Kërkimi Shkencor ne FSHN

Së bashku me mësimdhënien veprimtaria kërkimore shkencore është detyrë e të gjithë stafit akademik të fakultetit. Një punë e tillë që të funksionojë sa më mirë duhe  të jetë edhe e matshme. Detyrë bazë ne këtë drejtim e çdo anëtari të stafit akademik është kualifikimi i mëtejshëm. Fakulteti ynë është nga të parët në këtë drejtim dhe kjo si rrjedhojë e punës disavjeçare të pedagogëve të këtij fakulteti. 

Veprimtaria kërkimore shkencore e FSHN-së është përqendruar në këto drejtime kryesore:

1 - Përmirësimi i kurrikulave në të tre nivelet e studimit;
Janë përmirësuar të gjitha kurrikulat janë përgatitur kurrikula të reja në nivelin e tretë të studimit.
2 - Botime në organe shkencore brenda dhe jashtë vendit;
   - Probleme të mësimdhënies së matematikës
   - Probleme të mësimdhënies së biologjisë dhe kimisë
3 - Hartime dhe botime tekstesh universitaredhe monografi;
4 - Udhëheqje doktoraturash dhe mbrojtje doktoraturash;
5 - Shkëmbime përvojash;
Programi CEEPUS e disa programe të tjera
6 - Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare;
- Pjesëmarrje në konferencën ndërkombetare DPG2010, Regensburg, Gjermani
- Pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare per Fiziken ne Vlorë
- Pjesëmarrje në konferencën ndërkombëare të Institutit Albashkenca,
Konferencë
- Pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare të ISTI2012,Fakulteti Ekonomik, Tiranë,
7 - Organizim konferencash;
- Probleme në fushën e mjekësisë për rajonin dhe më gjerë, Konferenca e III Mjekësore Rajonale
-  Rezultate në fushën e algjebrës dhe analizës funksionale dhe impakti i tyre në mësimdhënie. Konferencë ndërkombëtare
8 - Seminare shkencore didaktike dhe informacione shkencore;
9 - Projekte dhe studime në terren;
- Vijimësi për studime mjedisore, florën dhe faunën Ekspedita në terren dhe projekte
- Ecuria e veprimtarisë shkencore dhe kualifikimet përkatëse. Informacion-analizë
- Veprimtari eksperimentuese dhe faktmbledhëse. Informacion-përgatitje për doktoraturë
- Studimi mjedisor dhe i biodiversitetit të liqeneve Funar, Gjinar, Shebenik.
10 – Udhëheqje tema diplomash.

Fakulteti ynë i ka krijuar pedagogëve kushtet e nevojshme për kërkimin shkencor. Në bashkëpunim me bibliotekën janë siguruar mundësitë që shumë materiale të shkarkohen online si libra, revista, artikuj, etj. Kërkime të mirëfillta  shkencore mund të kryhen  duke shfrytezuar laboratorët, e kimisë, biologjisë e fizikës, e në vecanti ne laboratorin kërkimor shkencor pranë Kombinatit Metalurgjik. Këto laboratorë janë të pajisur me aparatura të sofistikuara. Ne kuadrin e shkëmbimeve të eksperiencave me universitete jashtë Shqiperisë janë zhvilluar seminare dhe leksione speciale me lektorë dhe specialistë të universiteve brenda e jashtë vendit. Stafi i Fakultetit tonë ka kryer dhe kryen kualifikime e specializime në universitetin e Tiranës dhe në universitete jashtë vendit. Ne kemi në Fakultetin tonë edhe pedagogë të cilët kanë dhënë mësim në universitete të Anglisë, Gjermanisë, Suedisë, etj

Pranë grupeve mësimore kërkimore të departamentit, në bashkëpunim edhe me Bibliotekën e Universitetit, është siguruar literatura e domosdoshme sipas fushave të punës kërkimore shkencore.
Punimet e kryera për punën kërkimore shkencore dhe rezultatet e tyre, referohen ose prezantohen në departament sipas një tematike të caktuar, por edhe publikohen duke u botuar në organin e Buletinit Shkencor të Universitetit të Elbasanit ose organe të tjera shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Çdo vit bëhet analiza e punës shkencore në departamentet përkatëse ku paraqiten arritjet e vihen pikësynimet për vitin e ardhshëm. Nuk po emërtojmë artikujt e shumtë të paraqitura në konferencat kombëtare e ndërkombëtare. Krahas artikujve janë botuar edhe tekstet mesimore te cilat mund ti konsiderojme si një punë kërkimore edhe pse jo e mirëfilltë shkencore.
Dokumentacioni për kërkimin shkencor ndodhet pranë departamenteve ku mund të përmendim: curriculum vitae për secilin pedagog; raportet e punës shkencore periodike; Kopje të botimeve si tekste, libra, buletine dhe revista shkencore me artikujt e botuar; kopje të punimeve shkencore në nivele Doktorature, Master, Punim Diplome etj.