Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin e Gjuhes, per vitin akademik 2016-2017

Fakulteti i Shkencave Humane i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani”për nevojat e tij në Departamentin e Gjuhës për vitin akademik 2016-2017 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme. 

Kriteret për konkurrim janë:

1.Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca shoqërore. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në Gjuhë -Letërsi me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilin Gjuhësi me notë mesatare mbi 8.5.

4.Te këtë përvojë mësimdhënie dhe të jetë aktualisht i angazhuar në këtë sektor.

5.Të jetë i angazhuar në kualifikimin pasuniversitar (grada, titulli është përparësi).

6.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore(preferohet anglishtja) e mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.C. V të përgjithshme të përqendruar/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurrimit me dosje aplikantët do t’i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë  www.uniel.edu.al/informacione/njoftime