesional i ofruar nga FSHE ka synime ambicjoze për përgatitjen fillestare të mësuesve për lëndë të ndryshme të specialitetit, sepse beson se mësuesit luajnë rol të rëndësishëm jo vetëm në mbështetjen e përvojave të të nxënit të nxënësve në klasë, por ata janë edhe aktorët kryesorë në procesin e modernizimit të sistemit të edukimit dhe në implementimin e reformave, të cilat mund të rrisin mirëqenien dhe ta bëjnë vendin ekonomikisht më të mirë. Mësuesit kanë ndikim të fortë në shoqëri dhe luajnë një rol vital në përparimin e potencialit human dhe formimin e gjeneratave të ardhme. 

Nisur nga kjo perspektivë, Programi Master është konceptuar si një nivel i ri i cilësisë së përgatitjes fillestare të mësuesve për lëndën/lëndët përkatëse të specialitetit, shoqëruar me një kompetencë shtesë në fushë minore të përafërt. Ai përfshin një program të kompletuar studimesh, me tipare dhe dimensione Europiane, që dallohet për nga përmbajtja e gjerë e dijeve në shkencën e edukimit dhe në didaktika, për nga sasia e konsiderueshme e praktikimit në mësimdhënie, me një fokus të qartë në kërkimin aktiv (sasior dhe cilësor) dhe një qasje interesante në disiplina minore me kompetencë shtesë, të përafërt me specialitetin kryesor dhe të lidhur me nevojat e shkollës shqiptare.

Programi Master Profesional në Mësuesi u siguron pjesmarrësve në të, mundësi mobiliteti midis niveleve të ndryshme të edukimit/arsimimit të mësuesve fillestarë brenda dhe jashtë vendit, dhe aplikimit për punësim në profesione të përafërta brenda sektorit të edukimit. 

Kandidatët pjesmarrës në Programin Master Profesional në Mësuesi parashikohet që në përfundim, në varësi të specialitetit, të përfitojnë një sistem njohurish dhe aftësish të një niveli profesional të lartë të bazuar në standardet bashkëkohore për arsimin modern, zotërimi i të cilave do t`i profilizojë ata si:

• ekspertë me njohuri të gjera në fushat përkatëse të specialitetit lëndor; 

• administrues kompetentë, vlerësues dhe hartues të programit dhe kurrikulumit shkollor; 

• strategë të mësimdhënies efektive në lëndët e specialitetit; 

• njohës dhe studiues të shkencës së edukimit; 

• zotërues të metodave të kërkimit ndërdisiplinor që takojnë në të njëjtën kohë si përmbajtjen lëndore ashtu edhe atë pedagogjike;

• zbatues novatorë të metodave të mësimdhënies në lëndët e specialitetit;

• komunikues dhe përdorues bashkëkohorë të gjuhës angleze, burimeve dhe teknologjive informative, në dobi të kërkimit, mësimdhënies, të nxënit dhe rritjes profesionale; 

• identifikues të nevojave zhvillimore të fëmijëve dhe potencialeve të tyre të të nxënit; 

• planifikues dhe arradues të mjediseve shkollore dhe të të nxënit;

• inkurajues të rritjes personale dhe sigurimit të mirëqënies dhe shëndetit mental të nxënësve; 

• mbështetës psikologjik dhe social të fëmijëve;

• partnerë të devotshëm të bashkëpunimit me kolegët, drejtuesit, familjen dhe komunitetin e gjërë; 

• modelues të vlerave etike dhe qëndrimeve demokratike, përkrahës dhe mbrojtës aktivë të çështjeve humane, të së drejtës dhe barazisë, paqes dhe lirisë;

• agjentë të ndryshimit, përhapës të kulturës, emancipimit dhe qytetarisë, edukatorë që inkurajojnë pranimin e diversitetit social dhe harmonizimin e bashkëjetesës në një komunitet social divers, sikurse Unioni Europian;

Referuar zotërimit të kompetencave kryesore dhe atyre shtesë, kandidatët për mësues në lëndë të ndryshme të specialitetit, me profil minor në disiplina të përafërta, pritet të punojnë si: 

  • mësues të arsimit bazë për lëndën/lëndët përkatëse të specialitetit
  • drejtues shkolle
  • inspektor arsimi
  • trajnues i mësuesve të specialitetit përkatës
  • administrator projektesh në shërbim të komunitetit shkollor, familjes dhe sektorë të tjerë të ndërlidhur me shkencën e edukimit, dhe me kontekstin mjedisor, social, juridik dhe kulturor të arsimit;
  • etj.

