Zhvillohet Konferenca e 4 Infermierore Kombëtare në Specialitete

Është zhvilluar në Fakultetin e Shkencave Mjekësore Teknike të Universitetit të Elbasanit, Konferenca e 4 Infiermerore Kombëtare në Specialitete. Kjo konferencë tashmë e kthyer në traditë nga ky Fakultet, ka përfshirë brenda saj jo vetëm pedagogë dhe kërkues shkencorë të Universitetit të Elbasanit, posaçërisht ata të Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike, por edhe kolegë të tyre nga gjithë Shqipëria dhe Italia, si dhe profesionistë të fushës, mjekë dhe infermierë pjesë e shërbimit mjekësor në vend. Filimisht të pranishmit i ka përshëndetur Dekani i FSHMT Prof.As.Dr. Shkëlqim Hidri, i cili ka falenderuar pjesmarrësit për punën që kanë bërë, për të mundësuar organizimin e kësaj konference. Më pas në fjalën e tij Rektori i Universitetit të Elbasanit Prof.Dr. Skender Topi, e ka vënë theksin tek impakti që kjo konferencë dhe të tjerat që organizohen, duhet të kenë në punën e përditshme të stafit infermieristik dhe atij mjekësor në spitalet e vendit. Rektori Skender Topi ka theksuar se nëse nuk vendoset lidhja e ngushtë mes kërkimit shkencor, punimeve shkencore dhe praktikës së përditshme të punës së stafeve mjekësore, atëherë nuk do të kemi ecje përpara dhe përmirsim të nivelit të ofrimit të shërbimit të mjekësisë në vend. 

Ndërkohë ai ka pëmendur edhe hapat e mëdha të zhvillimit që ka njohur Fakulteti i Shkencave Mjekësore Teknike, i cili tashmë është kthyer në një prej Fakulteteve kryesore të Universitetit të Elbasanit, jo vetëm përsa i përket numrit të studentëve por edhe cilësisë së ofrimit të njohurive e zhvillimit të procesit mësimor. Në këtë kuadër Rektori Skender Topi përmendi edhe laboratorët e shumtë që gjenden pranë këtij fakulteti, si dhe bibliotekën digjitale të tij, e cila ofron mbi 60 mijë burime shkencore në 6 gjuhë të ndryshme. 

Më pas konferenca ka vazhduar me prezantimin e punimeve shkencore të përgatitura nga pjesmarrësit e saj, në panelet dhe fushat përkatëse. 

 

Kërkimi shkencor

Qëndra e Kërkimore dhe Zhvillim
Lektorët e Fakultetit të Infermierise kanë botuar disa tekste dhe janë në proces botimi te disa te tjerëve. Lektorët e te dy Departamenteve vazhdimisht kanë publikuar punimet e tyre cilësore në revista shkencore, qoftë si autore dhe bashkautorë. Po ashtu kanë marrë pjesë dhe referuar vazhdimisht në Konferencat qe Fakulteti yne ka organizuar, ne Konferenca te tjera Kombetare dhe Nderkombetare, ne Ëorkshope dhe seminare të zhvilluara etj.