Shpallje konkursi per pedagog me kohe te pjesshme ne Departamentin Marketing inxhniering ne vitin akademik 2016-2017

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij në Departamentin Marketing Inxhiniering për vitin akademik 2016-2017 shpall konkurs për personel akademik me kohë të pjesshme.

Kriteret e përgjithshme për  konkurrim janë:

1.Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkencat e inxhinierisë dhe shkenca ekonomike. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.

2.Të jetë diplomuar në këto fusha me notë mesatare mbi 8.5.

3.Të këtë përfunduar studimet Masteri Shkencave (ekuivalente me të) në profilin e Inxhinieri/Marketingme notë mesatare mbi 8.5.

4.Të ketë përvojë në mësimdhënie.

5.Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

6.Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

7.Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit)

2.C. V. të përgjithshme të përqëndruar.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

9.Raport mjeko-ligjor

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime.

Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë  www.uniel.edu.al/informacione/njoftime