Shpallje konkursi për personel akademik me kohë të plotë në departamentin e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike  në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij  në Departamentin e Lëndëve Klinike dhe Paraklinike për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për 1 (një)  personelakademiki me kohë të plotë.

Kriteret për konkurim janë:

1.Të ketë përfunduar studimet universitare në Universitetet brenda ose jashtë vendit në Mjekësi e Përgjithshme/farmaci. Diplomat e fituara jashtë vendit duhet të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në profilin mjekësi e përgjithshme/farmaci, me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të ketë kurse kualifikimi brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse. 

4.Të ketë/jetë pjesëmarrëse në fushën e kërkimit dhe projekteve.

5.Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

6.Të ketë përvojë në mësimdhënie

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë  05.10.2016  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)

4.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)

5.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

6.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

7.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore

8.Raport mjeko-ligjor

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën  www.uniel.edu.al/njoftime