 

“Master Profesional” në Punonjës Social me Fëmijët dhe Familjen

Programi i studimit “Master Profesional” në Punonjës social me fëmijët dhe familjen synon që studentët të thellojnë njohuritë e tyre për të kuptuar dhe zbatuar teoritë e metodat e punës sociale me fëmijët dhe familjen, duke u profilizuar në këtë drejtim profesionin e tyre. Përkujdesi për fëmijët dhe familjen bën pjesë në origjinën e lindjes së profesionit të punës sociale. Në përfundim të studimeve, studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë qëllimet dhe funksionet e punës sociale me fëmijët dhe familjen, bazat legjislative për ndërhyrjën në këtë drejtim përfshirë edhe grupet vulnerabël, politikat bashkëkohore, teoritë e punës sociale dhe evidenca të efektivitetit të tyre në punë me individët, familjet, grupet dhe komunitetet, rolin e punonjësit social në institucionet që ofrojnë shërbime për fëmijët dhe familjen.  

Punonjësit socialë në fushën e përkujdesit për fëmijët dhe familjet bëjnë avokaci për programe që promovojnë prindërimin, pavarësinë, kujdesin cilësor për fëmijët, parandalimin e shtatëzanisë te adoleshentët dhe ofrojnë akses në kujdesin shëndetësor dhe strehimin e sigurtë. Në këtë kuadër ata mund të ofrojnë shërbimin e tyre të specializuar si punonjës social, në:

  • Administratë;
  • Shkollë;
  • Sistemin e drejtësisë;
  • Institucionet e birësimit;
  • OJF të cilat ofrojnë shërbime për fëmijët dhe anëtarët e familjes , viktima të dhunës në familje.

“Master profesional  në Shërbimin e Provës” 

Ky program studimi është dizenjuar për t’u mundësuar studentëve që të zgjerojnë njohuritë e tyre, për të kuptuar dhe aplikuar teoritë e metodat e punës sociale në shërbimin e provës. Shërbimi i provës është një ndër shërbimet e reja që ofrohen nga punonjësit socialë në Shqipëri. Ai ka të bëjë me atë pjesë të shërbimeve humane, programeve të përkujdesit social dhe ideologjive të orientuara drejt mbrojtjes, kujdesit dhe zhvillimit të shëndetshëm të personave të cilët kryejnë vepra penale. 

  • Programi i studimit ofron mundësi që studentët të kuptojnë dhe aplikojnë:
  • Qëllimet dhe funksionet e punonjësit të shërbimit të provës;
  • Bazat legjislative për ndërhyrjen me personat që kanë kryer vepra penale;
  • Politikat bashkëkohore të punës me personat që kanë kryer vepra penale;
  • Teoritë e punës sociale dhe evidenca të efektivitetit të tyre në punën me autorët e veprave penale;
  • Roli i punonjësit social në kontekstin e strukturës dhe proceseve që promovojnë partnership;
  • Roli i punonjësit social në institucionet që ofrojnë shërbimet për autorët e veprave penale.
  • Ndërmjetësimin midis viktimës dhe autorit të veprës penale.

 

Në përfundim të studimeve, të diplomuarit pritet që:

  • Të zotërojnë njohuri të thelluara profesionale dhe të demonstrojnë këto njohuri në praktikë nëpërmjet reflektimit personal etik e kritik. 
  • Të zbatojnë njohuritë dhe aftësitë e avancuara si dhe vlerat e punës sociale në praktikë me kategori të ndryshme të populates, pa treguar diskriminim për moshën, klasën, ngjyrën, kulturën, paaftësinë, etninë, strukturën familjare, gjininë, statusin civil, racën, fenë dhe orientimin seksual të klientit. 
  • Të shfaqin aftësi të tilla si, të hartojnë, analizojnë, vlerësojnë dhe ndryshojnë politikat sociale dhe të ndërhyjnë kundër sistemeve diskriminuese dhe shtypëse për të shtuar drejtësinë sociale dhe ekonomike.
  • Të njohin rëndësinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe të supervizimit dhe konsultimit pas diplomimit. 
  • Të përdorin teknologjinë për të avancuar aftësitë dhe njohuritë praktike dhe për të lehtësuar komunikimin me klientët dhe kolegët. 
  • Të sintetizojnë dhe të aplikojnë njohuri shkencore të zhvillimit normal dhe anormal dhe psikopatologjisë në individë dhe familje brenda një kuadri teorik. 
  • Të identifikojnë, implementojnë dhe vlerësojnë ndërhyrjet që reflektojnë një kuadër teorik specifik, me një nivel të lartë të vetëndërgjegjësimit dhe autonomisë në punën me klientë të ndryshëm.

