Programet e studimit Bachelor

1- Administrim - Biznes

Shoqëria e sotme, komuniteti ynë, kërkon një nivel të ri të stafit drejtues me një përgatitje sa më të lartë, të cilët do të jenë të aftë të kryejnë detyrat e tyre ne përputhje me kërkesat bashkëkohore. Programi Bachelor ne Administrim Biznes ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e kuadrove të lartë të këtij  profili.  Në përfundim të këtyre studimeve studentët do të jenë të përgatitur dhe të aftë që të kryejnë detyra dhe të mbajnë pozicione të nivelit menaxherial në departamente  të ndryshme të korporatave, kompanive, organizatave të ndryshme apo institucioneve qeveritare. Nga ana tjetër, programi synon që të pasurojë njohuritë dhe aftësitë për të diplomuarit që do të pozicionohen në nivele të tjera drejtuese të organizatave, me një orientim të qartë nga tregu. Duke qene se ne boten e sotme novacioni është bere element dominues ne kontekstin e zhvillimeve ekonomiko-sociale dozohen sfida te reja ndaj bizneseve dhe menaxhimit te tyre. Këto sfida nuk mund te përballohen me zgjidhjet e se shkuarës edhe pse ato mund te kenë qene te suksesshme. E tashmja dhe veçanërisht e ardhmja kërkon perspektiva te reja, zgjidhje te reja dhe menaxhere e udhëheqës me koncepte te reja.

Programi Mësimor

2- Finance – Kontabilitet

Ne kohet e sotme moderne te tendencave te globalizimit dhe te lëvizjes se lire te kapitaleve kërkohet një përgatitje me e mire e specialisteve te fushës se financës dhe kontabilitetit, të cilët do të jenë të aftë të kryejnë detyrat e tyre ne përputhje me kërkesat bashkëkohore. Programi Bachelor në Financë - Kontabilitet ka një rol të rëndësishëm në përgatitjen e  kuadrove të lartë të këtij profili. Programi i studimit synon t'u jape njohuri sa me te aktualizuara dhe ne perputhje me kerkesat e kohes ne menyre qe te pregatise specialiste e fushes se finances dhe kontabilitetit. Pas perfundimit te studimeve studentet do te kene mundesi te punesohen ne pozicionet e ekonomistit prane firmave private dhe institucioneve publike.

Programi Mësimor

3- Ekonomia dhe E drejta

Fakulteti Ekonomik i UE është i vetmi ne Shqipëri qe ofron një program mësimor duke ndërthurur njohuri nga dy disiplina, ekonomia dhe e drejta, duke përgatitur kuadro te larte ne ketë fushe si për institucione publike ashtu edhe private. Gjate kësaj periudhe është vene re qe kërkesat e tregut te punës për këta specialiste kane qene te larta, jo vetëm ne rrethin e Elbasanit por edhe ne qytete te tjera te Shqipërisë. Në programin Bachelor të Ekonomisë dhe të Drejtës studentët marrin njohuri në fushat kryesore ekonomike, sikurse dhe në fushën juridike.

Programi Mësimor

4- Informatika Ekonomike

Programi Bachelor në Informatike Ekonomike përgatit specialistë ekonomistë të profilizuar në informatikë. Në këtë program studentët marrin njohuritë bazë ekonomike dhe informatike, duke synuar një kombinim dhe integrim të dy fushave. Gjatë vitit të fundit të programit studentët aftësohen në aplikimin e njohurive informatike në fushat e menaxhimit, marketingut, financës dhe kontabilitetit. Studentët që mbarojnë këtë program janë të gatshëm të punësohen në institucione të ndryshme (publike apo private) ku njohuritë e marra gjatë studimeve mund t’i shfrytëzojnë për të rritur efektivitetin dhe produktivitetin e kompanive punëdhënëse.

5- Ekonomi Turizmi

Programi bachelor ne Ekonomi Turizem ka si objektiv te ofroje studente me njohurite specifike per kete sector, i cili eshte nje nder sektoret me me perspektive ne qarkun e Elbasanit.

6- Administrim-Biznes dhe Inxhinieri

Programi Bachelor ne Administrim Inxhinjering synon te ofroje kryesisht per sektorin e industrise studente me njohuri specifike per kete sektor, njohuri te cilat nuk ja ofron asnje program tjeter ne Universitetet homologe ne Shqiperi.

7- Shkencat Juridike ne Biznes

Programi synon të përgatisë specialistë në fushën e së drejtës së biznesit. Studentët, gjatë programit tre vjeçar, do të marrin të gjitha njohuritë dhe kompetencat e duhura për t’iu përgjigjur detyrave juridike që do tu ngarkohen nga ndërmarrje private apo publike, qoftë si pjesë e organikës së tyre të brendshme qoftë si specialistë të jashtëm. Ato do të kenë një përgatitje të shkëlqyer në fushën e transaksioneve dhe të marrëdhënieve juridike të operatorëve të bisnesit, edhe në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu, specialistët e përgatitur do të zotërojnë një njohje të thellë të legjislacionit shqiptar dhe të organeve administrative shtetërore që kanë një lidhje të drejtëpërdrejtë me fushën e biznesit. Kompetencat e specialistit, që rrjedhin nga njohja shumë e mirë e kuadrit ligjor sektorial, do të plotësohen nga aftësimi i tij në zgjidhjen gjyqësore apo jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve që lindin në kuadër të biznesit: ndërmjetësimi, pajtimi, arbitrazhi dhe instrumentat e ADR (Alternative Dispute Resolution).

