Formular për pagesën e tarifës së regjistrimit për ciklin master për vitin akademik 2016-2017

Studentët që kërkojnë të regjistrohen për në një prej programeve të ciklit të dytë master, në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” të Elbasanit, do të gjejnë në linkun bashkëngjitur faturën mbi pagesën e tarifës së regjistrimit. Këtë faturë, mund të printoni dhe të bëni pagesën dhe më pas të drejtoheni pranë sekretarive mësimore të Universitetit, me dokumentacionin e kërkuar në bazë të Udhëzimit numër 24 të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, i cili gjithashtu gjendet i publikuar në këtë faqe.Formulari i pagesës së regjistrimit, gjendet edhe pranë sekretarive mësimore.

Formular regjistrimi për master 

Manual mbi mënyrën e përdorimit të kodit të maturantit dhe regjistrimit për fazën e dytë në Universitete

Maturantët të cilët kanë konkuruar për në një ose më shumë programe studimi në Universitet, do të gjejnë në linkun e mëposhtëm një material video, shpjegues mbi mënyrën e kontrollit të rezultateve të tij të konkurimit dhe më pas në lidhje me procesin e regjistrimit pranë sekretarive të Universitetit.

https://youtu.be/GajS3m5uXzg

Hapen regjistrimet për ciklin e dytë të studimeve master

Njoftohen të gjithë studentët që kanë mbaruar ciklin e parë të studimeve bachelor, se regjistrimet për programet e ciklit të dytë master, fillojnë në datë 7 tetor dhe mbyllen në datë 12 tetor.  Më poshtë do të gjeni  Udhëzimin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit, me numër 24, i cili parashikon proçedurat, afatet dhe mënyrën e regjistrimit për ciklin master, si dhe disa ndryshime në udhëzimin numër 13, për regjistrimin e maturantëve në shkollat e larta.

Udhëzim Nr. 24

Njoftim për transferim studimesh dhe kërkesat për degë të dytë

Njoftohen te gjithe te interesuarit se ne tabelen bashkengjitur do te gjejne aplikantet per transferim studimesh nga universitetet e tjera ne universitetin "A. Xhuvani", aplikantet per program te dyte studimi dhe aplikantet qe jane nga trojet ne universitetin tone, se bashku me pergjigjet e dhena nga komisionet perkatese.

Tabela e kerkesave

Kuotat e lira në Universitetin e Elbasanit

Në përfundim të fazës së parë të aplikimeve dhe regjistrimeve, Universiteti “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, dëshiron të njoftojë të gjithë maturantët dhe prindërit e tyre, se do të kenë shumë mundësi  përzgjedhjeje në fazën e dytë të aplikimit. Në tabelën e mëposhtme, të gjithë të interesuarit do  të njihen me kuotat e mbetura bosh, në programet e studimit që ne ofrojmë, në të cilat ne mirëpresim të gjithë maturantët e interesuar në raundin e dytë të aplikimit dhe regjistrimit.  

 Kuotat e lira në UE