Të diplomuarit në këtë program studimi kanë mundësi të gjëra punësimi, veçanërisht në pozicione që kërkojnë shprehi të organizmit dhe dhënies së shërbimeve në institucione të tilla si:

  • Sistemet e korrektimit, gjykata, polici, etj. 
  • Qendrat e këshillimit 
  • Punonjës Socialë në administratë. 
  • Zhvillues i programeve, vlerësues, analizues dhe zhvillues i politikave për të dënuarit. 
  • Organizatat për ndërmjetësim 

 

“Master Profesional” në  Psikolog në Institucione

Programi synon të përgatisë psikologë qё mund tё punojnё nё institucione publike/jopublike të ndryshme, duke ofruar shërbime të reja për shoqërinë shqiptare që sigurojnë mirëqënien dhe efikasitetin e punës sё individëve në këto institucione. Në mënyrë më specifike, programi siguron formimin profesional të studentëve-psikolog në institucione duke i bërë të aftë ata që:

  • Të vёzhgojnë dhe pёrshkruajnë natyrën e punës së  kёtyre institucioneve;
  • Të vёzhgojnë dhe pёrshkruajnë kushtet e punёs brёnda institucionit dhe të vlerёsojnë ndikimit e tyre nё produktin pёrfudimtar tё punёs sё punonjёsve brёnda institucionit; 
  • Të vёzhgojnë dhe të pёrshkruajnë marrёdhёnien e punonjёsve sipas specifikave tё  institucionit dhe të identifikojnë, nёse ka, faktorёt stresues qё interferojnë në këtë marrëdhënie (gjendje stresi personale, konflikte familjare, kushte tё pёrgjithshme mjekёsore, etj);
  • Të vёzhgojnë dhe vlerёsojnë cilёsinë e raporteve dhe  bashkёpunimeve me individёt qё  marrin shёrbim nga institucioni;
  • Të vlerёsojnë specifikat qё  paraqiten nё  institucion;
  • Të sigurojnë informimi, konsulencë, ndërhyrje dhe trajtime të nevojshme psikologjike pёr tё lehtёsuar funksionimin individual dhe institucional;
  • Të rekomandojnë / referojnë problemet e ndeshura, nё strukturat mё tё specializuara kur është e domosdoshme;

“Master Profesional” në Drejtim dhe Administrim Arsimi

Programi “Master Profesional” në Drejtim dhe Administrim Arsimi mirëpret kandidatë, të cilët zotërojnë një diplomë “Bachelor” ose “Master Profesional” në fushën e mësuesisë/edukimit dhe që janë të interesuar për t`u bërë drejtues për të gjitha nivelet e sistemit tonë arsimor parauniversitar dhe institucionet e tjera të lidhura me arsimin në përgjithësi.  

Në mënyrë specifike, programi ofron një kuadër të dijeve dhe praktikës bashkëkohore të lidershipit në arsim, duke lejuar studentët që të krijojnë një vizion të ri të angazhimit të shkollës dhe institucioneve të tjera të lidhura me arsimin, ku administratorët, mësuesit dhe nxënësit punojnë në mënyrë demokratike për të rritur suksesin akademik. 

Programi vë theksin në formimin dhe aftësimin e liderve të ardhshëm për të marrë vendime udhëhequr nga etika profesionale dhe kuptimi bashkëkohor për diversitetin e mjediseve kulturore dhe arsimore, si dhe përmirësimin e mësimdhënies dhe të nxënit duke integruar teorinë, praktikën dhe kërkimin në këto mjedise.  

Në përfundim të programit, studentët mund të shërbejnë në pozicione të tilla si: drejtor kopshti/shkolle, nën/drejtor shkolle, drejtor arsimi, inspektor arsimi, trajnues për mësuesit, pedagogë në fakultetet që përgatisin mësues, specialist të arsimit, hartues planesh e programesh në rrafsh rajonal dhe kombëtar. 