Specifikisht, në fund të programit 3-vjeçar, i diplomuari do jetë në gjendje të:

·         Të njohë detyrimet ligjore që lindin në një sipërmarrje të caktuar dhe të kujdeset për mbarëvajtjen e tyre.

·         Të lexojë një bilanc.

·         Të njohë, kuptojë dhe hartojë tekste me përmbajtje kontraktuale, qoftë edhe kontrata ndërkombëtare

o   Të përcaktojë zgjedhjen e tipologjive kontraktuale të përshtatshme për rastet specifike të ndërmarrjes ku punon si dhe të ndjekë implementimin e saj.

·         Të njohë kuadrin ligjor bazë të administratës publike dhe mënyrën e funksionimit të saj.

Ky program ndërthur njohuritë bazë të lëmit juridik me njohuri të avancuara në të drejtë biznesi dhe në instrumentat ligjorë të përshtatshëm për të kryer detyrat e juristit në një ndërmarrje me efiçiencë të plotë. I diplomuari, në fund të ciklit 3-vjeçar, do të posedojë një përgatitje juridike të mjaftueshme për të identifikuar burimet ligjore dhe për tu azhornuar me ndryshimet legjislative të ardhshme ose me format e reja të marrëveshjeve juridike në fushën e së drejtës së biznesit. Gjithashtu ai do të marrë ato kometenca dhe njohuri bazë të lëmit ekonomik, siç janë mikro dhe makroekonomia, në funksion të një njohje sa më të mirë të strukturës së tregut ekonomik dhe aktorëve të tij. Rëndësi të veçantë në formimin e specialistit do ti kushtohet temave të së drejtës së punës dhe marrëdhënieve punëdhënës-punëmarrës brenda ndërmarrjes si edhe të së drejtës së sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Në të njëjtën kohë, në pasurim të kompetencave të tij juridike specialisti do të jetë në gjendje të përfaqësojë ndërmarrjen në raportet proceduriale (psh. tendera) apo proçesuale (gjykim).

Studenti do të jetë i gatshëm për të ndjekur pa provime plotësuese diplomat master profesional dhe ato shkencor te fushës.

8- Shkencat Juridike ne Sektorin Publik

Programi synon të përgatisë specialistë në fushën e së drejtës së biznesit dhe ne sektorin publik. Studentët, gjatë programit tre vjeçar, do të marrin të gjitha njohuritë dhe kompetencat e duhura për t’iu përgjigjur detyrave juridike që do tu ngarkohen nga ndërmarrje private apo publike, qoftë si pjesë e organikës së tyre të brendshme qoftë si specialistë të jashtëm. Ato do të kenë një përgatitje të shkëlqyer në fushën e transaksioneve dhe të marrëdhënieve juridike të operatorëve të bisnesit, edhe në nivel ndërkombëtar. Gjithashtu, specialistët e përgatitur do të zotërojnë një njohje të thellë të legjislacionit shqiptar dhe të organeve administrative shtetërore dhe te atyre që kanë një lidhje të drejtëpërdrejtë me fushën e biznesit. Kompetencat e specialistit, që rrjedhin nga njohja shumë e mirë e kuadrit ligjor sektorial, do të plotësohen nga aftësimi i tij në zgjidhjen gjyqësore apo jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve që lindin në kuadër të biznesit dhe te sektorit publik.

Përveç përvetësimit të lëndëve juridike qëllim specifik i programit është përgatitja e studentit në fushën e sektorit publik, kryesisht në administratën publike. Në përfundim të programit studenti do të jetë i aftë dhe do të këtë njohuri thelbësore mbi përbërjen e organeve që operojnë në sektorin publik, mbi kompetencat dhe funksionimin e tyre, aktivitetin dhe mënyrën e veprimit, marrëdhëniet midis organeve publike ndërmjet tyre si dhe me privatët, zgjidhjen e problemeve të ndryshme të sektorit si dhe të mosmarrëveshjeve. Gjithashtu ai do të mundë të japë një kontribut konkret në kuptimin dhe administrimin më efikas të së mirës publike, në parimet që e udhëheqin atë dhe në implementimin e normave juridike që interesojnë sektorin publik. Në përfundim të programit mësimor studenti do të ketë mundësi ti thellojë njohuritë dhe kompetencat e tij duke ndjekur masterat profesionalë dhe shkencorë në Fakultetet që ofrojnë njohuri të specializuara rreth sektorit

Studenti do të ketë mundësi të hapura punësimi në sektorë të ndryshëm të administratës publike qëndore dhe vendore si dhe në institucione të pavarura, dhe me mbarimin e masterit shkencor në juridik do të mundë të ushtrojë edhe profesionet ligjore.