Programi i shkëmbimit studentor në SHBA 2012-2013

PROGRAMI I BURSAVE : THIRRJE PËR APLIKIME

PROGRAMI I SHKËMBIMIT STUDENTOR  Në SHBA 2012-2013

Programi i Shkëmbimit Studentor  ofron Bursa të Plota për studime universitare një-vjecareShtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ky Program mbështet studentët për një Program 2-vjecar, i cili përfshin një vit studimi në një Universitet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe një vit angazhim në zbatimin e një projekti lokal në shërbim të komunitetit në Shqipëri.

Read more...

Nisin regjistrimet për master ne UE

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR XHUVANI” REKTORATI

“ Për fillimin e regjistrimeve në Ciklin e Dytë të studimeve me kohë të plotë “Master shkencor” dhe “Master Profesional” për vitin akademik 2011-1012  në UE”

Read more...

Proçedurat e pranimit dhe te regjistrimit në ciklin e parë të studimeve me kohë të pjesshme.

 

1.Aplikimi për rregjistrim në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të pjeshme bëhen pranë sekretarive mësimore të njësive kryesore ku kandidati duhet të paraqitet personalisht dhe të dorëzojë dokumentacionin e mëposhtëm:

a)Fotokopje të noterizuar të diplomës së maturës shtetërore dhe çertifikatës së notave, ose të ndonjë dëftese/diploma tjetër të studimi të fituar jashtë vendit, të vlerësuar të barazvlefshme me të në Shqipëri. Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme përpara vitit 2011, të dorëzojnë fotokopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë së shkollës së mesme.

Read more...

Hapen programet e studimit të ciklit të tretë të studimit (doktorata) në UE

Universiteti i Elbasanit tashmë ka hapur edhe programet e studimit të ciklit të tretë duke qenë në këtë mënyrë në pararojë të zhvillimeve të arsimit të lartë në mbarë vendin. Kështu në urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës për hapjen e këtyre cikleve të studimit miratohet:

Read more...

UE ofron mundësi zgjedhjeje në programet e studimit master

1. Programet e studimit për “Master i shkencave” janë:

a)Në Fakultetin e Shkencave Humane (që ndodhet në Korpusin kryesor të UE-së” programet:

-Gjuhësi

-Trashëgimi kulturore