Programet e studimit Master

1- Master Profesional ne Administrim - Biznes

Programi Master Profesional ne Administrim Biznes ofron mundesi per studentet e programit te studimit Bachelor ne Administrim Biznesit te marrin njohuri me te thelluara per te menaxhuar me sukses bizneset e sektorit privat.

2- Master Profesional ne Marketing

Programi Master Profesional ne Marketing : T'u jape mundesi studenteve te programit Bachelor ne Administrim Biznesit, te specializohen per nje nga funksionet kryesore te bizneseve, sic eshte funksioni i marketingut.

3- Master i Shkencave ne Menaxhim

Programi Master i Shkencave ne Menaxhim: Studentet e masterit Profesional ne Administrim Biznes do te kene mundesine te thellojne njohurite e tyre per te kryer dhe aplikuar metodologji dhe procedura te avancuara tek bizneset (vecanerisht bizneset e medha), si dhe te jene te afte te vazhdojne studimet e tyre ne doktorrature dhe me tej.

4- Master i Shkencave ne Marketing

Programi Master i Shkencave ne Marketing: Studentet e masterit Profesional ne Marketing do te kene mundesine te thellojne njohurite e tyre per te aplikuar metodologji dhe procedura te avancuara ne fushen e Marketingut, si dhe te jene te afte te ndjekin studimet ne fushen doktorrale per specialitetin e Marketingut

5- Master Profesional ne Finance

Ky program studimi i ofron studenteve te fakultetit ekonomik, por jo vetem, te kene mundesi te specializohen ne nje fushe te tille si financa,ne te gjitha specifikat e saj, duke pare qe nje nga problemet sot ne ekonomine boterore eshte pikerisht mungesa dhe manaxhimi i burimeve financiare.Prandaj qellimi i ketij program studimi eshte  pikerisht pergatitja e specialisteve ne fushen e finances, manaxhere financiare me njohuri te avancuara ne kete fushe.

6- Master Profesional ne Kontabilitet

Duke qene se ne boten e sotme, eshte shume e nevojshme te ecim me hapin e kohes dhe teknologjise qe evoluon cdo dite e me shume, lind nevoja e kontabilisteve te specializuar, te afte te punojne ne cdo fushe te sektorit  publik dha atij privat.Studentet qe ndjekin kete kurs studimi ne fund te tij do te jene te afte dhe do te kene mundesi te punesohen ne njesi te ndryshme kryesisht ne  sektorin privat, ky cdo biznes I madh apo I vogel qofte ka nevoje per nje kontabilist, ose kontabel te miratuar ose me mire akoma ne te ardhmennje ekspert kontabel.

7- Master i Shkencave ne Drejtim Bankar

Duke qene se vendi yne ka dale nga nje sistem totalitar dhe me shuma pak njohuri mbi ekonomine e tregut, dhe megjithese kane kaluar 20 vjet, perseri ne Shqiperi sistemi bankar eshte ende i brishte dhe ka nevoje per specialiste te mirefillte.Duke pare kerkesen ne tregun bankar, ky master shkencor i ofron studenteve  njohuri te plota dhe te reja ne tregun bankar dhe pergatite specialiste kredie, financiere dhe bankere  me kompetenca te plota per tregun bankar shqiptar.

8- Master i Shkencave ne Kontabilitet dhe Auditim

Qellimi i  masterit te shkencave ne kontabilitet dhe auditim eshte tu jape studenteve njohuri te nevojshme, te avancuara, ne fushen e kontabilitetit dhe auditimit duke krijuar premisa per zhvillimne karriere apo studime te metejshme ne nivel doktorature. Figura  profesionale baze qe formohet nepermjet ketij program eshte ajo e nje kontabilisti te mirefillte, i afte te punoje ne shoqeri te niveleve te ndryshme, auditues i brendeshem i kompanise apo edhe ne institucionet shteterore, konsulentit financiar apo kontabilist i pavarur, si edhe kerkuesit edhe studjuesit shkencor te fushes se kontabilitetit.

9- Master Profesional ne Ekonomia dhe e Drejta ne Sektorin Publik

10- Master i Shkencave ne Ekonomia dhe e Drejta ne Tregjet Nderkombetare

11- Master Profesional ne Informatike Ekonomike