Formularët e aplikimit për pedagogë

Formular aplikimi

Deklaratë

Vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore

Shpallje konkursi për pedagog me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike në vitin akademik 2017-2018

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, i Universitetit të Elbasanit“A. Xhuvani” për nevojat e tij shpall konkurs për staf akademik me kohë të pjesshme në Departamentet e  Lëndëve Klinike dhe Paraklinike/Infermieristikës si dhe Qendra për Zhvillim Mjedisor e Diagnostikues për vitin akademik 2017 - 2018.

Kriteret e përgjithshme për  konkurrim janë:

1.Kandidati duhet të këtë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në Shkenca Mjekësore. Diploma e fituar jashtë duhet të jetë e njohur nga MAS.

2.Të ketë përfunduar studimet Master në Mjekësi e përgjithshme dhe/ose specialitete, Infermieri e Përgjithshme, Fizioterapi/Jurist/ Imazheri/ Logopedi/ Teknik Laboratori me notë mesatare mbi 8.5.

3.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

4.Të ketë përvojë në fushën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor.

5.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda ose jashtë vendit në fushën e shkencave mjekësore.

6.Preferohet të ketë përvojë akademike dhe botime në revista shkencore.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri brenda datës 27.09.2017  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament.

Njoftim per shlyerjen e detyrimeve.

Studentët që vazhdojnë studimet në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe për vitin akademik 2016 – 2017 nuk kanë shlyer detyrimet finan¬¬¬ciare: tarifë vjetore shkollimi të vitit aktual, tarifë vjetore shkollimi si përsëritës (bachelor me kohë të plotë), Këstet e pagesave në Ciklin e studimeve Master,  pagesa të krediteve të mbartura (Bachelor me kohë të pjeshme - përsëritës, pagesa të krediteve të mbartura Master profesional e shkencor – përsëritës),  duhet ti shlyejnë këto detyrime menjëherë. 

Në rast të mosshlyerjes së tyre në bazë të Statutit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, rregullores së studimeve të Fakulteteve:

-Studentët nuk do të futen në provimet e vjeshtës

-Studentët nuk do të futen në provimet e diplomës në vjeshtë

-Studentët nuk do të regjistrohen në vitin pasardhës.

Formularin e faturës për arkëtim për secilin rast do ta tërhiqni pranë Drejtorisë ekonomike në Rektorat

Rektorati

 

Aplikimi për Personel Administrativ, ndihmës mësimor

Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, në përmbushje të nevojës për sekretar dekani, si një domosdoshmëri në vazhdimin e koordinimin e punës me personelin brenda fakultetit, me rektoratin por edhe me të tretë, shpall konkurs për pozicionin e Sekretar Dekani. 

Kriteret për konkurrim për sekretar dekani i cili do të bashkëpunojë ngushtë me dekanatin dhe rektoratin janë:

1.Të ketë diplomë të arsimit të lartë (minimumi Master profesional, diplomë të nivelit të dytë ose ekuivalente me të). 

2.Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit. Të njohë programet bazë të Microsoft Office si Excel, Word etj.

3.Preferohet të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e gjuhës letrare kombëtare dhe njohuritë themelore të shkrimit akademik dhe aftësi në redaktimin e materialeve shkresore. 

4.Të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore, preferohet gjuhë angleze, italiane etj.

5.Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të punojë në grup. 

6.Të ketë përvojë punë në këtë sektor, përbën avantazh

7.Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan brenda datës 20.09.2017 këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit të aplikimit)

2.C. V. të përgjithshme të përqëndruar.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Trajnime tw ndryshme, (qw lidhen me pozicionin kanë avantazh) 

5.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

6.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

7.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

8.Raport mjeko-ligjor

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në dekanat.

Formular aplimi

Vetdeklarimi

Deklarate

Datat e provimeve (sezoni i verës) 2017

Bachelor ne Infermieri

Bachelor ne Infermieri Mami

Bachelor ne Fizioterapi 

Bachelor ne Imazheri 

Bachelor ne Logopedi

Bachelor ne Teknik Laboratori