Laboratorë

FSHH-ja zotëron në 2 laboratorë, përkatësisht sallat 229 dhe 230. Të dy laboratorët janë të pajisur me kompjuterë dhe pajisje të tjera audiovizive. Përkatësisht laboratori i sallës 229 zotëron 24 kompjuterë për studentë dhe postin e profesorit, në të cilin funksiono një kompjuter, një video projektor, dhe një sistem audio cilësor (magnetofon tip Aiëa). Ky funksionim i tri pajisjeve i bën të mundur lektorit një lehtësim në plotësimin e materialit mësimor të domosdoshëm për specifikën e gjuhëve të huaja, sidomos për fonetikën. Gjithashtu nga kompjuteri i lektorit mund të kontrollohen kompjuterët e studentëve me program specifik të klasave virtuale. Këto pajisje të postit të lektorit kanë bërë të mundur që në këtë laborator të zhvillohen dhe leksione online. Pajisje të tjera që zotëron laboratori 229 janë një televizor 29 inch, i pajisur me DVD player dhe video rekorder, ku shfaqen programe për studentët, dy televizorë më të vegjël që transportohen edhe jashtë sallës 229, sipas nevojave të programit mësimor. Laboratori ka edhe 3 magnetofona portabël, që përdorën gjithashtu jashtë sallës 229. Në arkivin e laboratorit 229 ekzistojnë shumë materiale të tipit videokaseta dhe DVD, kjo falë ndihmës së pedagogëve të huaj, që kanë kontribuar në departamentin e gjuhëve të huaja.
Për çdo degë të gjuhëve të huaja ekziston një videotekë e pasur, që ndihmon stafin pedagogjik por edhe studentët. Ky laborator i shërben procesit mësimor, por edhe studentët janë të lirë ta shfrytëzojnë pa praninë e lektorit për punë kërkuese. Kryesisht studentët e shfrytëzojnë laboratorin për të përgatitur detyrat (esetë), gjithashtu e shfrytëzojnë për punë kërkimorë në internet.
Ë njëjta gjë mund të thuhet për laboratorin 230, vetëm se numri i pajisjeve është më i vogël. Ekziston posti i lektorit me të gjitha cilësitë si në laboratorin 229. Ekzistojnë 15 kompjuterë për studentët. Një set televizori, DVD, dhe videorecorder, i cili mund të transportohet, gjithashtu, jashtë sallave të laboratorëve, një fotokopje dhe overhead projector me lastra.

Degët e gazetarisë dhe gazetari anglisht, si dhe masterat përkatës të fushës, zotërojnë një laborator dhe qendër radioje përkatësisht salla 324. Kjo qendër funksionon si radio “Studenti”, e cila transmeton programe në 102.0 FM, kryesisht muzikë bashkëkohore, programe të realizuara nga studentët e gazetarisë si pjesë e programit të tyre mësimor dhe që arrijnë cilësinë e nevojshme për transmetimin radiofonik.
Laboratori është i pajisur me kompjuterë dhe pajisje të tjera audiovizive. Laboratori zotëron 8 kompjuterë për studentë dhe postin e profesorit, në të cilin funksionon një kompjuter, një video projektor dhe një ekran interaktiv. Ky funksionim i pajisjeve lehtëson përmbushjen e materialit mësimor të domosdoshëm për specifikat e ndryshme të fushës së gazetarisë. Gjithashtu nga kompjuteri i profesorit mund të kontrollohen kompjuterët e studentëve me program specifik të klasave virtuale. Këto pajisje kanë bërë të mundur që në këtë laborator të zhvillohen dhe kronika apo shkrime të ndryshme në studentët e gazetarisë. Pajisje të tjera që zotëron laboratori janë një televizor 29 inch, i pajisur me DVD player, ku shfaqen kronikat, reportazhet, punët e studentëve. Laboratori i gazetarisë ka dhe 2 kamera profesionale dhe 3 të tjera amatore, që shërbejnë për filmimin e materialeve të kronikave apo reportazheve.

Qendra e Radios, zotëron një radio transmetues 300 Ë, një Radio Data System (RDS), një Mixer Audio, që bën të mundur transmetimin live ose regjistrimet e rubrikave që realizohen nga vetë studentët, ka një Piko zëri, që është e pajisur me një mikrofon profesional (seinheizer), që mundëson regjistrimin në mënyrë profesionale të zërit të studentëve. Radio ka në zotërim 3 kompjuterë, përkatësisht 2 janë për transmetimin live 24 orë të programeve të radios, dhe i treti shërben për regjistrim audio dhe video, si dhe për montazhin audio dhe video të materialeve që përgatiten nga vetë studentët. Qendra e Radios ka dhe 2 video profesionale minidv dhe dv cam, që shërbejnë për hedhjen në kompjuter të xhirimeve që kryhen nga kamerat profesionale dhe që janë në shërbim të realizimit të kronikave apo reportazheve që montohen në këtë qendër.