Informacion mbi projektet aktuale në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan.

Universiteti “Aleksandër Xhuvani” i Elbasanit disponon aktualisht këto projekte: 
 
-Nuk janë pjesë e këtij pasqyrimi projektet të cilat kanë përfunduar sipas afateve kohore përkatëse  si dhe projektet të cilat janë ende në fazën e diskutimit. 
 
 
I.Relacion informues mbi Projektin TEMPUS  ENCHASE, Koblenz, Gjermani, (2013-2016)
 
Projekti titullohet: ENCHASE (Enhancing Albanian System of Quality Assurance in Higher Education: Application of the process and outcome-based methodology) Përmirësimi i Sistemit të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë në Shqipëri, aplikimi i procesit dhe metodologjisë së bazuar në rezultatet, në pritshmëri. 
Qëllimi: Projekti ka për qëllim të forcojë sistemin e Sigurimit të Cilësisë (SC) Në Arsimin e Lartë (AL) në Shqipëri duke zhvilluar një kuadër të përgjithshëm kombëtar dhe të unifikuar për SC në Shqipëri, duke synuar ndërtimin e kapaciteteve të aktorëve që merren me këtë proces dhe duke hartuar një metodologji të bazuar në rezultate konkrete përsa i përket SC dhe vetëvlerësimit apo vlerësimit të brendshëm të institucioneve të AL; duke nxitur pjesëmarrjen e studentëve dhe stafit akademik në vetëvlerësimin e institucionit. 
 
Çfarë pritet nga ky projekt:
- Një kuadër i përgjithshëm kombëtar, legjitim për SC 
- Metodologji për vlerësimin e brendshëm të lidhur ngushtësisht me vlerësimin e jashtëm
- Aktorë të përgatitur profesionalisht nga të gjithë partnerët
- Një mbështetje të fortë për krijimin e një tradite për përfshirjen e studentëve dhe stafit akademik në këtë proces
 
Partnerët në këtë projekt janë:
Partnerët nga BE:
- Universiteti Koblenz-Landau, Gjermani (koordinator dhe kontraktor)
- Universiteti i Maine, Francë
- Qendra e Studimeve dhe Iniciativave Evropiane (CSIE), Itali
- Universiteti Vltavska (Menaxhim Informacioni, Administrim Biznesi dhe Juridik), Republika Çeke
- Qendra Universitare e Sigurimit të Cilësisë në Hollandë, Utrecht, Hollandë
 
Partnerët nga Shqipëria 
- APAAL (Agjensia Publike e Akreditimit, Arsimit Lartë, Tiranë, Shqipëri), koordinatori lokal)
- Ministria Arsimit dhe Sporteve (nuk u paraqit)
- Universiteti ‘F. Noli’, Korçë
- Universiteti ‘Pavarësia’, Vlorë
- Fakulteti i Drejtësisë, UT, Tiranë
- Universiteti ‘A. Xhuvani’, Elbasan,
- Universiteti Europian i Tiranës
- Universiteti ‘A. Moisiu’, Durrës
- Universiteti Amerikan i Tiranës (nuk u paraqit) 
 
 
 
II.Relacion informues mbi Projektin CEEPUS II
 
Titulli i projektit: Metodat aktive në mësimdhënien e matematikës
 
Partnerët në këtë rrjet bashkëpunimi janë: Universiteti ”Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Departamenti i Matematikës dhe Informatikës dhe Universiteti i Miscolc Hungari, Departamenti i Analizës.
Pikat e kontaktit dhe koordinatorët për çdo partner janë: 
 Prof.as.Dr Peçi Naqellari – pikë kontakti për UE-në, Dekan i Fakultetit të Shkencave të Natyrës
 Prof.Dr  –Peter Kortezi, profesor në Universitetin e Miscolc, Departamenti i Analizës
Partnerë të tjerë pjeswmarrës në këtë projekt janë: 
• Austria
• Bullgaria
• Bosnja- Herhegovina
• Kroacia
• Republika Çeke
• Etj.
 
Çfarë pritet nga ky projekt:
 
Ky projekt ka si qëllim shkëmimin e përvojave në mësimdhënien e matematikës, nëpërmjet shkëmbimit të profesorëve të ndryshëm të analizës matematike të cilët kanë shkuar dhe kanë dhënë mësim në auditorët e Universitetit të Miscolc, sikurse edhe profesorët e këtij të fundit kanë ardhur dhe kanë dhënë mësim në auditorët tanë.
 
 
 
III.Relacion informues mbi Projektin TEMPUS nr. 544362 “Edukimi profesional në sport- zhvillimi në rajonin e Ballkanit”. Universiteti kryesor aplikues: Universiteti i sportit në Romë “Foro italiaco“
(2013-2016)
Ky projekt është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave të Edukimit/ departamentin e sporteve.
 
 
Qëllimi i projektit: Përmirësimi dhe hartimi i kurrikulave në lidhje me sportin si dhe krijimi i një palestre të re pranë fakultetit të Shkencave të Edukimit. Pajisjet e palesrtës do të financohen nga Projekti TEMPUS. 
 
Çfarë pritet nga ky projekt:
o Përmirësim i kurrikulave universitare në lidhje me sportin
o Aktorë të përgatitur profesionalisht nga të gjithë partnerët
o Një mbështetje të fortë për krijimin e kushteve për implimentimin e projektit
 
Partnerët në këtë projekt janë:
 
o Shoqata e Sportit/ Serbi
o Dhoma e industrisë dhe tregtisë/ Tiranë
o Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
o Ministria e Edukimit dhe Shkencës Shqiptare
o Ministria e Rinisë dhe Sportit/ Serbi
o Komiteti olimpik kombëtar/ Shqipëri
o Universiteti i Vjenës/Austri
o Etj. 
 

Drejtoria e komunikimit dhe e marredhenieve me jashte


Stafi i drejtorisë

Drejtori: Fatos Gjata

Specialisti: Dhurata Turku

Specialisti: Florenc Vavla

Specialisti: Gjolek Mera

Kontakt: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Drejtoria e  Marrëdhënieve me Jashtë nën drejtimin e Rektorit mbulon gjithë marrëdhëniet e Universitetit të Elbasanit me universitetet shqiptare dhe  të huaja,  si dhe zbatimin e marrëveshjeve të lidhura me ta, organizon aktivitete në kuadrin e rrjeteve universitare, Evropiane dhe Ballkanike, koordinon zbatimin e projekteve ndërkombëtare në të cilat merr pjesë institucioni, në përputhje me ligjet e Shtetit Shqiptar.

Disa nga shërbimet që ofron kjo drejtori janë:

  • Ofron informacione rreth universitetit
  • Koordinon projekte të ndryshme dhe bursa
  • Organizon evenimente sociale
  • Mundëson kontakte me homologë shqiptare dhe të huaj
  • Mundëson kontakte ndërmjet studentëve me institucionet homologe