 “Master i Shkencës” në  Psikologji Edukimi

Programi Studimit “Master i Shkencës” në  Psikologji Edukimi gërsheton njohuri nga shkenca konjitive e matjes dhe testimit (me theks psikomentrik), zhvillimit human, të nxënit dhe mësimdhënies, vlerësimit të aftësive mentale (duke përfshirë matjet dhe testimin) dhe vlerësimit të programeve të edukimit dhe arsimimit. Krahas zgjerimit teorik të dijeve, Programi Studimit “Master i Shkencës” në  Psikologji Edukimi ofron për studentët edhe mundësi praktike për të përfituar përvojë si psikolog edukimi. Pjesë integrale e punës akademike të këtij programi është edhe aplikimi i metodave statistikore në procesin e kërkimit në fushën që ndërthurë psikologjinë dhe edukimin. Në këtë kuadër, studentët udhëhiqen që të aplikojnë kërkimin e kontrolluar për aspekte të veçanta psikologjike në mjediset shkollore, institucionet e arsimit të lartë dhe mjediset e tjera joshkollore ku merrë pjesë edukimi. 

Studimi i psikologjisë së edukimit është i rëndësishëm për fusha që lidhen me edukimin, kujdesin shëndetësor dhe shërbimet sociale. Njerësit që kanë nevojë të përdorin më tepër psikologjinë e edukimit janë: mësuesit, edukatoret, kujdestarët, infermieret, konsultorët, krijuesit e softëare-ve, trajnuesit, punonjësit socialë, vlerësuesit e kurrikulave dhe programeve disiplinore dhe administratorët.

Përfundimi i Programit të Studimit “Master i Shkencës” në  Psikologji Edukimi, mundëson të diplomuarit që të ndjekin programin për fitimin e gradës “Doktor i Shkencës” në fushën e edukimit, sipas kritereve që parashikon aplikimi për këtë cikël studimi. 

“Master i Shkencës” në Shërbime Sociale

Ky master është dizenjuar për t’u mundësuar studentëve që të zgjerojnë njohuritë e tyre, për të kuptuar dhe aplikuar teoritë e metodat e punës sociale në shërbimet në komunitetet në nevojë. 

Progrsmi synon të pajisë studentët me njohuri të nivelit akademik, studimor dhe kërkimor që i rrit ata profesionalisht për t`iu përgjigjur nevojave të ofrimit të shërbimeve sociale në fusha specifike si hartimi, aplikimi, vlerësimi i politikave dhe shërbimeve sociale,  ngritja, menaxhimi, vlerësimi, monitorimi i shërbimeve për individët, grupet dhe komunitet në nevojë, etj.. 

Programi ka për qëllim:

  • Të rrisë dhe pasurojë aftësitë profesionale të profesionistëve të punës sociale për të punuar me individët, grupet, komunitet, familjet dhe organizatat.
  • Të sigurojë arsimimin e vazhdueshëm të specialistëve të fushës duke ju krijuar mundësinë e azhornimit me njohuritë, praktikat dhe nevojat e kohës në praktikën e punës sociale. 
  • Të informojë studentët mbi bazat legjislative për ofrimin e shërbimeve sociale;
  • Të përqasë përvojën e tyre me politikat bashkohore;
  • Të zhvillojë teoritë e punës sociale dhe evidenca të efektivitetit të tyre në shërbimet sociale;
  • Të mirëpërcaktojë rolin e punonjësit social në institucionet që ofrojnë shërbimet sociale.

Specialiteti i Shërbimeve Sociale fokusohet në programet dhe politikat që synojnë zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale. Shëndeti, arsimi, drejtësia, strehimi dhe mirëqenia përfshijnë një numër të madh programesh të cilat kanë nevojë për shërbime sociale. Natyra e aplikuar e programit  përgatit të diplomuarit të punojnë në fusha të ndryshme të shërbimeve sociale, në të cilat nevojitet njohuri teorike dhe praktike të fushës.  

Disa fusha në të cilat mund të punësohen të diplomuarit e këtij programi studimi, janë: pushteti vendor dhe qendror, organizata me bazë komunitare, organizata të shërbimit njerëzor, shërbime publike, zhvillimi dhe vlerësimi i programeve dhe menaxhimi i tyre, shëndetësi dhe arsim.

Në  mënyrë më specifike, të diplomuari e kësaj dege mund të punësohen në institucione që kërkojnë njohuri dhe aftësi të organizmit dhe dhënies së shërbimeve, të tilla si: 

  • Sistemet e korrektimit, gjykata, polici, etj. 
  • Qendrat e këshillimit 
  • Institucionet arsimore
  • Institucionet shëndetësore
  • Punonjës Socialë në administratë. Zhvillues i programeve, vlerësues, analizues dhe zhvillues i politikave për të dënuarit. 
  • Organizatat për ndërmjetësim.

