Shpallje konkursi për pedagog me kohë të pjesshme në Departamentin e Matematikës në vitin akademik 2017-2018

Fakulteti i Shkencave të Natyrës i Universitetit të  Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij  në Departamentin Matematikë për vitin akademik 2017 -2018, shpall konkurs për  personel akademik me kohë të pjesshme. 

Kriteret për konkurrim janë:

1.Të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca matematike. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në fushën e Matematikës me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të këtë përfunduar studimet Ba/Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Matematikë, me notë mesatare mbi 8.5.

4.Te këtë përvojë mësimdhënie në lëndën e matematikës dhe të jetë aktualisht i angazhuar në këtë sektor.

5.Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).

6.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore (preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri brenda datës 27.09.2017  këto dokumente:

·Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

·C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

·Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

·Provime, mikroteza etj.

·Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

·Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

·Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

·Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

·Raport mjeko-ligjor.

·Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/fakulteti i shkencave te natyres/njoftim

 

Aplikimi për Personel Administrativ, ndihmës mësimor

Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në përmbushje të nevojës për sekretar dekani, si një domosdoshmëri në vazhdimin e koordinimin e punës me personelin brenda fakultetit, me rektoratin por edhe me të tretë, shpall konkurs për pozicionin e Sekretar Dekani. 

Kriteret për konkurrim për sekretar dekani i cili do të bashkëpunojë ngushtë me dekanatin dhe rektoratin janë:

1.Të ketë diplomë të arsimit të lartë (minimumi Master profesional, diplomë të nivelit të dytë ose ekuivalente me të). 

2.Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit. Të njohë programet bazë të Microsoft Office si Excel, Word etj.

3.Preferohet të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e gjuhës letrare kombëtare dhe njohuritë themelore të shkrimit akademik dhe aftësi në redaktimin e materialeve shkresore. 

4.Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuhë angleze, italiane etj.

5.Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të punojë në grup. 

6.Të ketë përvojë punë në këtë sektor, përbën avantazh

7.Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan brenda datës 20.09.2017 këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit)

2.C. V. të përgjithshme të përqëndruar.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Trajnime tw ndryshme, (qw lidhen me pozicionin kanë avantazh) 

5.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

6.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

7.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

8.Raport mjeko-ligjor

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në dekanat.

Formular aplimi

Vetdeklarimi

Deklarate

Datat e Provimeve te Sezonit te Veres 2016-2017

Datat e Provimeve - FSHN

Njoftim per shlyerjen e detyrimeve.

Studentët që vazhdojnë studimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe për vitin akademik 2016 – 2017 nuk kanë shlyer detyrimet finan¬¬¬ciare: tarifë vjetore shkollimi të vitit aktual, tarifë vjetore shkollimi si përsëritës (bachelor me kohë të plotë), Këstet e pagesave në Ciklin e studimeve Master,  pagesa të krediteve të mbartura (Bachelor me kohë të pjeshme - përsëritës, pagesa të krediteve të mbartura Master profesional e shkencor – përsëritës),  duhet ti shlyejnë këto detyrime menjëherë. 

Në rast të mosshlyerjes së tyre në bazë të Statutit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, rregullores së studimeve të Fakulteteve:

-Studentët nuk do të futen në provimet e vjeshtës

-Studentët nuk do të futen në provimet e diplomës në vjeshtë

-Studentët nuk do të regjistrohen në vitin pasardhës.

Formularin e faturës për arkëtim për secilin rast do ta tërhiqni pranë Drejtorisë ekonomike në Rektorat

Rektorati

 

Pyetësor për Studentet e FSHN

10.04.2017 -- Ministria e Arsimit dhe Sportit me mbështetjen e UNDP Albania ka ndërmarrë një proces konsultimi me grupet e interesit me qëllim vlerësimin e rezultateve/problematikave të hasura gjatë zbatimit të ligjit për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor. Në kuadër të këtij procesi është hartuar një pyetësor i cili ka për qëllim të vjelë opinionin e studentëve që kryejnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë me qëllim identifikimin e problematikave dhe pritshmërive të tyre në kuadër të përmirësimit të zbatimit të ligjit në fjalë.

Për të plotësuar pyetësorin në fjalë mjafton të klikohet linku: https://www.surveymonkey.com/r/8lhnrzt të plotësohet pyetësori dhe në fund të klikohet kutia “Done”.

Pyetësori do të jetë i vlefshëm për tu plotësuar deri në DT. 24 PRILL 2017.