RREGULLORE E PRANIMIT TE STUDENTEVE NE PROGRAMIN E STUDIMIT “BACHELOR” NE EDUKIM FIZIK DHE SPORTE PER VITIN AKADEMIK 2016 – 2017

Njoftohen të gjithë të interesuarit se rregullorja e konkursit për programin e studimit Edukim Fizik dhe Sporte pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, do të jetë si më poshtë:
 Rregullore e konkurimit për Edukim Fizik dhe Sporte.

Mbi kuotat dhe tarifat e studimit në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit

Njoftojmë të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta se kuotat për programet e studimit në Universitetin e Elbasanit dhe tarifat e studimit janë sipas tabelës së vendosur në linkun e mëposhtëm. Ndërkohë po në këtë tabelë të gjithë studentët që kanë mbaruar ciklin e studimeve bachelor, do të gjejnë kuotat dhe tarifat për të gjithë ciklin e studimeve master, që ofron Universiteti ynë. Duke shpresuar se do të jeni pjesë e studimeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, ju urojmë suksese!

Shkarkoni excel

Kriteret e pranimit dhe përllogaritja e përqindjes së pikëve, në programet e studimit të Universitetit të Elbasanit

Njoftojmë të gjithë maturantët se përzgjedhja e fituesve për të vazhduar studimet e larta pranë Universitetit “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, do të bëhet duke llogaritur përqindjen e pikëve, të lëndëve të veçanta, sipas tabelës që ndodhet në linkun e mëposhtëm, për secilin program studimi. Ndërkohë kujtojmë edhe njëherë se domosdoshmërisht mesatarja e shkollës së mesme, duhet të jetë mbi 6, në bazë të përcaktimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave për këtë vit akademik. Duke shpresuar se shumë prej maturantëve do të kenë mundësi të jenë pjesë e Universitetit të Elbasanit në vitin e ardhshëm akademik, ju urojmë suksese!

Shkarkoni excel per: Kriteret e pranimit ne Universitetin e Elbasanit

Datat e provimeve te vjeshtës në Universitetin e Elbasanit

Njoftohen të gjithë studentët se datat e provimeve për sezonin e vjeshtës për vitin akademik 2015-2016, janë si më poshtë:

Datat e provimeve te vjeshtës në Universitetin e Elbasanit

Njoftim per zgjedhjen e anetareve te Bordit te Administrimit ne UE

Bazuar në Nenin 48 pika 1 të Ligjit 80/2015, fillon proçedura për kandidimin për Anëtarë të Bordit të Administrimit , përfaqsues të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Kanë të drejtë të kandidojnë anëtarët e personelit akademik me kohë të plotë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Kërkesa duhet të paraqitet brenda datës 01.07.2016, pranë sekretarisë së Senatit Akademik në Rektorat.

Rektori

Skënder Topi

Njoftim

Duke marrë shkas se përfaqësuesi i studentëve në Komisionin Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan ka dhënë dorëheqjen nga detyra për arsye shëndetësore, në zbatim të Kreu II, neni 6, pika 1/a, kërkohet që KIZ të plotësohet me përfaqësuesin e studentëve. 
Për këtë, brenda datës 10.04.2016, ora 12.00, janë të lutur studentët që vijojnë studimet në ciklin e parë/ të dytë me kohë të plotë të paraqesin vetëdeklarimin për kandidat për anëtar të KIZ.
Studentët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën pranë Sekretarisë së KIZ brenda datës 10.04.2016, ora 12.00.