Përfundimi i Programit të Studimit “Master i Shkencës” në  Shërbime Sociale, mundëson studentët të ndjekin programin për fitimin e gradës ”Doktor i Shkencës, sipas kritereve që parashikon aplikimi për ciklin e tretë të studimit. 

”Master i Shkencës” në Mësues për Arsimin Fillor

Programi i studimit Bachelor në Mësuesi për Arsimin Fillor është reformuar për të siguruar vazhdimësinë dhe integrimin më të plotë të këtij cikli studimesh në ciklin e dytë me MSc në Mësuesi për Arsimin Fillor që prej vitit 2012.

Permbajtja e programit : 

Përgatitja e mësuesve të arsimit fillor me koncepte, aftësi dhe vlera bashkëkohore të planifikimit, drejtimit, organizimit dhe administrimit të veprimtarive mësimore në shkollë që të mund të kontribuojnë në sektorin publik e privat dhe njëkohësisht të jenë qytetarë aktivë në jetën e tyre të përditshme.

Objektivat e programit:

  • Të formojë mësues të arsimit fillor të aftë për të zhvilluar veprimtarinë mësimore në shkollë.
  • Të pajisë mësuesit e arsimit fillor me kulturën dhe qytetarinë e komunikimit dhe të ndërveprimit me të tjerët. 
  • Të pajisë mësuesit e arsimit fillor me koncepte dhe aftësi të planifikimit, drejtimit, organizimit, zbatimit dhe monitorimit të veprimtarive mësimore.
  • Të promovojë të menduarin kritik dhe vlerësues ndaj mësimdhënies.

 

Qëllimet kryesore të këtij programi studimi janë: 

  • dhënia e njohurive specifike të studentëve, mbi bazën e arsimit paraardhës të tyre; 
  • përgatitja e studentëve për formimin e kompetencave që iu korrespondojnë niveleve të kualifikuara të punësimit dhe të përgatitjes së tyre; 
  • trajnimi për kërkim shkencor nëpërmjet njohjes së metodave, instrumenteve e teknikave të kërkimit; 
  • përmbushja e nevojave të tregut për mësues; 
  • ruajtja e vlerave arsimore e kulturore e qytetarëve aktualë. 

 

Programi i studimit “Master Shkencor” në Mësuesi për Arsimin Fillor është hartuar në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe trajton konceptet bazë mbi pedagogjinë, psikologjinë, shkrimin akademik, vlerësimin dhe legjislacionin duke i pajisur studentët me njohuri specifike të përgjithshme të këtyre fushave. 

Në aspektin kurrikular studentët e programit të studimit “Master Shkencor” në Mësuesi për Arsimin Fillor përfitojnë njohuri të qëndrueshme në shkencat e edukimit, psikologjia e edukimit dhe pedagogjia, kurrikula shkollore dhe zyrtare, metodat interaktive të mësimdhënies, teoritë e mësimit dhe të nxënit, psikologjia shkollore dhe arsimi gjithëpërfshirës, komunikimi në arsim, teknologjia mësimore etj. Ata përgatiten për të kuptuar shkollën dhe shoqërinë në aspekte të ndryshme, jo vetëm për t’u përshtatur me nevojat e tregut të punës dhe për të qenë në korrent me zhvillimet e reja, por mbi të gjitha për një formësim profesional që u krijon hapësira të gjera punësimi në arsim.

Në përfundim të cilit lëshohet diplomë universitare e nivelit të dytë “Master i Shkencave”.

Programi i studimit të ciklit të dytë “Master Shkencor” në Mësuesi për Arsimin Fillor, u jep të diplomuarve që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” njohuri të thelluara teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor në një fushë brenda një specialiteti. Në përfundim të këtyre studimeve që zgjasin dy vite akademike studenti duhet të ketë grumbullur 120 kredite që të mund të pajisen me diplomën përkatëse: “Master i Shkencave në Arsimin Fillor”. Studentët e këtij programi duhet të japin në përfundim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. 

Përfundimi i ketij Programi, i mundëson studentëve të ndjekin programin për fitimin e gradës “Doktor i Shkencës”, sipas kritereve që parashikon aplikimi për ciklin e tretë të studimit.