UNIVERSITETI
I ELBASANIT,
NGA TRADITA
DREJT SUKSESIT!
ZGJIDH NJË NGA
97 PROGRAMET TONA
TË STUDIMIT.
EJA NË UE!
Në Universitetin
e Elbasanit,
suksesi është i
garantuar!
Eja në UE!
previous arrow
next arrow
Slider
UNIVERSITETI
I ELBASANIT,
NGA TRADITA
DREJT SUKSESIT!
ZGJIDH NJË NGA
97 PROGRAMET TONA
TË STUDIMIT.
EJA NË UE!
Në Universitetin
e Elbasanit,
suksesi është i
garantuar!
Eja në UE!
previous arrow
next arrow
Slider

Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.dr.Skender Topi, ka zhvilluar një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka nënshkuruar marrëveshje bashkëpunimi dhe ka zhvilluar disa takime me drejtues dhe përfaqësues të 2 Universiteteve shtetërore. Ndalesa e parë e rektorit dhe pedagogëve që e shoqëronin ka qenë në Universitetin Verior të Ilinoisit(Northern Illiniois University), ku ai ka nënshkruar edhe marrëveshjen e re të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Marrëveshja e nënshkruar nga Rektori Prof.Dr. Skender Topi si përfaqësues i Universitetit të Elbasanit dhe Dr. Lisa Freeman, Zv. Presidente Ekzekutive e Northern Illinois University, parashikon fillimin e marrëdhënieve intensive mes dy Universiteteve, të cilat do të konkretizohen në shkëmbimin e eksperiencave të ndërsjellta, mobilitetin e pedagogëve dhe studentëve të dy universiteteve si dhe mundësinë e projeketeve të përbashkëta kërkimore shkencore, të konkretizuara edhe në fushën e doktoratave. Rektori Skender Topi gjatë ceremonisë së zhvilluar ka theksuar edhe njëherë gatishmërinë e tij dhe gjithë strukturave drejtuese të Universitetit, për të punuar menjëherë për konkretizimin e marrëveshjes së nënshkruar. Me këtë rast ai ftoi një delegacion nga Universiteti amerikan që të vizitojë Universitetin e Elbasanit, për të parë nga afër jo vetëm ambientet e tij, por edhe për të takuar stafin e për të diskutuar fushat konkrete të studimit e bashkëpunimit.

Pas bisedës me Dr. Lisa Freeman Rektori Topi dhe stafi që e shoqëronte kanë takuar dhe kanë zhvilluar bisedime në kuadër të konkretizimit sa më të shpejtë të kësaj marrëveshjeje edhe drejtues të tjerë të niveleve të drejtimit të stafit akademik, si Dekanin e shkencave te Edukimit Brad Bond, Dekanin e kolegjit të shëndetit dhe shkencave Humane Derryl Block, Drejtorin e qendrës së Gjuhëve ELS Dieter Zeschke, Shefen e Departamentit të Anglishtes , Kathleen Renk si dhe drejtues të tjerë të këtij Universiteti.

Universiteti Verior i Illinoisit është një ndër institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në SHBA, i cili vendodhjen e tij e ka në qytetin e Çikagos.

Ndalesa e dytë e Rektorit Skender Topi dhe delegacionit që ai kryesonte ka qenë ajo në Kolegjin Hunter në Nju Jork. Në takimet e zhvilluara me drejtues të këtij Kolegji, është rënë dakord që të përgatitet sa më shpejtë një marrëveshje bashkëpunimi, që do të nënshkruhet nga përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve. Në këtë marrëveshje do të parashikohet mobiliteti i stafit akademik dhe studentëve, në të gjitha fushat e përbashkëta të studimit dhe në mënyrë të veçantë asistenca dhe mundësia e studimeve dhe kërkimit shkencor të stafit akademik edhe në fushën e dokoratave. Rektori Skender Topi edhe në takimet e zhvilluara në Nju Jork me Dr. Michael Middleton, Dekan i shkencave të Edukimit dhe Prof. Jason Wirtz, shef i Departamentit te Kurikulës dhe Mësimdhënies, ashtu si në Çikago, ka falenderuar bashkëbiseduesit për mikpritjen dhe gatishmërinë e treguar, për të konkretizuar bashkëpunimet dhe nisjen e shkëmbimeve intensive mes Universitetit të Elbasanit dhe Universiteve homologe amerikane.

UE marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uniel UE marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uniel UE marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uniel UE marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uniel UE marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uniel UE marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uniel UE marrëveshje bashkëpunimi me dy universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uniel
Njoftime
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Aktivitete në UE ,UnielAktivitete në UE

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Biblioteka ,Uniel Biblioteka

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, LLL Centre ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, LLL Centre ,UnielLLL Centre

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njësia e Sigurimit Të Brendshëm Të Cilësisë ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Njësia e Sigurimit Të Brendshëm Të Cilësisë ,UnielNjësia e Sigurimit Të
Brendshëm Të Cilësisë

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Këshillimi i Karrierës Dhe Alumni ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani,Këshillimi i Karrierës Dhe Alumni ,Uniel Këshillimi i Karrierës
Dhe Alumni

Me shume
Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,Uniel

Universiteti i Elbasanit Aleksandër Xhuvani, Punësimi në UE ,UnielPunësimi në UE

Me shume