Njoftim shpallje konkursi per pedagoge me kohe te pjesshme ne Departamentin Finance Kontabilitet, per vitin akademik 2016-2017

Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Elbasanit “A. Xhuvani” për nevojat e tij në Departamentin Financë Kontabilitet  për vitin akademik 2016-2017 shpall konkurs për personel  akademik me kohë të pjesshme.

Kriteret e përgjithshme për  konkurim janë:

1. Kandidati duhet të ketë përfunduar studimet universitare brenda ose jashtë vendit në shkenca ekonomike. Diplomat e fituara jashtë vendit të jenë të njohura nga MAS.

2. Të jetë diplomuar në ketë fushë me notë mesatare mbi 8.5.

3. Të këtë përfunduar studimet Master i Shkencave (ekuivalente me të) në profilinFinancë/ Kontabilitet  me notë mesatare mbi 8.5.

4. Të ketë përvojë në mësimdhënie apo fushën e kërkimit.

5. Kandidati duhet të zotërojë të paktën një gjuhë të huaj perëndimore të mbrojtur dhe e vërtetuar me dëshmi.

6. Të ketë kryer kurse ose kualifikime brenda dhe jashtë vendit në fushën përkatëse.

7. Preferohet të ketë bërë publikime në fushën e specialitetit përkatës.

Kandidatët duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore të Rektoratit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan deri më datë 22.09.2016  këto dokumente:

1.Kërkesë me shkrim (Plotësimi i formularit te aplikimit).

2.C. V të përgjithshme të përqëndruar.

3.Kopje të diplomës dhe të listës së notave (noterizuar).

4.Provime, mikroteza etj.

5.Botimet (monografi, artikuj, tekste mësimore, projekte).

6.Kualifikime brenda dhe jashtë vendit.

7.Dëshmia e gjuhëve të huaja që zotëron.

8.Dëshmi penaliteti/vetëdeklarim i gjendjes gjyqësore/kopje e noterizuar dokumenti identifikimi.

9.Raport mjeko-ligjor.

10.Vërtetim  lejimi për dhënie mësim në UE nga punëdhënësi/rekomandime

Përveç konkurimit me dosje aplikantët do t'i nënshtrohen një interviste në departament. Aplikantet qe kane dosje prane departamentit dhe burimeve njerezore, do te bejne vetem rifreskimin e saj, duke dorezuar kualifikime te reja qe mund te kene kryer.

Shënim: Formularët për plotësim gjenden në adresë  www.uniel.edu.al/informacione/njoftime