Njoftim për shpallje konkursi për pedogog me kohë të plotë në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane, viti akademik 2016-2017

Fakulteti i Shkencave Humane  në Universitetin e Elbasanit “A. Xhuvani”, për nevojat e tij  në Departamentin e Gjuhës Frënge dhe Italiane për vitin akademik 2016-2017, shpall konkurs për 1 (një)  lektor me kohë të plotë

Kriteret për konkurrim janë:

1.      Të ketë gradën “doktor” në Gjuhësi Italiane, të mbaruar në Shqipëri apo jashtë saj. Doktoratura e mbrojtur jashtë vendit të jetë e njohur nga MAS

2.      Të ketë studime në fushën e Italianistikës

3.      Të jete pjesëmarrës në projekte kërkimore

4.      Të ketë përvojë mësimdhënie universitar

 Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore  të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 26.10.2016  këto dokumente:

1.      Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)

2.      C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi

3.      Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar)

4.      Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte)

5.      Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

6.      Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

7.      Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore

8.      Raport mjeko-ligjor

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresën

www.uniel.edu.al/ fakulteti i shkencave humane/njoftime